Dy europarlamentarët Eduart Kukan dhe Knut Fleckenstein gjatë konferencës për shtyp me kreun e Kuvendit Ilir Meta, janë pyetur nga gazetarët edhepër zhvillimet politike në vend.
Kukan ka shpjeguar përse ka takuar Sali Berishën, ndërsa Fleckenstein është pyetur rreth zhvillimeve brenda Partisë Socialiste.
z. Kukan. Ju takuat edhe një politikan të katërt sot, Sali Berishën. Fakti që takuat edhe z. Basha edhe z. Berisha, tregon se PD ende nuk ka një vullnet të qartë e unik, dhe ku ndahen Basha dhe Berisha në këtë pikë?
Eduar Kukan: Jo, jo. Unë e kuptoj se çfarë doni të thoni me pyetjen tuaj. Pra, më duhet të them në fakt që arsyeja pse u takova me z. Berisha është tërësisht e thjeshtë. Kjo për arsye se kur z. Berisha ka qenë kryeministër i vendit, unë dhe ai kemi bashkëpunuar ngushtë me njëri-tjetrin për të paktën do të thosha 5 vite, kur unë isha Kryetar i Delegacionit të Parlamentit Europian për Çështjet e Jashtme ose siç njihet AFET. Por ne merreshim me Shqipërinë. Jemi takuar atëherë shumë shpesh. Edhe tani në fakt që z. Berisha nuk është kryetar, unë nuk e kam harruar atë. Dëshiroja që të takoheshim, që të bisedonim, të dëgjonim njëri-tjetrin. Por gjithsesi unë arrij në përfundimet e mia. Gjithmonë ideja ime është që kur kam dikë të afërt, nuk e harroj qoftë ai kryeministër apo jo.
Kur vini këtu interesoheni vetëm për funksionimin e qeverisjes, marrëdhëniet parlamentare të mazhorancës, apo edhe se si funksion demokracia brenda partive shqiptare? Për shembull ju z. Fleckenstein si i majtë që jeni, si e shihni debatin për çështjen e mandatit të kryetarit në PS mes z. Rama dhe z. Blushi?
Knut Fleckenstein: Që t’i përgjigjem kësaj pyetjeje është shumë e thjeshtë. Tashmë kjo çështje është në duart e Kongresit të PS-së se si do ta zgjidhin ata këtë çështje. Prandaj do të thosha në fakt që në familjen tonë të partive të majta, ka rregulla të ndryshme, rregulla që secila funksionojnë ndryshe në vende të ndryshme. Për shembull, në Gjermani ne kemi rregulla tërësisht ndryshe, ndërsa ajo që shoh në Shqipëri është më e ngjashme me modelin e Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe. Edhe një herë kjo varet tërësisht nga Kongresi i Partisë Socialiste.
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta: I falënderoj edhe njëherë eurodeputetët e nderuar z. Fleckenstein dhe z. Kukan, për vëmendjen e tyre të vazhdueshme, për mesazhet që ata kanë sjellë gjatë vizitës së tyre dhe për vëmendjen dhe mbështetjen që do të na japin edhe në të ardhmen. Ata kanë treguar gjatë vitit të kaluar që kanë dhënë një ndihmë mjaft kruçiale për të mbyllur kapitullin aspak të këndshëm të dekriminalizimit. Jam i bindur se do të vazhdojnë të kontribuojnë edhe për përmbylljen me sukses të reformës në drejtësi, por dhe të gjithë reformave të tjera sipas prioriteteve kyçe. Edhe një herë faleminderit.
Ideja eshte qe pa Salen sbehet gje.
Kush ja ka mesuar korupsionin njeri tjeterit ?!
kukan menerja ska bythe te thote qe basha eshte kryetar i pd-se
ndersa pd-ja eshte e baces
Basha eshte kryetar i PD-se,por Saliu eshte kryetar i Bashes.
Nuk ka çeshtje Blushi gazetar idiot, ka çeshtje per mandatin e kryetarit te PS-se. Ndersa Blushi do ishte me e sakte te quhet alternative ne PS, dhe jo çeshtje. PS-ja dhe çdo parti tjeter do e kishte per nder te kishte nje kryetar si Blushi.
Po Luli esht thjesht kufom se Sala ben komanden, Luli duhet te iki me vrap nga ai post se la nam ne bote. O Luleeeeeeeeeeeee ikkkk
I ka kompromentuar te gjithe vrasesi Berisha! Po te gjithe ama! Kujtoni “Krokodilin”! Shqiperia dhe ceshtja shqiptare u trdhetua pabesisht! Se sa ka paguar Berisha e tregon takimi me Berishen! Ata akoma i detyrohen Berishen! Kane marre shume! Ky eshte i vetmi spiegim!
O I nderuari kryetar I kuvendit a ke mundesi te me shqiperosh fjalen tende te perdorur me lart: ” kruciale” ,sepse nuk e gjej dot ne fjalorin e gjuhes shqipe. He se te kam xhan.
Ne kemi mendimin tone dhe opinioni i lire nga pushtetet thote se urren me gjithe shpirt kete qeveri qe na coi ne fund te humneres ,qe demokratet duhet te pastrojne veten e tyre se populli nuk i beson ma dhe se cdo parti brenda vendit per me kap pushtetit zhytet ne aleanca mbeturinash dhe se zeri i vertete i atyre njerezve qe nuk perbejne mazhorance sepse nuk jane servile, nuk jane prostitute, nuk jane korrupsion e nuk jane tjeter vec asaj fytyre te drejperdrejte,te paster e balle lart, presin ate qe do t,i perfaqesoje ,pasi ata jane pjesa qe nuk dalin ne votime te zhgenjyer nga te gjithe.
Te paperfaqesuarit presin ate qe do t,i perfaqesoje ,por me pare duhet nje paus me qeveri teknike , por me pare duhet shporrur sorosi nga organizata e tij deri ne fyt e korruptuar ,duhet te shkojne nga kane ardhe disa murgjer te rinashimentos e te futen ne daren e hekurt te drejtesise te gjithe asetet qe vodhen politikane qe na qeverisen neveritshem.
A ka Shprese: -Me shume se kurre me pare ,pasi militanteve ju ka dal boja e faqezinje edhe pse rruhen ne syte e tyre shihet shkelqimi hajdut , i neveritshem e djallezor.
Edhe se me shume plehra Shqiperia s,ka me humb se akoma ka bij e bija qe i dalin zot !
Kemi 25 vjet qe keta nderkombtaret tallen me ne. Te takosh super kriminelin nene pretekstin”miqe te vjeter”tregin se keta kukanet e dyan kriminelin,hajdutin,madhtruesin sepse jane te te njejtit lloje. Kur takon Berishen ke vrar shqiprare. Turp dhe neveri.