Nuredin Suli, pronari i makinës, të cilës iu vendos eksploziv paraditen e sotme është vëllai i Naim Sulit, biznesmenit fierak që u vra katër vjet më parë
Ngjarja ndodhi në 12 nëntor të vitit 2012, kur një konflikt për zhurmën e servisit çoi në ekzekutimin e biznesmenit Naim Suli.
Në atë kohë policia e Fierit e zbardhi shpejt ngjarjen si dhe motivet që çuan në vrasjen e 47 vjeçarit. Autorë të vrasjes u shpallën Gëzim Sulo, 49 vjeç, si dhe dy djemtë e tij, Ervis dhe Endri Sulo, përkatësisht 22 dhe 20 vjeç. Siç u mësua në atë kohë, 49-vjeçari Gëzim Sulo dhe 47-vjeçari Naim Suli, në 2011, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Shkak i këtij sherri mësohet se ka qenë aktiviteti i familjes Sulo. Rreth tri metra larg shtëpisë së viktimës, ngjitur me portën kryesore të vilës 4-katëshe, Gëzim Sulo kishte ndërtuar një servis prej rreth 2 vitesh.
Aty përditë shkonin automjetet për të riparuar defektet e ndryshme, por zhurmat e mjeteve dhe puna që kryhej në servis gjatë gjithë ditës, deri në mbrëmje ishte kthyer në një makth për familjen Suli.
Njëri prej djemve të familjes, Naim Suli, rreth 1 vit më parë kishte debatuar me pronarin e servisit, duke i kërkuar të bënte kujdes pasi po i shqetësonte familjen me gjithë ato zhurma.
Madje, sherri kishte bërë që për pak kohë ata të mos flisnin dhe pse çdo ditë haseshin te porta e shtëpisë. Në maj 2013 djali tjetër i familjes, Sulejman Suli, iu vendos tritol në makinë teksa ishte duke udhëtuar me të shoqen.
Ndërkohë, në 25 tetor 2013, u plagos Namik Suli, biznesmen, vëllai i Naim dhe Nuredin Sulit. Persona të paidentifikuar i janë afruar pikës së karburantit me një makinë tip “Alfa Romeo” dhe qëlluan me breshëri automatike në drejtim të Sulit, raporton Panorama.
Ky i fundit nuk është prekur nga plumbat, por një klient në lokal u plagos. Ai mori ndihmën mjekësore në spital, pasi një plumb i preku qafën.
KONFLIKTI KA QENE PER DROGE, POR HARRONI TE THONI SE VELLAIT TE VRASESIT I VUNE BOMBEN NE MAKINE DHE KA SHPETUAR PER QIME, BASHKE ME TE SHOQEN, SI GJAKMARRJE PER ATE QE KISHTE BERE GEZIM SULO, DHE PA TE DREJTE, PASI VELLAI I GEZIM SULOS NUK KISHTE LIDHJE FARE ME “BIZNESET” E TIJ, ESHTE NJERI NE HALL TE TIJ.
TANI E KANE VENE PARA POZITES QE DUAN TA VRASIN, DHE NUK KA NGA TJA MBAJE.
MUHABETE SHQIPERIE.
Ti Arben qenke i brendshem sic duket, qe e di te gjitha. Dhe si njeri i mire pse nuk i deponon ne polici ato qe di mbi konfliktin por hedh tym mbi lajmin. A ka krim te drejte o Beno qe nuk ecen vete.
Kusuret e rrumpallikut te demokracise qe nje idiot vendos te bej nje shtese dhe hap dyqan si ne Kandahar. Pastaj keta mekanike ishin apo operative te Mossad se I paskan qire muetren me bomba.
Mos i thoni me biznesmen ketyre idioteve. Na hapet barkun me keto tituj qe i jepni idioteve.