BATUTAT/ Deputetët e majtë dhe të djathtë, humor me deklaratat e Majkos për "kokëderrin" Rama

9 Shkurt 2016, 18:44Politika TEMA

Intervista e deputetit Pandeli Majko mbrëmjen e djeshme theu ndarjen politike në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm, pasi demokratët u përfshinë në komente për atë që po ndodh në Partinë Socialiste për garën e kryetarit.

Shkëndijen e diskutimeve e ndezi Kastriot Islami, opozitari që ka qenë pjesë e PS, kur sugjeroi që në pushimin e mbledhjes të flitej për statutin e PS, duke thirrur në vëmendje deklaratën e Majkos, sipas të cilës Blushi kishte të drejtë që statuti është shkelur në kapitullin më të rëndësishëm, atë të zgjedhjeve, por se ai mbështeste kryetarin e PS-së, Edi Rama.

Dhe Arta Dada u kujtoi kolegëve se duke respektuar statutin, Majko u bë kryeministër në shkurt të vitit 2001 dhe po në respekt të Kushtetutës së partisë dha dorëheqjen në korrik të këtij viti, kur socialistët vendosën të bashkojnë postin e kryetarit me atë të kryeministrit, dhe Fatos Nano automatikisht me këtë ndryshim u bë kryeministër.

Dade: Po u them një të vërtetë, Pandi është bërë kryeministër në ’98 për shkak të zbatimit të statutit. Meqenëse kryetari i partisë dhe ish-kryeministri dha dorëheqjen, në bazë të statutit i vjen radha numrit dy të partisë që të bëhet kryeministër dhe kështu që u bë Pandi. Në zbatim të statutit, po.

Deputeti demokrat, Eduart Selami, që kishte lexuar deklaratat e Majkos në shtypin e ditës dhe ironizoi:

Selami: Blushi ka të drejtë, por unë jam me Ramën…

Dade: Ai tha e mbështes Blushin për statutin, por unë jam me Ramën.

Selami: Po ai ka të drejtë, si mund të ketë të drejtë?

Dade: Të gjithë duhet të jenë me statutin dhe zbatimin e ligjit për mendimin tim.

I gjithë diskutimi u bë në prani të atij që e ka çelur debatin për respektimin e statutit për mbajtjen e zgjedhjeve për kreun e Partisë Socialiste, Ben Blushit, që nga aktor zgjodhi të qëndronte spektator dhe të shoqëronte me buzëqeshje fjalët e kolegëve.

Batutat zgjuan interesin e gazetarëve, por zonja. Dade kishte një mesazh edhe për ta.

Dade: Këta mua më duan kur fillojmë flasim.., se në fakt mua si kryetare të Komisionit nuk më nxjerrin asnjëherë, as kur hap mbledhjen. Tani këto janë shumë interesante (merr në dorë mikrofonin).

7 komente në “BATUTAT/ Deputetët e majtë dhe të djathtë, humor me deklaratat e Majkos për “kokëderrin” Rama”

  1. adi says:

    majko ka meriten se eshte politikani i pare shqiptar (mbas ed shalsit)
    qe pranon se ne shqiperi nuk duhet te jesh me te drejten, me ligjin, me te verteten.
    thjesht duhet te jesh me ate qe ka leket.
    po te shofesh dhe videon e kryefreshistes, cdo njeri e kupton qe ramen nuk duhet ta kemi thjesht kryeminister.
    po duhet te ndrojme kushtetuten ta bejme mbret .
    bile ta bejme pa e ndruar kushtetuten
    ku eshte problemi ketu???????

    1. qazimi says:

      Majko asht pulitikani ma i shqyer shqyptar pas…VER LLAPES!!!
      I pari pulitikan ne Shqypni asht Osman Gazepi,se te pakten ai i VURI VETE GRADAT E MAJORIT te kohes se Zogjit dhe i shkoi naltmadhnise se Tij e i tha:
      -A me rrijne mire keto grada?!
      -Po i tha Zogji!
      Ti mbajsh me shendet!
      Kurse Majkua i lepin sumen “naltmadhnise se tij”

  2. Aldrin says:

    Qesharake te flasesh ne mungese te kolegut tend edhe me kundershtaret politike. Per inate personale keni marre tatepjete. Turp Dades!

  3. ilir says:

    Majko polItikan, senator i perjetshem! O ps, ps, ps, ne c ‘batak na ke futur!

  4. PO TI THUHEJ RAMES DERR KJO DO ISHTE OFENDIM POR KOKEDERR KJO ESHTE RESPEKT PRANDAJ MAJKO KA PASUR RESPEKT NDAJ RAMMMBBBBOOOSSS

  5. qytetari B says:

    Ne shqiperi funksionojne shume suflerat. Eshte e vertete se ne statut eshte, por statuti partise ndryshohet sa here do partia e si do partia dhe kur statuti stonon, pse duhet zbatuar?! Dy zgjedhje te fituara partia socialiste dhe kryeministri po ashtu, votat kane qene te plota, nje antar nje vote. Hidhi ne qiell e bini ne toke. Po statuti i shqiptareve, kushtetuta e shqiptareve dhe ligji penal pse nuk u zbatuan me 21 janar? Kush eshte me e rendesishme ky statut apo kushtetuta qe kryeministri nuk lejon arrestimin e vraseseve?! Eshte nje çudi me ju qener politikane qe gjoja beni humor e nuk e merrni kurre seriozisht. Ju e doni jeten ta kaloni pas hekurave se jeni bere bastarde.

  6. Alb says:

    Akoma deputete qenka rrospia ? Doli prape Dadja . Çfare manekini i lyer me puder. Ta shpif.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje