Kush telefonoi për bombën e rënë nga automjeti i biznesmenit në parkimin e qendrës tregtare?

9 Shkurt 2016, 19:48Politika TEMA
Kush telefonoi për bombën e rënë nga automjeti i biznesmenit

Një sasi prej 200 gr eksploziv e mbështjellë me letër natriban ishte vendosur në automjetin e shtetasit Nuredin Suli.

Ekpslozivi synohej të shpërthehej me telekomandë në një pikë të itinerarit të Sulit pasi atentatorët ta ndiqnin makinën e tij pas daljes nga parkimi.

Por eksplozivi ka rënë nga makina teksa drejtuesi e ka nxjerrë atë nga garazhi i qendrës tregtare “Kristal” pranë Komunës së Parisit.

Telefonata e një shtetasi rreth 11:15 minuta ka çuar policinë në vendin e ngjarjes.

Telefonata me gjasa është bërë nga vetë atentatorët pasi kanë ndjekur automjetin e Sulit dhe kanë konstatuar se eksplozivi nuk gjendej më në rrezen e shpërthimit, pra nuk ishte në trupin e makinës.

Ata nuk kanë dashur të shkaktojnë viktima pa lidhje me objektivin e tyre?

Sipas policisë, Suli është me precedentë të mëparshëm penal, ndërsa një vit më parë i është organizuar edhe një atentat për hakmarrje, por që ka rezultuar i pa suksesshëm.

“Në datë 08.02.2016, rreth orës 11:15 në rrugën “Medar Shtylla” tek parkingu i qendrës “Kristal”, shtetasit Nuredin Suli, 53 vjeç, i është vënë një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip “Mercedes Benz”. Eksplozivi është çaktivizuar nga forcat xheniere.

Ky shtetas, i skeduar dhe me pretendentë kriminalë, sipas informacioneve paraprake, para 1 viti në qytetin e Patosit, Fier ka qenë synim i një atentati tjetër për arsye hasmërie. Policia po punon për zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nuredin Suli vepron kryesisht në Fier, ku merret me ndërtime dhe tregtimin e karburanteve.

Në vitin 2012, vëllai i tij Neim Suli 47 vjeç u vra nga fqinji pas një konflikti pronësie mbi një garazh.

Gëzim Sulo dhe dy djemtë e tij, Endri dhe Ervis Sulo, janë në burg për këtë vrasje.

1 komente në “Kush telefonoi për bombën e rënë nga automjeti i biznesmenit në parkimin e qendrës tregtare?”

  1. ZZZZZZZZZZZZZ...... says:

    PO ME KETE CPATE O MEROOOO………………….??!! EDHE KJO ….KUSH TELEFONOI TE PRISHTE NE PUNE…???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje