VIDEO/ Putin i shpëton mrekullisht aksidentit fatal

9 Shkurt 2016, 20:24Politika TEMA

Aeroplani Tu-134 nga flota ruse që transporton presidentin rus Vladimir Putin, për pak sa nuk është përplasur me dy aeroplanë ushtarakë Su-27.

Por këtë katastrofë të vërtetë e kanë parandaluar kontrollorët e fluturimeve të aeroportit të Moskës, Vnukovo, të cilët në momentin e fundit e kanë urdhëruar aeroplanin Tu-134 të ndërrojë drejtim.

Incidenti ka ndodhur më 4 shkurt mbi rajonin Tver, në veriperëndim të Moskës. Aeroplani Tu-134 që i përket njësisë speciale për fluturime “Russia”, që janë përgjegjës për transportimin e zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe presidentin dhe kryeministrin e Rusisë, ishte ngritur nga aeroporti Vnukovo, por fatmirësisht në të nuk ishte asnjë nga zyrtarët shtetëror por vetëm ekuipazhi i rregullt, transmeton Telegrafi.

Aeroplani ishte nisur rreth orës 11 të mëngjesit në drejtim të Shën Petersburgut, dhe pas disa minutave fluturim është ngjitur në një lartësi prej 10.000 metra mbi fshatin Paçinok në rajonin Tver.

Në të njëjtën kohë, dy aeroplanë ushtarak të tipit Su-27 që ishin ngritur nga baza ajrore Hatilovo, për të kryer fluturimet e rregullta trajnuese, gjithashtu në lartësinë e njëjtë sikurse Tu-134, ishin drejtuar kah fshati Paçinok.
Kontrollorët e trafikut ajror në Vnukovo, kanë vërejtur se aeroplanët luftarakë ishin duke lëvizur me shpejtësi të madhe prej 1300 kilometra në orë derisa po i afroheshin aeroplanit presidencial, dhe menjëherë e kanë urdhëruar ekuipazhin e Tu-134 të ndërrojnë drejtim ose të zbresin paksa. Kështu sipas medieve ruse, vetëm pak sekonda i ka ndarë aeroplanët drejt përplasjes së drejtpërdrejt.

10 komente në “VIDEO/ Putin i shpëton mrekullisht aksidentit fatal”

  1. samaljoti says:

    po ja bokan provatgjeneraleedhe putinit
    sic duket pergatitjet per me e palos po shkojn vaj
    hajt putin
    shko ke rasputin

  2. Klimax says:

    Po Putin si i “shpetoi mrekullisht aksidentit fatal” kur jo vetem ai, por asnje zyrtar shteteror nuk ishin fare ne kete fluturim??!!

    1. Dlareh says:

      Perdor personifikim te avancuar gazetari, po s je i thelle mjaftueshem ti :P. Avioni i Putinit ben veprime si Putini, madje dhe quhet Putin

      1. anticensurë543234 says:

        kjo po që është llogjikë!

    2. anticensurë543234 says:

      ec e kuptoje këtë?!
      ska idiot që i bie në fije!
      se sa për të mënçurit?!?
      o dhihen tuj qesh o çmënden fare!!
      paradoks i shtruar nga një idiot!
      të shpëtosh mrekullisht nga një aksident kur nuk je prezent në të!?
      oooooooo natyrë përse nuk ju ke dhënë tru këtyre njerëzve,ndoshta do të kishte dhe një fije mendimi!!

  3. Putinin e mbroka vet Zoti !

    Te kesh Zotin me vedi , pushton Boten sot

  4. jumanji says:

    Ah çfare mrekullie!

  5. shaqua says:

    Merua ka lajthitur fare.
    Ose nuk lexon cfare shkruan gazeta e tij.
    Shkruan per ata qe ka urrejtje, psh. per Nexhmijen, qe thote se nuk e …degjova… por per te do te shklruaj pak.
    Putin shpeton per mbrekulli, kur nuk ishte fare ne avion. Budallalleqe me thes, idiotizma te verteta.
    Merro lamce, ke mbaruar, harxho edhe ato pare qe te kane mbetur, pastaj ta rregullon Sala ty, ashtu si t’i dha, ashtu do te t’i marre, apo i ke bere me djerse?

  6. Illyrian says:

    Putin nuk eshte zyrtar I larte?

  7. Tur Suarez says:

    Gabimisht postova te nje gazete tjeter, s’kishte ndryshim ne reportazh, thashe se ishte Tema…kush rri e shkruan nga fillimi tani ? Qe mos te merrem me idiotesite e tipit ‘ nuk ishte asnje zyrtar dhe shpetoi ‘ apo ‘be pak majtas a djathtas, ngjitu a zbritu nje cike’ doja te thoja se Tu-134 nuk perdoret fare nga qeveria ruse, nuk egziston ne floten qeveritare. Avionet qe perdoren ekskluzivisht pikerisht nga Putin dhe Medvedev jane 3 Ilyushin Il-96-300 VIP, mes shume tipave te jane per qeveritare te rangu me te ulet, por jo Tu 134. Pra edhe nje here Putin vetem ne Il-96…eshte Air One-i Rus…nuk ve kembe ne asnje tip tjeter avioni. Ne Nentor 2014 po shkoja ne St Petersburg ( Leningrad sic e njohin shume shqiptare ) por ndalese nga Moska duke qene se nga Athina nuk ka direkt per StP ne dimer. Pas disa ore vonese perfunduam ne nje avion shume me te madh se Airbus qe operon ne ate linje. Ishte nje Il – 96, kam foto perendimin e diellit mbi Krime dhe kushdo mund ta dalloj nga krahet qe eshte Il-96. Ekranet ishin ne mes te rreshtave dhe live me kamera te jashte, qe nga take off deri ne landing, eksperience e bukur ? U futa me vone ne internet dhe shoh qe Aeroflot operon 5 por i ka ne ‘store’. Sic duket ndonje difekt ne Airbus-in e linjes beri qe te dergojne Il-96 si emergjence dhe e them ne shoqeri me shaka se kam qene ne avionin e Putinit ? Tema.. (dhe Dita me kete rast ) nuk eshte hera e pare qe beni te tilla gafa, me mire kerkojuni komentueseve qe adhurojne ajrin t’ju beje ose redaktoje reportazhe te ketij lloji. Dhe do e benin me shume qejf ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje