Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, së mbatjur me dyer të mbyllura, pas përfundimit të fjalës së Lulzim Bashës, ka pasur debate të ashpra midis deputetit Eduard Selami dhe kryetarit të PD.
Selami ka qënë i prerë dhe ka vënë në pikëpyetje lidershipin e Bashës dhe mënyrën se si partia po bën opozitë, duke theksuar nevojën për konsistencë të aksioneve opozitare.
Deputeti i PD ka kërkuar që grupi parlamentar i PD duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes dhe më pas t’i shpjegojë popullit arugmentat pro apo kundër, rezervat apo sugjerimet që Partia Demokratike ka për reformën në drejtësi.
Selami këmbënguli se reforma drejtësi është jetike për Shqipërinë dhe për të ardhmen e vendit, ndaj dhe kërkoi seriozitet maksimal, pasi nuk është trajtuar sic duhet.
Sipas Selamit, po përsëritet i njëjti gabim si me reformën territoriale.
“Duhet të jemi serioz në qendrimet që kemi për reformën në drejtësi dhe Byronë e Hetimit.
Qendrimi i PD deri tani është i paqartë dhe i luhatur.
Duhet të respektosh grupin, pasi në mbledhjet e grupit ka mungesë transperence.
Ju zoti kryetar na mblidhni për të na thënë se çfarë do të deklarosh pas mbledhjes.
Dhe duhet të jemi korrekt mbledhja e grupit duhet të fillojë në orar”, mësohet se ka thënë Selami në mbledhjen e grupit të PD-së.
Ai ka akuzuar Bashën se i lë betejat në mes.
“Na thua do te largohet Ilir Meta dhe nuk ndodh asgje.
Ju i lini betejat përgjysëm”, mësohet ti jetë drejtuar Selami-Bashës.
Por, Basha ka thënë se nuk ka lënë asnjë betejë në mes dhe vazhdon të jetë në krye të detyrës së tij.
Selami e ka kritikuar Bashën edhe për protestat, por është kundërshtuar nga ana e Berishës dhe vetë Bashës.
Pas kritikave të Selamit, Basha ka braktisur në mes mbledhjen.
Ai është larguar pa dhënë shpjegime, duke thënë se “më tej do të flasë Bylykbashi.
Kjo gjë ka irrituar Jozefina Topallin, e cila mësohet se është shprehur:
“Si mund të iki kështu kryetari?!”
Ajo tentoi të largohej, por e ka ndaluar Berisha.
I vetmi që është larguar në shenjë revolte ka qenë Arben Imami.
Pesë minuta pas largimit të Bashës, mbledhja më pas është mbyllur.
Te vish ne shek.XXI, o qumeshtor, duhet te kalosh nga shek. XX, e pra shekulli XX ka edhe nje 50-vjecar qe ti dhe shoket e tu s’mund ta fshini dot, sepse i beni varrin vetes dhe pa varr do te mbeteni, deri sa mohobni paraardhesit tuaj. N’esfel do te perfundoni
I derguari i Saliut, Eduart Sallami,
1.ka lejen nga Saliu
2.i tregon Lulit, Saliu ska vdekur
3.kjo tregon besnikerine e verber te ketij te ashtuquajturi demokrat, ndaj kriminelit Sali
4.demokraci brenda ne Banden PD./PARTIA DEMONKRATIKE.
5.GJOJA saliu SKA PLAN TE BASHKOHET ME KANCERIN lsi.
@@PD-ja Nuk do reforma..si ne Drejtesi ashtu edhe Byrone e Hetimit sepse keshtu do ti hapin Rrugen VETEGJYKIMIT
1-Eduart Selami ,eshte nje nga deputetet e PD-se, qe nuk eshte i Lyer ne Affera Korruptive,apo i Inkriminuar Ai vjen nga Emigracjoni ne Amerike
dhe shume gjera i shikon se jane shume large DEMOKRACISE::
2-Sali Berisha Vegla ne Duart e Serbeve, nuk do nje Shqiperi te Shqipetareve..do vetem nje Harte Shqiperie ku te Sundoj Krimi..Korupsjoni..Degjenerimi Moral..dhe Socjal…Berisha Dhendrri Serbe e ka per MISJON SHkaterrimin e KOMBIT SHQIPETARE:
3-Basha eshte nje “Lolo” I Bershes pa Aftesi Drejtuse..edhe Ai eshte nje Vegel ne Duart e UDB-SE…Rekrutimi i Bashes u be ne kohen qe Ai Punonte si “Perkthyes” NE kOSOVEN Martire::::
PD-JA eshte kthyer ne nje Parti Antishqipetare, vetem qe perfaqeson Klanet e disa Personave qe mbushin Xhepat..nje Parti qe u shkon Pershtat
vetem Gjitoneve tane si Jugore ashtu edhe Veriore.
Z.Eduart Selami beri nje Gabim te madhe qe u kthye perseri te PD-JA….
Ekzakt , s’e lot topi .Izhgenjyeri e ka thene me pak fjale si funksionon PD. Pa tjeter do plasin sherret , ka dhe aty njeres me parime. Ne keto raste thuhet dhe do te ndodhe ” sho-shoqin e i pasmi vehten”
Nje parti qe nuk njeh te shkuaren e saj, nuk ka te ardhme. Gjthcka neper dege eshte zhdukur, eshte djegur.Deget nuk njohin kontributin e veprimtareve te partise ne vite, qofte pozitv, qofte negativ. Cdo kryetar qe vjen fillon vitin zero.Kjo eshte drobitese dhe humbese pa nisur.