A mund t'i japë fund qeveria Rama Islamit radikal?

10 Shkurt 2016, 13:45Politika TEMA

Nga Peter Tase, Foreign Policy

Në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në tre vjetët e fundit, ne kemi parë majën e strategjisë së bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Lulëzimi i këtij partneriteti nuk është një koincidencë e thjeshtë: në fakt është fryt i një sërë faktorëve që kanë kontribuuar, një histori e përbashkët pesëshekullore, të dy kombet mbajnë zgjedhje demokratike dhe kanë qeveri demokratike. Si dhe diplomacia publika e efektshme e ambasadorit shqiptar në Ankara, Genci Muçaj.

Është për t’u admiruar të shohësh që përfaqësuesi i një prej kombeve më të vegjël në Europë me burime shumë të kufizuara, ishte i aftë të organizonte shumë vizita zyrtare mes Ankarasë dhe Tiranës dhe të bënte të mundur që Shqipëria të shndërrohej në një partner strategjik i qeverisë turke, pavarësisht përmasave të ndryshme territoriale dhe distancave gjeogragike, por jo gjeopolitike.

Ndër shekuj, të dy kombet kanë pasur një histori dhe kulturë të përbashkët, dhe turqia është vendi me diasporën më të madhe shqiptare në botë.

Komuniteti turko-shqiptar, megjithatë, është injoruar dhe lënë pas dore nga qeveria shqiptare.

Por megjithëse të lënë pas dore nga qeveria, ata kanë investuar jetët e tyre për të mbrojtur dhe ndërtuar këtë shtet të madh në udhëheqjen e liderit Mustafa Kemal Ataturk.

Shqiptarët në Turqi janë edhe më shumë krenarë që janë pjesë e Turqisë, për shkak të rrënjëve të tyre shqiptare.

Ata janë një faktor i domosdoshëm i shtetformimit dhe kanë kontribuuar në formimin e kësaj Turqie të fortë dhe demokratike.

Në tre vitet e shkuara, Turqia u shndërrua në partnerin e katërt më të rëndësishëm tregtar të Shqipërisë, duke arritur në 400 milionë dollarë në vit shkëmbime tregtare.

Themelimi i “Qendrës Kulturore Shqiptare” nga ambasadori Genci Muçaj dhe ambasadori i Kosovës, është një dëshmi i partneritetit të madh mes dy vendeve.

Kjo qendër u themelua dy vjet më parë në Ankara falë një partneriteti të ngushtë mes ambasadorit shqiptar dhe atij kosovar, pasi sipas tyre “kultura lidhet mes kombeve dhe jo shteteve”.

Më tej ambasadori Muçaj ka koordinuar nënshkrimin e shumë marrëveshjeve bilaterale, ka punuar ngushtësisht me Ankaranë për të rritur investimet që në 20 vitet e fundit kapin shifrën e 1,5 miliardë dollarëve.

Gjatë detyrës së Muçaj (2013-2016), janë mbajtur 10 takime zyrtarësh të lartë, përfshirë tre vizita të presidentit Bujar Nishani në Turqi, tre vizita të kryeministrit Rama në Ankara, dhe vizita të ndryshme të zyrtarëve të lartë shqiptarë në Turqi si edhe vizita e Erdogan në Tiranë në 14 maj 2015.

Ditët e fundit është publikuar një fjalor me 3 mijë faqe, turqish-shqip-turqisht, dhe Departamenti i Gjuhës Shqipte do të inaugurohet në Universitetin e Ankarasë në nisjen e sezonit 2016-2017.

Dihet tashmë që ambasadori Muçaj ka mbështetur gjithmonë shprehejn”Feja e shqiptarit është shqiptaria”, e cila ka ngjallur reagime të shumë mes radikalëve fetarë.

Muçaj i ka dhënë gjithashtu nëj shtysë marrëdhënieve të Shqipërisë me Iranin, Pakistanin, Gjeorgjinë, Azerbajxhanin dhe Kirgizstanin.

Megjithatë Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, djali i antëarit të byrosë komuniste, Sul Bushati, në dy vitet e fundit ka luftuar më tepër ambasadorët që punojnë fort.

Fatkeqsisht rasti i Muçaj është i ndryshëm.

Së fundmi ai ka marrë kërcënime me telefonata dhe mesazhe nga liderët e IS.

Megjithatë Rama dhe Bushati janë ulur në zyrat e tyre duke pirë raki, ndërkohë që një ndër ish-ambasadorët e tyre është hedhur në rrugët e Tiranës pa pikën e dinjitetin, dhe pa siguruar mbrojtjen e familjes së tij.

Në përfudnim, duhet thënë se Shqipëria dhe Turqia janë krah për krah luftës ndaj korrupsionit dhe terrorizmit. Të dy vendet janë të gatshëm në forcimin e marrëdhënieve bilaterale.

Por ndryshimi i beftë dhe i pajustifikueshëm i përfaqësisë diplomtaike në Ankara do të ndjehet shumë, duke pasur parasysh dhe lidhjet e forta që kishte krijuar muçaj.

Turqia dhe Shqipëria kanë arritur majën e partneritetit, megjtihatë politika e Tiranës ngelet dritëshkurtër dhe mosmirënjohëse ndaj diplomatëve të saj që realisht kanë punuar shumë.

Le të shpresojmë se në pjesën e mbetur të mandatit kryeministri Edi Rama do të respektojë në fakt dëbimin nga territori i Fethullah Gulen , një predikues islamik dhe udhëheqës i një organizate terroriste , një kërkesë e bërë vazhdimisht nga qeveria turke por që deri tani është injoruar./ Përgatiti Amarildo Lumani.

16 komente në “A mund t’i japë fund qeveria Rama Islamit radikal?”

  1. Petroo says:

    Hahaha Peter, pse udheheq nje organizate terroriste gyleni apo se keshtu thote Erdogani qe ka mbeshtetur isis dhe al nusra dhe eshte kryteterroristi i lindjes se mesme?!! Hajde mendje hajde, ai rri ne usa dhe nese do kishte ndone problem do ishte usa e [para qe do ta shpallte te tille.

    1. Bayoneta says:

      O Petroo ,Po usa jote eshte terroristja me e madhe ne bote.Ti nuk e shikon qe ne po shuhemi si komb,jemi si skllever dhe ata bejne sikur nuk shikojne.Ata e mbajne turkun per vete shprehjen”koke turku”kur ta shtrydhin e hedhin ne kosh.Kush eshte pas isis ne arabi,??amerika,arabia saudite dhe turqia.sherbetoret me te medhenje te amerikes jane islamiket sunni si jane dhe shumica e islamikeve ne shqiperi.

  2. gjini says:

    Vazhdojne paradokset shqiptare:ambasadori qi perfaqeson Shqipnine ne Turqi asht nji person me prejardhje turke ,siç asht Genc Muçaj!

  3. adi says:

    e rilindje e rilindje.
    ka aritur me ne fund deri te tema.
    bile une mendoj qe meqense jemi ne peridhe reformimi te thelle gjithe cunat e isis qe kane ngele rrugeve te botes.
    le ti sjallim ne tirane ne akademine e shkencave.
    mbas aritjes historike qe shqipfolesit ne saj te partneritetit startegjik rama-erdogan ariten vendin e 1 ne bote per Nr popullsie si terroristre te ISIS.
    tani duhet thjesht ti japim nje dekorate kryerilinadasit.
    qe mallkimi i gjithe gjakut shqiptar te rene ne shekuj per fe e atdhe e sigurt qe do bjere mbi keta tradhetaret e fundit te kombit shqiptar.

  4. Arberor says:

    Shqiperia eshte nje nga vendet me te pasura ne Europe per burime o IDIOT.

    Nejse.shkrim tendecioz filoturk nga fillimi dhe deri ne fund qe mbyllet me “organizaten terroriste te Gylenit” meqe keshtu thote Erdokari.

    Ik o pirdhu.

  5. Klimax says:

    Si? Duke u lidhur me teper me sulltanin Erdogan, me kete diktator qe me shume se kushdo ka ndihmuar dhe mbeshtetur radikalizmin islamik, me kete anti-Ataturk qe jo vetem po ndryshon rrenjesisht formen e shtetit laik turk ne nje sulltanat islamik, por edhe me keq akoma, enderron dhe deklaron hapur territoret e ish Perandorise Osmane si territore dhe komb turk, duke perfshire ne te Shqiperine, Kosoven, Bosnjen???!!!
    Cdo perpjekje afrimi me Turqine e Erdogan-it eshte edhe nje hap me afer radikalizmit islamik te shqiptareve, eshte dhjete hapa me larg demokracise, lirise, kultures dhe civilizimit europian dhe natyrisht eshte nje njeqind hapa me afer zhdukjes se pavaresise se Shqiperise!

  6. Rama po ,
    psh nji dite para Festes Kombetare te Clirimit 28- duke u gdhire 29 Nendor ,
    ti mbushin gjithe xhamite e shqiperise me tritol shqiptar, dhe ne oren 24.00
    te shtype telekomanden e rrafshoje me token qibanin Turko-arabe ,duke u kthyer ne identitete Shqiptare.

    Por ,i vetmi Problem eshte se nuk Duan , aleatet tane te medhenj usa dhe be ,
    sepse arkitetktet e vertete te ksaj Shqiperie qe eshte sot , kjo corb feshe kancerogjene .
    Rama i ka duart e lidhura

  7. Akilis says:

    Shqipetaret ne Turqi jane shume kranare qe jane edhe me shume krenare qe jane pjese e Turqise thote artikullshkruesi,per shkak te
    “rrenjeve”te tyre shqipetare.
    E nuk jane pak 500 vjet erdhen me Saze,Muzike,Klarinete,o cu be Glendi thote Greku i poshter.
    Qe thote Greku qe erdhen me Shpata,Thika dhe moren pengje?
    Ah keto genjeshtrat e Grekut.
    Shqipetaret e Greqise te quajture Arvanitas qe luftuan per Greqine nuk ishin krenare per Greqine,se nuk kishin rrenje vetem 2000 deri ne 3000 vjet.
    Edhe Fene Orthodokse per 1000 vjet Bizant na detyruan me zorr Greket se ishim Budist.
    Ah ky Greku dhe ata Heronjte “shqipetare” te Greqise!

  8. Akili says:

    Nder shekuj dy popujt tane kane pasur kulture dhe histori te perbashket !!!!!!!!! Shqiptaret u detyruan te jetojne me dhune nen pushtim,te masakrohen, te shperngulen, te ndrojne fene e tu ndalohet gjuha dhe kultura kombetare e te behen mish per top per pushtuesit Osmane gje qe i futi ne urrejtje me popujt fqinj e pas pavaresimit i katandisi te coptuar ne 5 shtete. Tradhetine ndaj besimit te Krishtere per te cilel luftoi edhe Heroi yne Kombetar Gjergj Kastrioti e paguam me humbje te medha territoresh etnike te cilat i semuri i Bosforit i leshonte pa te keq pasi ushtrite e tij po terhiqeshin me breke neper kembe deri pertej Anadollit. Pushtimi Osman pervec masakrave,shpernguljeve dhe coptimit territorial e ndau Kombin e shqiponjave edhe shpirterisht duke i injektuar nje besim te rreme ne menyre qe ta nenshtronte dhe zvetenonte qenien e tij. Ka ardhur koha dhe biles eshte vone qe kombi yne kudo ndodhet duhet ti kthehet besimit te vertete atij te Krishtere dhe kultures Evropiane pjese vitale te ciles i perket.

    1. xxx says:

      akil qfar coptimi ju beri juve minoritarve Turcija,asnje,ju perzuni mali zi,turqija ju vendosi ne veri te shqiprise,kta qe jan ne Kosove i ka sjelle krali mbas 1912,si nMaqedoni si ne luginen e Preseves as per ilaq nuk gjejsh shqipfoles minoritar,shqipf coptimin e trojeve shqiptare e ka bere qeto shtete krishtere qe je ka i permendish e jo Turqija,shqipfolsit ne Kosove jan diku 05%as nji perqind dhe ne shqipri 3%.

  9. Sali kari says:

    Rama nuk u mor vesh me Kac Islamin jo te merret veshe me keta islamet e tjere

  10. Eri says:

    Ky hoxha ne kete xhami eshte djalli vet qe shkone mbase kopilave socialisto komuniste si miza ne bythe te kalit.

  11. Eri says:

    Ky hoxha i selites te taulant palles ne kete xhami eshte djalli vet qe shkone mbase kopilave socialisto komuniste si miza ne bythe te kalit.

  12. Para Laci says:

    Ca thu o Peter? Politikanet tane per dy vota me teper jane te gatshem te fusin lufte fetare ne shqiperi ti thua ti japin fund islamit radikal. Pak deputete ke degjuar tju thone votuesve tju japin voten sepse jane myslimane vetem e vetem qe te kene nje karrike ne parlament? Kaq patriote i kemi kta tanet!!

    Rama te myslimanet i ka shpresat qe te marri edhe nje mandat tjeter sepse jane ne shumice, po i kundershtoi do filloj propoganda neper xhami kunder tij se gjoja ja nje i krishtere po del kundra myslimaneve. Pastaj del Saliu e thote me jepni voten mua sepse jam mysliman radikal!

    Radikalizmi per mendimin tim hiqet vetem nqs kemi nje KM mysliman por me pikepamje europjane qe edhe po te veproje kunder myslimaneve mos Te duket se po i ben gjerat nga ana fetare. Rama po e mban tiq e mos e kput.

    1. Hajde Petro Hajde says:

      Artikull medioker nga nje autor idiot; pa lidhje logjike
      Nga titulli te shtjellimi, pale me mbylljen pastaj

  13. Njoni i mcefet says:

    Genci e paska dergu cv’ne gabimisht si artikull.

    Erdogam mos qaj ti, Irena plas ti.

    Po tmos ishte turqia sdo e kishim dhe fjalen jeshil dajak, qi domethon kastraveci pranaj kta te Gylenit duhet me i qit i sahat e me pare e tmëllen shkollat e te hapet tregu turk nvend t’tregut çom

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje