REPLIKAT/ Kaç Islami sulmon Majkon pse nuk mbështet Blushin: Ai është vemje

10 Shkurt 2016, 09:42Politika TEMA

Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Jashtëm, Kastriot Islami, apo siç njihet ndryshe edhe zëvendëskryeministri në hije, ka hapur debat për zgjedhjet brenda PS-së.

Ai ka sulmuar Pandeli Majkon, duke e quajtur vemje, përse është me Ramën dhe jo me Blushin.

Kastriot Islami: Mua më pëlqen shumë Don Kishoti me Sanço Pançon. Si ishte ajo e Pandit dje?

Arta Dade: Pandi duhet të ishte present në debat, se në respektim të statutit u bë Kryeministër.

Eduard Selami: Kanë të drejtë.

Arta Dade: Po ju them një të vërtetë, Pandi është bërë Kryeministër në 98-n për shkak të zbatimit të statutit. Meqë kryetari i partisë dhe ish-kryeministri dha dorëheqjen, në bazë të statutit i bie radha numrit dy të partisë të bëhet Kryeministër. Dhe kështu u bë Pandi, numri dy i partisë. Ai ishte sekretar i Përgjithshëm.

Kastriot Islami: Jo, jo nuk është kështu. Mos të bëjmë barsaleta tani.

Arta Dade: Po po, në zbatim të statutit. Pandi ishte sekretari i Përgjithshëm dhe u propozua, meqë kryetari na iku, të vihet numri dy. Numri dy u bë.

Kastriot Islami: Nuk është ashtu. Se edhe Pandi është njësoj si ky. Se edhe Pandi në fillim kërkoi t’i ndante, pastaj donte t’i bashkonte. Mban mend?

Eduard Selami: Se unë kam edhe pak vështirësi me gjuhën. Më thanë se kishte thënë që Blushi ka të drejtë, por unë jam me Ramën?

Arta Dade: Po, tha që Blushi ka të drejtë për shkeljet statutore, por unë jam me Ramën.

Eduard Selami: Më fal, por kur ky ka të drejtë, si mund të jetë me atë tjetrin?!

Arta Dade: Tani ne nuk jemi në një ndeshje futbolli këtu për t’u ndarë se me cilin je? Të gjithë duhet të jemi me statutin dhe me zbatimin e statutit dhe të ligjit.

Kastriot Islami: O Eduard, është vemje ai. Ai nuk mban përgjegjësi për ato që thotë.

Arta Dade: Kjo është jashtë mbledhjes dhe ne jemi në pushim.

Vangjel Dule: Ky do të jetë lajmi kryesor nesër.

Arta Dade: Ne s’jemi në mbledhje grupi. Jemi edhe me opozitën. Po flasim gjërat reale, ashtu siç kanë ndodhur.

Kastriot Islami: Edhe pimë dhe kafen, ndërkohë këta bëjmë dhe lajmin. Blushi është Don Kishoti, Eduardi është Sanço Panço.

3 komente në “REPLIKAT/ Kaç Islami sulmon Majkon pse nuk mbështet Blushin: Ai është vemje”

  1. Saliu Komunist i pabese dhe serb.. says:

    … ndersa Kaqi i Zi eshte Ka*i i ngordhur, Rosinanti.

  2. adi says:

    te mendosh qe pandi
    eshte nje nga njerezit kryesore qe do bejne reformen ne drejtesi ,
    bashke me miqte e rames ca bandite e ca hajdute .
    dhe neser gjyqtaret ne sallen e gjyqit si deri me sot do ju thone .ke te drejte
    keshtu eshte shkruar dhe ne ligj po une jam me ate tjetrin.

    kjo eshte rilindja e rames . ti mund te kesh gjithe te drejten e botes.
    po kjo nuk ka rendesi rendesi ka me ke eshte udheheqesi.
    ku eshte problemi ketu???????????
    priten komente nga rilindas tutore prostitutash, tarfikante droge jo me pak se 3 ton, shofere dhe kamarire te g99 . dhe legene te 500 leke komentit gjithashtu. cuna ka ndeshje sot duhen leke per skedina.

  3. Berti says:

    Pandeli Majko eshte me shume se nje vemje, eshte imbecil. Imbecil, por sic thone me ca miliona euro ama,ne Qipro,te vena kur ishte minister.Kjo qe demokracia qe ju servir shqiptareve,qe te nguliten perjetesisht ne krye te vendit gangstere, maloke, vagabonde dhe imbecile milionere si Gjino Majko.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje