Masakra në Elbasan, kamera u fik 7 minuta para vrasjeve?

10 Shkurt 2016, 08:29Politika TEMA

Kamera e sigurisë në lokalin ku ndodhi masakra në Elbasan dyshohet se u fik pak minuta para vrasjes.

Të paktën kështu raporton Panorama.

Bëhet fjalë për kamerën që filmonte hyrjen e lokalit.

Fillimisht u dyshua se kamera ishte dëmtuar nga të shtënat me armë nga ana e autorëve, por disa ditë më vonë, nga verifikimi i imtësishëm, është dalluar se, në fakt, kjo kamera nuk ka funksionuar në momentin e atentatit.

Mbetet mister fakti se, fare pak kohë para ndodhjes së krimit, pikërisht në orën 19:53, kamera kryesore e sigurisë ka qenë e fikur. Në lokal ndodheshin të vendosura tri kamera, të cilat rezultojnë se janë nga më modernet e këtij lloji.

Ende nuk dihet nëse kamera kryesore është fikur me qëllim nga persona të tjerë apo nga pronarët e lokalit për shkak të një defekti. Kjo pritet të zbardhet në vijim nga policia, ndonëse pronari i lokalit, Agron Çapja, mbeti vetë viktimë e atentatit, i regjistruar në orën 20:00 nga policia e Elbasanit.

Për grupin hetimor deklarohet se, në lokalin e ngjarjes nuk kishte persona jashtë rrethit të të njohurve të fisit Çapja, për shkak dhe të konflikteve të mëparshme të tyre. Aktualisht, dëshmitarët kyç që pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen, janë pikërisht të plagosurit, mes tyre dhe djali i vetë Agron Çapjes dhe dy anëtarë të tjerë të fisit të tyre.

Nga verifikimi i kamerave të tjera të sigurisë, rezulton se ato nuk kanë fiksuar dot momentet e atentatit. Nga hetimet e saj, Policia dyshon se automjeti, i cili kreu masakrën, mund të ketë zbritur nga Kodër-Krasta duke e bërë këtë vend si pikë qëndrimi për të parë lëvizjet e familjarëve Çapja në distancë.

Ky dyshim forcon bindjen se autorët e krimit, pasi kanë studiuar mirë situatën për të cilën kishin bërë planin e shfarosjes, e kanë finalizuar atë pa pasur asnjë lloj pengese apo problemi.

1 komente në “Masakra në Elbasan, kamera u fik 7 minuta para vrasjeve?”

  1. mona says:

    Fisi Capja tradhetine e kane nga brenda fisit, Dy prej tyre, dhjete minuta para krimit u larguan duke thene se do te kthehen perseri. Kush e fiku kameren??????? Ndoshta dikush brenda fisit eshte paguar mire??????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje