Mos u habisni nga padia e Fullanit, prisni, ka akoma…

10 Shkurt 2016, 12:53Politika TEMA

Nga Andi Malasi

Ardian Fullani, ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë është kthyer në kryelajm së paku dy herë: Herën e parë kur i’u vunë prangat për akuzën e shpërdorimit të detyrës me pasojë grabitjen e 713 milionë lekëve nga Departamenti i Emisionit, dhe herën e dytë kur u shpall i pafajshëm nga gjykata.

Në të gjitha rastet e tjera ai ka qenë i parashikueshëm! Edhe kur mediat u pushtuan këtë të mërkurë nga lajmi se Ardian Fullani, na paska bërë padi në Gjykatë Administrative ndaj Kuvendit dhe Bankës së Shqipërisë!

“Më shkarkuan padrejtësisht nga detyra thotë ai”!

Prisni se ka akoma…!

Në rastin e parë, arrestimi i tij bëri bujë pasi askush nuk e mendoi se do shkohej te një “peshk” kaq i madh, edhe pse shumë kush e lexoi prangosjen e Fullanit në konferencën e tij të zakonshme për punët e bankës 1 javë para arrestimit.

Fullani kullonte i tëri në djersë!

Madje kur gazetarët nisën ta pyesin për çështjen e grabitjes së thesarit, filloi edhe t’i dridhej zëri!

A thua se kishte informacion se ndaj tij ishte gati urdhër-arresti, apo po kuptonte që rrethi po ngushtohej aq shumë sa nuk mund t’i shpëtonte përgjegjësisë. Unë mendoj se janë të dyja. Nuk duhej, por siç ndodh rëndom drejtësisë këtu i dekonspirohen hetimet, dhe sigurisht që ai ishte informuar. Dhe së dyti, informacionet e dala në media orientonin hetimet shumë lart, deri te “koka”.

Nuk vonoi shumë dhe djersët që dikur fshiheshin (të gjithë kujtojmë foton e dalë në media të Fullanit me djalin që në një festë fshinin djersët me para) me 500-she euro, nuk rezultuan të kota, dhe përmbushën pritshmëritë.

Fullani u arrestua!

Të gjithë u habitën jo me pa të drejtë për arrestimin e një “peshku” kaq të madh!

Nëse në këtë rast shumë-kush e humbi bastin dhe “peshku” i madh u arrestua, pritshmëria e publikut ndaj këtij sistemi drejtësie skandaloz u përmbush në gjykatë. Fullani u shpall i pafajshëm! Po, po! Edhe apeli nuk gjeti përgjegjësi penale dhe konfirmoi pafajësinë!

Ky është momenti i dytë që Fullani, deri diku bëri lajm! Edhe pse e gjithë ajo shumicë që vinte bast se ai kurrë nuk do të arrestohej, e priste këtë vendim nga “drejtësia”.

Në të gjithë këtë histori, lajmin e radhës (edhe pse nuk na bën më përshtypje në shqiptarëve) e bëri Prokuroria! Shansi i fundit që prokuroria të mbronte veten në radhë të parë ishte rekursi në Gjykatën e Lartë, por që nuk u bë kurrë. Kryeprokurori Adriatik Llalla tha në një studio televizive se u pa e arsyeshme të mos shkohej në Gjykatën e Lartë pas vendimeve të shkallësë së parë edhe apelit. Prokuroria vendosi kshtu edhe pse sipas saj “me veprimet dhe mosveprimt e tij Fullani krijoi terren që të grabitej banka”.

Dhe kur Fullani i “lau duart” me drejtësinë, atij sigurisht që i’u hap rruga drejt pastrimit moral tashmë!

Këto vendime i hapën atij rrugën të padiste Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin me pretendimin se e kanë shkarkuar padrejtësisht nga detyra!

Ja pra, pse ish-Guvernatori tallet me drejtësinë dhe taksapaguesit që do të duhet të paguajnë kostot e gjyqeve madje!

Po po, kostot janë të qytetarëve! Ja pse padia e tij nuk ishte e papritur! Ata u grabitën, ata paguajnë sërish falë dhe vetëm këtij sistemi drejtësie aktual! Nëse ekziston një frazë e kryeministrit që mbështes plotësisht është “ta shkundim nga themelet këtë sistem drejtësie”! Ky është problemi i vërtetë, dhe nuk është Fullani apo “Fullanët” e tjerë.

Por prisni!

Nuk ka mbaruar! Mos u habisni kur Gjykata të dëmshpërblejë Guvernatorin!

Madje, nuk mbaron me kaq…!

Ka edhe një tjetër padi që është e pritshme tashmë. Jo vetëm “shkarkim i padrejtë nga detyra”. Vendimet e pafajësisë i hapin rrugën Fullanit të depozitojë një tjetër padi dhe sërish paguajnë qytetarët.

Ky sistem drejtësie i jep atij të drejtën të kërkojë dëmshpërblim edhe për burg të padrejtë, për aq sa qëndroi në qeli!

Mos u habisni në hapin e radhës, është i parashikueshëm, vetëm prisni…!

Çudia 3 ditë zgjat në Shqipëri thotë populli!

Taksapaguesit faturën, Fullani “pastrohet” e paguhet, çështja mbyllet, të gjithë të lumtur!/ Javanews

15 komente në “Mos u habisni nga padia e Fullanit, prisni, ka akoma…”

  1. TJ says:

    Ku je Ina Rama pyeste Edi me dt 22 janar ne 2 te mengjezit?! Dhe Ina Rama u shperblye nga Sal Berisha me papunesi! Berisha do ta “haje” edhe Ramen dhe ne zgjedhjet e arshme do te jete kryeministri i ri shqiptar!

  2. dak ulqini says:

    e shani Nexhmije Hoxhen, ja ku dolen kokat qe mendojne per popullin. Njerezit ben burg per gjygj kafesh dhe nuk i lat me fol e me treguar te verteten se kishin frike se i dilnin emrat e pseudo demokrateve. Demokracia vdiq qe diten qe lindi, po te kishit qen demokrat i kishit trajtuar me shtet demokrat ish qeveritaret dhe jo me njeher ne burg me ja mbyll gojen. prandaj them demokracia vdiq qe diten qe lindi, beni krahasimin e skandaleve nga 1991 e deri me sot, historia flet por populli nuk mer vesh akoma gomar mbeti. Ec FullHajni mire ja ben pasurohu e siguroja jeten sternipave se koha juaj ka ardh

  3. alphade says:

    Z.”tj” – tash e tutje Saliu pretendon per president duke ia marre te gjitha atributet e Lulushit si kryeminister .!! Te dy mbeten te kenaqr e te lumtur..!!!!

  4. Jimi says:

    Po pse more njerez tregoheni kaq mizantrop me Fullanin!?
    A ju duket pune e lehte juve te vjedhesh shtate miliard e gjysme lek nga thesari i nje shteti? Kush prej jush do te kishte guximin dhe aftesine e duhur per te ber nje veprim te till? A nuk e kuptoni juve qe buri i huj vuri koken ne sini per te realizuar nje gje te till? e bash per kete sistemi i jone i drejtesis duhej me patjeter ta deklaronte te pafajshem, e fundi c’faj kishte Fullani qe ata palo bekcijsh nuk diten te ruanin ate hazine qe ju ishte besuar? madje presidenti republikes shum eshte vonuar ai pa vonese duhet ti akordoj medaljen e arte per trimerine dhe aftesine e vecante treguar per vjedhjen e thesarit kombetar te shtetit shqiptar!

    1. elona says:

      7 jane deklaruar ,por jane shume me shume.
      50 mln euro thone ka i dhene sekserit ,xhuxhit,Ben Ahmetaj per “lirine” dhe “pafajesine” e tij.
      Perfundimisht,ky vend s’behet me.
      Padine mire ka bere qe e ka ngritur,pasi do vazhdoje qendrimin e tij si i pafajshem.Do kerkoje dhe demshperblime sa ti doje qejfi,qe do e paguajme prape ne.

  5. gjeramadhi says:

    ku je o enver hoxha o yll i shqiperise qe mire ke bere qe e ke shkerdhyer kete rrace po te ishe gjalle te urdheroje edhe nje here te pushkatohedhe te me sillni nishan

  6. Nardi says:

    Shajeni po deshet Enver Hoxhen ju hienat e te ashtuquajtures demokraci. 95% e pasurise, djerses dhe gjakut te popullit u vodh sheshit nga sharsit e Enver Hoxhes.
    -Cdo ti kishte bere Enver Hoxha ketij Fullanit?
    -Do ta kishte denuar brenda javes te arrestimit me…….. vdekje, me varje ne litar. Ju do ta shikonit zoterine e tij kur ti vihej laku rreth qafes dhe polici do ti binte stolit me kembe. Fullani do te varej si zorre, do te perpelitej disa caste nga kembet, do te shikonit se si do te nxirrte gjuhen nje pellembe perjashta dhe se si pantallonat do ti lageshin nga shurra dhe do te qelbte dynjane me mutin qe do ti mbushte poturet. Pastaj do ta mernin dhe do ta hidhnin ne nje grope tutje, mbas malit te Dajtit dhe mbas largimit te njerezve, ujqerit do ta shqyenin kufomen e tij.
    -Ja pra sa i poshter, katil, i pashpirt dhe i lig paska qene Enver Hoxha. Le te guxonte pastaj ndonje si Lul Basha megjithese thone se e ka nip te vidhte 230 milion euro nga rruga e kombit, se edhe ai do te varej ne te njejten menyre.
    Dhe biri i Fullanit le te fshije djerset me 500 euro. Le ta merte ai demshperblimin per denimin mizor qe i dha krimineli i pashpirt Enver Hoxha,

  7. dajti says:

    Po tallen ato me leket e popullit se e mbron hajduti meta se keshtu ka shkuare kjo me mbro sote te mbroje neser dhe populli paguane paguane po deri kure o Rame po tunde nje here nga themelet ate vend mose ki frike fillo nga, S.S. Berisha, Ilir meta, Fullani , Mediu, Imami, dhe ndalo ke ifundit qe kane vene dore ne djersen e popullit se do te mdetet emri ne histori

  8. dajti says:

    Po tallen ato me leket e popullit se e mbron hajduti meta se keshtu ka shkuare kjo me mbro sote te mbroje neser dhe populli paguane paguane po deri kure o Rame po tunde nje here nga themelet ate vend mose ki frike fillo nga, S.S. Berisha, Ilir meta, Fullani , Mediu, Imami, dhe ndalo ke ifundit qe kane vene dore ne djersen e popullit se do te mdetet emri ne histori VAFSH NE DJALL O MERE PS NUKE I POSTONE.

  9. durresi says:

    Demshperblimi per burgim te padrejte nuk ekziston. Ai eshte paraburgosur me vendim gjykate keshtu qe vendimi per paraburgosjen eshte i drejte. Vetem ne rast se ai provon qe gjykata e ka dhene kete vendim fale nje akti korruptiv ose kur (gjykata) nuk ka respektuar proçedurat burokratike.

  10. albani says:

    Fullani do te kerkoje 5 milione euro demshperblim moral dhe fizik.
    Natyrisht qe do ti fitoje,2 milione do ti haje Fullani dhe tre milione gjykatesit qe do tja japin ate.
    MOS I HENGERSHIT KURRE ISHALLA.

  11. Eda says:

    Normal do te kthehet ne detyre se i mugon krevati dopio qe kishte ne zyre, i mungojen ato fluturat qe i vizitonin zyren sipaa grafikut te javes, pale eurot qei donte aq shume . Gjynah fullani i shkrete se mbas burgut i eshte holluar dhe qafa e koka , te filloje ti trashet sikur ishte ne banke,

  12. Sokoli says:

    Po per hotel “Dajti”, a ka pergjigje Fulani ?

  13. Jimi says:

    Ne kohen e Vekes ky Fullan i sotshem edhe ndonje Fullan tjeter si ky, jo qe se vidhnin dote thesarin, por edhe nje banke te nivelit te fundit nuk vidhnin dote! Ata do te hanin gjysmen e lekut vetem po ta conin neper mend, jo me ta realizonin nje gje te tille! Shikoni statistikat e krimit ne ato vite te atij pushteti! a do te gjeni dote ndonje rast per be per vjedje banke, jo thesari? Ne sektore te tjere te ekonomise edhe kishte fenomene te tilla.
    Ateher haje plumbin per nje “sabotim” te thjeshte e jo me te merje guximin te vidhje thesarin e shtetit! Menyra se si e kishte realizuar ai sistem mbrojtjen e thesarit,perjashtonte cdo mundesi per vjedhje jo nga Fullanet ordinerte por edhe nga vete drejtuesit me te larte politike e shteteror te kohes.
    Sote ordineret jo vetem qe e vjedhin thesarin diten per diell, por duan edhe shperblim edhe dekorata per heroizmin e larte te treguar ne vjedhje!?

  14. Emigranti SHBA. says:

    Nese ky lajme eshte i vertet, atehere bindemi 100, per degjenerimin dhe koorupsjonin qe ekziston ne sistemin e drejtesise. Prokuroria duhej te bente rekurs per vendimin e gjukates te apelit dhe Fullani duhej te ishte ne burg. I vinte mire kure merte me miliona lek ne muaj dhe kapardisej eper bote duke mare djeta pa fund, sa i biri fshinte b…n me Ero 500, kure mjaft shqiptaret skane buke te hane. Si ka mundesi qe te vidhen 7.3 milion dollare ne institucjonin qe drejtonte ky sharlatan dhe jo vtem qe drejtesia e poshter e xori te pafajshem, kure ky duhej te denohej me shume, pore me keq ky rufjan e mafjoz, hajdute, nuke i mjaftuan ato miliona qe ka mare gjate gati 10 viteve, pore kerkon te mare edhe deshperblim nga shteti me i varfer ne Evrope. Keta tipa skane moral, morali i tyre eshte vjedhja e cvatja nga ai popull qe vete e di si i kalon ditet, prandaj drejtesia , jo te mose i mirratoi kerkesen keti bastardi, pore ta rase brenda. Kete kerkuan mijra protestues neper Tirane, kure doli vjedhja e shekullit, kete kerkoime edhe Ne emigraantet neper bote dhe ketu ne SHBA. Ky ish peshkaqen duhet te shkoi ne burg njehore e me pare. Ndryshe Byroja e hetimit te coi per gjukim ata ose ato qe e nxuaren te pafajshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje