Meta: Edhe PD ka rënë dakord për këtë variant të Byrosë Kombëtare të Hetimit

10 Shkurt 2016, 17:34Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta thekson se e rëndësishme në lidhje me Byronë Kombëtare të Hetimit është që të respektohen parimet e Kushtetutës dhe të jetë efikase.

Në një prononcim dhënë për Ora News, lidhur me formulën e propozuar për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kryetari i Kuvendit shprehet se e rëndësishme është që kjo strukturë të ngrihet dhe të jetë efikase.

Nuk kam hyrë asnjëherë në brendinë e këtij projekti .

E kam theksuar që për ne është e rëndësishme të ngrihet dhe të jetë efikase.

 Nuk është shumë e rëndësishme sesi ngrihet dhe ku ngrihet.

Pra për ne ka rëndësi që të respektohen parimet e Kushtetutës dhe e dyta të jetë efikase.

Kjo është mjaft e rëndësishme.

Dhe ajo që është po kaq e rëndësishme është që ky është varianti më i fundit, për të cilën PD ka rënë dakord edhe me përfaqësuesit e OPDAT-it.

Mua ma ka konfirmuar edhe ministri i Brendshëm, edhe kryeministri, dhe tani i takon Parlamentit dhe Komisionit të Reformës në Drejtësi që të shprehen edhe për këtë çështje dhe të miratohet sa më shpejt në Kuvend”, theksoi z. Meta.

1 komente në “Meta: Edhe PD ka rënë dakord për këtë variant të Byrosë Kombëtare të Hetimit”

  1. I Zhgenjyeri says:

    Shoku Ilir Meta ka rene “Dakorde” me PD-ne qe vetem Parti Demokratike nuk eshte,per Byrone e Hetimit por si???
    1-Propozimi i LIS-IT te shokut Meta:Byroj Kombetare e Hetimit do te kete per Kryetar ose nje Kandidat te PD-SE ose
    nje Kandidat te LIS-IT…pse sic do Edi Rama do bejme ne???Tha Ilir Meta….
    2-Byroja kombetare e Hetimit do te kete edhe statutin e saj..por si???Ne statut, do te shkruhet Qarte se :Nuk do te Hetohen
    Politikane te PD-se te LIS-it…dhe Qeveritaret e ketyre Partive.Byroja Kombetare e Hetimit Do te Hetoj te gjithe ata persona qe do te Propozohen
    nga PD-JA; ne Vecanti do te hetohen ata qe do Sali Berisha…Basha..and Co…si dhe Personat qe do te Propozoj Shoku ILir Meta.
    3-Byroj Kombetare e Hetimit..do te Filloj Veprimtarine e saj duke Filluar te Hetoj: Edi Ramen….Erjon velajn….si..dhe..si… ne listen e gjate do te jete edhe
    Artisti Humorist “Cekja” e Beratit…ose Zeqo Pilafi….ky i Fun dit biles e ka Piske se akuzohet per “Vjedhje Peruke” te Lulezim Bashes…..
    Dhe propozimet e shokut Meta..do te behen Realitet…lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje