Facebook duket se është duke u përgatitur për të ri-shtuar mundësinë e mesazheve SMS për Messenfer, si dhe aftësinë për të menaxhuar llogarive të shumëfishta. Këto karakteristika u vunë re nga përdoruesit të përfshirë në testimin A / B.
SMS nuk është diçka e re për Messenger, por opsioni u hoq vite më parë për shkak se ajo nuk u përdor shumë. Me aplikacione chat-i si Messenger, duket se Facebook ka pasur një ndryshim. Është gjithashtu e rëndësishme për ata që nuk kanë një llogari në Facebook.
Mesazhet SMS janë ngjyrë lejla, ndërsa bisedat normale në Messenger mbeten blu.
Mbështetja e llogarive të shumëfishta është ashtu si ju mund t’a imagjinoni. Një opsion në panel që do t’ju lejojë të kaloni nga njëra llogari në tjetrën, të lidhura me Messenger. Kjo ka të ngjarë të jetë në dispozicion për të kaluar midis llogarive personale dhe profesionale, por shumica nuk do të kenë nevojë për të.