BIRN: Rama kishte mosmarrëveshje me Shkëlqim Canin

16 Shkurt 2016, 12:22Politika TEMA

BIRN shkruan se shkarkimi i Shkëlqim Canit nga ana e kryeministrit Rama, ka ardhur jo për shkak të punës së tij, por për shkak të mosmarrëveshjeve.

Me një njoftim të shkurtër, Këshilli i Ministrave njoftoi sot se kryeministri Edi Rama ka “informuar ministrin Cani për zëvendësimin e tij me një koleg tjetër”, ndërsa nuk dha arsye konkrete për shkaqet e shkarkimit. Paralelisht, Rama mësohet se emëroi si ministër financash Arben Ahmetajn, i cili deri tani ka qenë ministër i Ekonomisë.

Cani, 60 vjeç, është profesor në ekonomi dhe ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë. Gjatë mandatit të tij qeverisës si ministër financash marrëdhëniet e tij me kryeministrin kanë qenë shpesh të ngrira, ndërsa ai qe ministri i vetëm i kabinetit qeveritar aktual i cili refuzoi në mënyrë të përsëritur kërkesën e Ramës për dorëheqje nga mandati i deputetit, kërkesë të cilën e pranuan të gjithë ministrat e tjerë të kabitetit.

Për rrjedhojë, Cani do të vijojë të jetë deputet.

Marrëdhëniet e Canit me Ramën duket se u përkeqësuan gjatë muajve të fundit në lidhje me projektin për dhënien me koncesion të sistemit për gjurmimin e faturave të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, një koncesion që fillimisht qe një propozim i pakërkuar i dorëzuar te Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Pikërisht ministri Ahmeti do të zëvendësojë Canin si ministër financash gjatë kohës kur pritet të kryhen edhe procedurat për tenderin e koncesionit.

Burime të mirëinformuara kanë raportuar gjatë javëve të fundit se mbi ekspertët e Ministrisë së Financave ka pasur presion të lartë në lidhje me këtë koncesion, përfshirë së paku një dorëheqje”, shkruan BIRN.

Kjo është hera e dytë që Cani hyn në mosmarrëveshje të thella me kryetarë partish. Herën e parë, kur ishte Guvernator i Bankës së Shqipërisë në vitin 2003, hyri në konflikt me ish-kryeministrin Fatos Nano në lidhje me kërkesën për lejimin e blerjes së Bankës Kombëtare Tregtare nga një bankë e vogël turke. Cani refuzoi ta firmosë dhe u përball me disa kontrolle audituese që sollën arrestimin e ish-zëvendësguvernatorit Dhame Pite. Konflikti u mbyll pasi Cani nuk u rikandidua më për postin e guvernatorit kur mandati i tij përfundoi në vitin 2004. Pasardhësi i tij Ardian Fullani firmosi menjëherë transaksionin për shitjen e BKT-së”, shkruan më tej BIRN.

17 komente në “BIRN: Rama kishte mosmarrëveshje me Shkëlqim Canin”

  1. oni says:

    Nuk mjafton, duhet vazhduar duke vendosur profesioniste dhe njerez te pjekur ne drejtimin e fiskut. Mbi te gjithe te jene njerez e te ndalin hemoragjine me njerezit e afte ne administrate.

    1. Tani says:

      Si spaskan turp keta idiote qe kane ardhur per rilindas e po dalin shkeles te cdo rregulle e parimi? I votuam qe te ishin ndryshe dhe po dalin si sala. Ky edi ketej na ben ish gardiatin drejtor e ketej lepiresin ahmetaj min financash pas deshtimit te ekonomia

      1. SHbani says:

        Ore BIRN po duhet te jeni dhe pak serioze qe te meritoni ato fonde qe merrni, jo te publikoni supozime pacavure qe i perkasin shtypit roze apo palo mediave qe mbajne krahe politike. Mos u beni dege partie dhe ju, he vlla jo ashtu !!
        Jo cdo llaf qe thuhet lart e poshte neper Eurolloto nga njerez jo-cuditerisht gomere qe thone se diku kane degjuar, apo se diku flitet qe, eshte lajm. Hajde cuna, po te qe per KOPin, kemi Lulin!

    2. Ina says:

      Degjenerim total!

    3. Agamemnoni says:

      Shpresojme qe ministri Ahmetaj te punoje me te njejtin zell ashtu sikurse beri ne Ministrine e Ekonomise. I duhet dhene nje dimension tjeter ministrise se Financave.

  2. Genti says:

    Translation of the word BIRN: “Bullshit Internationally Renewed Media”.

  3. muhamet says:

    NJE here ne diber kur kryetare i komiteti ishte Skender dema dhe donin te shkarkonin nje e konomiste me shkolle te mesme per te emeruare nje shok qe s kishte as te mesmen DIsa shoke i thane qe ti je planifikuar te zvendesohesh nga ai qe s ka shkole KY kerkoj takim dhe i tha dy fjale ju lutem me thuaj ne cilin raste shkembehet nje kale me nje gomare Qellimi mbulon veprimin se Canaj eshte specialist mbase jo ne nivelin e ministrit por financier kurse Ahmetaj nuk eshte financier por i bindur per te mos kundershtuar edin me kompani dhe sakrifikuar shoket TAmaqare njeriu behet para humbjes se asaj qe deshiron dhd kjo ja afron te gjitha qe duhet te humb

  4. illi says:

    Fakti qe nje specialist zebendesohet me nje mesues anglishteje, flet shume me teper se cdo raportim i birn-it. Duhet mbeshtetur nisma qe cdo koncension te kaloje ne parlament, perpara se te jete shume vone.

    1. Zigur Qarri says:

      Ky eshte nje nga rastet qe shpjegon Artan Fuga me “punet e turpit”,qe
      shumkush e keqkuptoi si perçmim ndaj punes.
      Nje mesues anglishteje si Arben Ahmetaj,i merr vendin e punes njerit
      prej specialisteve(dhe njerit prej atyre pak te ndershmeve qe kan mbetur)
      me te mire ne fushen e finances ne Shqiper,si Shkelqim Cani!!!
      Nuk eshte e veshtire te kuptohet se ku do te shkoi ekonomia shqiptare.

  5. qiri says:

    Vazhdon rrumpalla shqiptare. Mos u cuditni: ky eshte mentaliteti vulgar shqiptar dhe keshtu do te vazhdoje perjete.

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Specialisti Cani me ka “habitur” per gadishmerine e larjes se borxheve te Berishes !
    Per mos mbledhjen e TVSH,nga OSHEE dhe UK,ne sistemin e taksave.
    Keta Faturen Tatimore e perdorin per Kupon Tatimor !
    Nuk ka shanc qe shoqeria koncensionare,ti toleroj keto dy subjekte.

  7. Ziko says:

    Ore percecse cik i madh ne moshe per te perballuar trysnite e punes qe te jep si pozicion, ky Cani nuk me eshte dukur i keq. Duhet te llogarisim faktin se cdo person ne ate pozicion duhet te perballet me kerkesat e cuditshme te kryeministrit, qe ndonjeher duhet te sheshe sapunin per djath, qe te dale buku si imazh. Rrofsh Shkelqimo, jam i bindur qe ti ke ber me te miren e mundshme brenda rrethanave qe ta kane lejuar.

  8. LUARASI says:

    Z. Shkelqim ka bere gjene e duhur qe ka kundershtuar kryeministrin, pasi ky i fundit ju ka dhene urdher gjithe vartesve te tije dhe administrates publike qe te punojne me porosi dhe kushsi zbaton ato largohet per 24 ore nga vendi i punes. Shikoni se çbehet me pensionet e ushtarakeve qofshin ato te pleqerise apo te parakohshem, nuk zbatohet asnje akt ligjor apo nenligjor por specialistet e Qendres se Personel Rekrutimit te Ministrise se Mbrojtjes me ne krye nje komandant medioker gjen forma dhe menyra nga me te ndryshmet per ti ulur ne maksimum pensionet. Dhe po te ankohesh ta pret shkurt sikur ta kete pronen e vet: Shko ne gjyq, ku ky i fundit punon me urdhera. Shkurt bravo z. SHKELQIM CANI, GJITHE ADMINISTRATA DUHET TE VEPROJE SI JU PO KA NJE FIJE DINJITETI DHE JO TE ZBATOJE URDHEWRAT VERBAL TE EPROREVE QE BIEN NDESH ME LIGJET E SHTETIT. FLM

  9. lala says:

    Ximi është I paster

  10. dhembeli says:

    Cani ka qene guvernator ne kohen kur Santua ishte drejtor BK ,e ndihmonte Ysenbelliun ,e me von te dy u bene pronare bankash.

    1. Ilirjan says:

      Ah vemje e mjere…. Shkelqim Cani eshte shekncetar ne fushen e ekonomise dhe nder me te miret ne Shqiperi dhe personalitet ne europe, dhe nuk ka asnje prone apo banke, por vetem rrogen e tij si njeri i lrate qe eshte.

  11. GK says:

    Ah sa keq,shkarkohet nje njeri me aftesi dhe eksperience te pasur,vetem se nuk i ben qejfin
    personit qe beson ne megallomanine e tij sikur te jete sulltan.Z.Shkelqim nuk i duhet Z.Rama
    qe te vjedhe sa me shume.Mos harro Edi Rama Parkun Kombertar dhe Hotel DAJTIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje