PROFILI/ Kush është ministrja e re e Ekonomisë!

16 Shkurt 2016, 11:48Politika TEMA

Milva Ekonomi do të jetë që nga sot ministrja e re e Ekonomisë.

Ajo do të zërë vendin e Arben Ahmetajt, që u emërua ministër i Financave.

Ekonomi ka qenë deri më tani zv.ministre e Shëndetësisë.

Më poshtë CV-ja e plote e saj:

Milva Ekonomi ka lindur në Tiranë në vitin 1962 dhe është  nënë e dy vajzave.

Ka kryer studimet e larta në Statistikë dhe Ekonomi nga Universiteti i Bujqësisë, dhe një Master në Administrim Biznesi ( MBA ) nga Universiteti i Tiranës. Ka kryer gjithashtu edhe formime të avancuara në fushën e statistikave ekonomike dhe sociale si dhe të manaxhimit në Byrone e Statistikave të Punës (SHBA), Eurostat (Luxemburg), Istat (Itali).

Ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave të Shqipërisë  gjatë periudhës 1994-2005 duke kryer një sërë detyrash që lidheshin me ngritjen dhe institucionalizimin e statistikave zyrtare në vend.

Ka kryesuar Komisionin Kombëtar të Nomenklaturave dhe ka qenë për dy mandate anëtare e Byrosë së Konferencës së Staticienëve Evropianë KEE/OKB. Në vitin 2006 ajo zgjidhet anëtare e panelit të ekspertëve të projektit “PARIS 21” (OECD), ku punon mbi lidhjen e statistikave zyrtare me të drejtat e njeriut.  Punon në këtë projekt deri në fund të dhjetorit 2007.

Më pas ajo u përfshi si ekspert kyç në Agjencinë Evropiane për Rindërtim (EAR) në Kosovë, në projektin mbi Mbështetjen në Sistemin Statistikor dhe Përgatitjen e Rregjistrimit të Popullsisë në Kosovë  2007 – 2008.

Dha kontributin e saj si Këshilltar Afatgjatë i Statistikave Suedeze (Sida) në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, ku punoi  gjatë viteve 2008 – 2013, në hartimin e legjislacionit statistikor dhe ndërtimin e Programit Zyrtar të Statistikave Kombëtare. Ajo gjithashtu ka punuar në projekte të ndryshme me Agjencitë e OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare si Eurostat, ILO, UNODC, Ëorld Bank, Dfid, dhe FMN.

Ajo është anëtare e Institutit Ndërkombëtar të Statistikave (ISI) dhe Shoqatës Staticienëve të Ballkanit.

Ajo është një nga themeluesit e Institutit Agenda, një qendër kërkimesh ekononomike dhe sociale e themeluar në qershor të vitit 2006 në Tiranë.

Përgjate viteve ajo ka dhënë kontributin e saj në lëvizjen e gruas në Shqipëri duke qënë aktiviste në shumë nisma, por gjithashtu edhe në aksione të shoqërise civile. Ajo ka shërbyer edhe si anëtare e Këshillit Bashiak të Tiranës për periudhën 2000-2011.

Ka qenë lektore në Universitetin e Tiranës, Universitetit Bujqësor  si dhe në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë”.

Ajo ka shkruar disa botime ne nivel kombëtar dhe ndërkombëtare në fushën e statistikave, zhvillimit social dhe ekonomik, si dhe të përkatësisë  gjinore. Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe Italiane, si dhe njeh gjuhën franceze.

12 komente në “PROFILI/ Kush është ministrja e re e Ekonomisë!”

  1. ana says:

    Urime kesaj zonje. Zgjedhja e duhur.

  2. ben says:

    Qe ka qene antare themeluse e G99 .
    apo tingellon keq ne keto kohe.
    heqim nje specialist socialist si Cani dhe sjellim nje specialiste G99.
    Keta ndruan qe ndruan ngjyren pse nuk I ndrojne dhe emrin PS?
    Se me socialist nuk ka ngele ne kete parti.

  3. Muzapopullore says:

    Kjo ska lidhje me G99. Eshte mbase ministrja me e merituar dhe pozitive. Edhe shume me teper socialiste sesa shpura e hajduteve dhe ajo e haremit te Rames. Cdokush qe e njeh e vlereson punen dhe perpjekjet e saj. Urime Milva Konomit

  4. qiri says:

    Po cfare zgjedhje beni more lopcare? Statistika, numura. Ptu! Ju shpelafte mortja! Por kini te drejte, ku t’i gjeni te tjeret me te miret? Kane ikur nga syte kembet. Edhe kur I kini i lini ne hije se nuk ju intereson.

  5. historian says:

    Fakti qe eshte profesioniste dhe e fushes te ben te mendosh qe do jete sukses i pritshem. Urime Zonje dhe shpresoj qe te sillesh si Tiranset e urte e bute gojeembel dhe shpirtmire. Urime

  6. Cakejte_do_te_qeshin_nder_male_me_ty says:

    Kjo po qe ka per ta cu ekonomine per lesh! Te jesh minister ekonomie eshte shume me komplekse se t’jesh min financash. Duhet minimalisht te jesh nji sipermarres i sukseshem e i ndershem ne ate industrine ku ke punuar, e me diplomim ekonomiks puro me i njoft levat, pedalet e ingranazhet e ekonomise, te sipermarrjes e te konkurencesh te ndershme ne treg. kur them sipermarres, te jete i tille e jo me keto emertimet Biznessmen me paret e tjereve. Vec me formim statistike zor ka per ta pas, se thjesht do te jete e zonja me kuptu shifrat ne fund te muajit kur t’ia sjellin Demka me shoke, Zylos ne zyre. G99 te zezat dhe kjo, behen 100. Rilindja nuk pushon te ripjelle deforma ekonomike dhe strukturore!

  7. qYTETAR says:

    Suksese MILVA

  8. titi says:

    Urimet me te ngrohta znj. Milva dhe suksese!!!. Nje emerim i goditur dhe nje vleresim per znj. Ekonomi, nje profesioniste e vertete dhe nje punetore e palodhur, kokeulur, modeste dhe me ndergjegje te larte ne pune! Kemi punuar me te dhe ia njohim cilesite qe ka, nga me te dalluara.

    Pune te mbare znj. Ekonomi!

  9. Mentari says:

    Ka mbaruar per Ekonomi ne Universitetin e Bujqesise? cfa kerkoni me per birogafine e saj (CV)? eshte ekonomiste Kolkozi e Rusise Staliniste.Zot na ruaj nga injorance e kryeministrit.

  10. darmian says:

    Kot per kuriozitet a mi sakteson njeri ………. ne ca vitesh ka mbaruar Masterin per Administrim Biznesi, pas Kamzes ……… besoj 97-2005 ne kohen qe ka qene ne pushtet ………. po ne SHBA, Luksemburg e Itali me leket e veta ka studjuar apo me leket e shtetit …..
    shtet shkerdhatash e bq …… qe e bot rob kriminelet dhe bq e Mjaftit

  11. futja kot says:

    Mos ka punuar ne Institutin e Statistikave,i cili ne statistikat e nxjerra nuk ka qene asnjehere e besueshme?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje