Rama: Ja pse nuk e takoi Ilir Metën, John Kerry. Sa për Nishanin, s’do kisha dashur që presidentin ta shoh si shef protokolli

15 Shkurt 2016, 21:24Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama duke komentuar vizitën e sekretarit të Shtetit John Kerry në Tiranë, ka ironizuar edhe daljen në Rinas të Presidentit Bujar Nishani për ta pritur.

Nuk kam dëshirë ta komentoj.

Ai është presidenti i Shqipërisë kur takon këdo qoftë.

Për hir të së vërtetës, nuk do kisha dashur që presidentin e vendit tim ta shikoj si shefin e protokollit.

Besoj se mbi normën elementare ka prevaluar dashuria për Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë që kur sekretari i Shtetit erdhi në Kryeministri, ishte shefi i protokollit”, tha Rama në emisionin Dritare të Rudina Xhungës.

Kreu i qeverisë ka sqaruar edhe çështjen e mungesës së një takimi me kryeparlamentarin Meta.

Edi Rama thotë se kryetari i Kuvendit është numri dy dhe në axhendë nuk ishte parashikuar takim as me Ilir Metën dhe as me presidentin, paçka se ky i fundit doli vetë në aeroport.

“Ilir Meta është figura numër dy e shtetit dhe do të ishte e habitshme nëse do vinte kryetar Senati apo Kongresi dhe nuk takonte Metën.

Por vjen sekretari i Shtetit dhe takon kryeministrin dhe kryetarin e opozitës, është normale.

Takoi dhe presidentin kur ky  i fundit i doli përpara në aeroport”, tha Rama.

7 komente në “Rama: Ja pse nuk e takoi Ilir Metën, John Kerry. Sa për Nishanin, s’do kisha dashur që presidentin ta shoh si shef protokolli”

  1. Kapterr Jari says:

    Takova Gjon Kerrin

  2. intelektuali says:

    PO KUR SHKOI NE SHBA LIKE FLORIRI PSE OBAMA NUK I HODHI GELBOQEN O EDI RAMA?

    Prandaj:

    o Kryeministri Yne si “mesalla me dy faqe” mos i bej te pakten budallenj shqyptaret me llogjet qe deklaron dhe flet ne media, se te gjithe e dine qe Like Floriri eshte “person non grata” per SHBA zyrtare, pikerisht nga videoja famoze e Dritan Priftit qe ti vete ke deklaruar se eshte pare nga Bota me ze dhe figure kur Aleati yt ne Rilindjen tende Socialiste Ilir Meta apo Like Floriri kollofiste pjesen e radhes te ryshfetit dhe korrupsionit, por edhe per sekretarin famoz te Likes dhe pinjollin e Partise se Punes Almir Rrapo qe ndodhet akoma ne burgon federal te SHBA per vrasje dhe droge.

    prandaj:

    MOS FOL LLOGJE KAVAJE PER SHQYPTARET O KRYEMINISTRI YNE SI “MESALLA ME DY FAQE” EDI RAMA!

  3. Kapterr Jari says:

    Fotografi per cmim nobel ne kategorine bythelepirje

  4. Raimond vlonjati says:

    Genjen sikur esht ne klase te pare

    Ai Metrn nuk e takoi sepse Meten e ka planifikuar Rsma ta ekzekutoj politikisht
    Ndaj dhe Kerry nuk u takua ne Meren

  5. Haaaaa says:

    Si te mos e takonte zoti Kerry,kete GJYNAHQAR???
    Shikojeni mimiken e ketij “FUKARAI” sikur i ka dale perpara kryetarit te kooperatives,per t’i dhene nje pune te lehte meqenese eshte semure!
    -“Aman,zoti Sekretar,ketu ne Shqiperi edhe pak do me hedhin ne rruge te madhe,ne se nuk me futin ne BURG,por me gjej nje pune ne SHBA,qofte edhe si CENTRALIST i juaj meqenese oficer roje kam qene tere jeten!
    Ketu nuk me duan as Opozita e as POZITA!!!
    Sic e shikoni vetem kam dale edhe ketu,bile me furgon se edhe makinen ma “bllokoi” policia!!!
    -Sekretari Kerry:
    -LUTJEN tuaj do ta kemi parasysh!
    Do t’ia percjell Zyres per Emigracionin!

  6. antonio says:

    Kjo fytyre me kujton hallexhinjte qe u dalin tek xhami i makines per t’i dhene ndonje lek ne kembim te fshirjes se xhamave,tek ura e Lanes!!!
    _FALMENI NDONJI LEK,ZOTNI!!

  7. Beobachter says:

    Nje pergjigje e qart per te gjith..
    Bravo !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje