Lulzim Basha: Takimi me Kerry-n s'na ndryshoi qëndrim për drejtësinë. Për çdo vendim konsultohem me Berishën

15 Shkurt 2016, 18:10Politika TEMA

Takimi me sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry, edhe pse tërhoqi vëmendjen e Lulzim Bashës që në vizitën e shkurtër në vendin tonë gjeti kohën të takojë edhe liderin e opozitës, duket se nuk ka shërbyer për të ndryshuar qëndrimin e të djathtëve për reformën në drejtësi.

Në një intervistë për emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report TV, Basha shprehet se qëndrimi mbetet i njëjtë edhe pas vizitës së Kerry-t: Nuk ka reformë në drejtësi pa konsensus.

Basha shprehet se gjatë takimit në “Rogner” zyrtari i lartë amerikan e konsideroi arritje të Partisë Demokratike miratimin e ligjit të dekriminalizimit të politikës dhe administratës publike.

Strehimi i muxhahedinëve në vendin tonë, është një hap pozitiv sipas Bashës. Ai thekson se për zhvendosjen e tyre në Shqipëri është arritur marrëveshja me SHBA-në që në kohën e qeverisë së djathtë që drejtohej nga Sali Berisha.

Për kryedemokratin zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja kundërpërgjigje ndaj një qeveria që sipas tij është e korruptuar dhe që e ka zhytur vendin në varfëri.

Ndaj Basha kërcënon për një bojkot të mundshëm të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2017.

“Nuk hyjmë në zgjedhje me Ramën kryeministër”, tha Basha.

Në radhët e të djathtëve pati kritika ndaj Bashës se nuk konsultohet për qëndrimet që shpreh publikisht për procese të rëndësishme në vend, por lideri i opozitës thotë se për cdo vendim konsultohet me ish-kryeministrin Sali Berisha, por edhe me kryesinë.

Megjithatë, Basha thekson se “është sovran në vendimet e tij politike”.

Për kryedemokratin Basha, qeveria është duke gënjyer për projektin e Byrosë Kombëtare të Hetimit pasi opozita nuk ka dhënë dakordësi të plotë për projektligjin e miratuar nga Këshilli i Ministrave. I pyetur se përse nuk i përgjigjet kërkesës së mazhorancës për të nxjerrë ai projektin për Byronë, Basha përgjigjet shkurt: S’jam noter i Ramës, – duke shtuar se për ngritjen e këtij institucioni që do të hetojë korrupsionin në radhët e zyrtarëve të lartë, është rënë dakord vetëm parimisht. Të mërkurën qeveria bëri publik projektligjin për Byronë, e cila do të jetë në varësi të Policisë së Shtetit dhe të prokurorisë. Pika që i ndan demokratët në këtë nismë, është vendosja e Byrosë së Hetimit në varësinë e plotë të Prokurorisë, kjo sipas tyre e kërkuar edhe nga Komisioni i Venecias.

7 komente në “Lulzim Basha: Takimi me Kerry-n s’na ndryshoi qëndrim për drejtësinë. Për çdo vendim konsultohem me Berishën”

  1. Lulush Bithekiri says:

    O Lul po kurve e po rruspi ngele. Haji karin Sales o kar se do bish ne burg po sja lepive karin mire

  2. shqiptar denbabaden says:

    te gjithe femrat e fisit biologjik e politik te shkerdhefshin muxhahidinet o kylysh i qelbet!!!!na e thua me krenari qe eshte veper e berishes ardhja e tyre o bytheshqyerit servile,legen e te pafytyre!!!!!!!!!!!!!

  3. Besoj says:

    K y eshte palaco. Akoma nuk e di forcen e Amerikaneve, do ta mesoje shume shpejt sa nuk do te kete kohe te flase me gjepura.

  4. england says:

    Po pse “kelluf” eshte Basha te votoje byrone e hetimit,eshte njesoj si te firmose fleten e arrestit per te dhe shefit te tij plakush,pse kush i ha keto brockullat e ketij Lules se gjoja PS-ja paska ndryshuar draftin,rrenat e Saliut tashme i kane mesuar dhe femijet e kopshtit,dhe ky Hollandezi po shkon ne gjurmet e mashtruesit me te madh qe ka pas ndonjehere ai vend.

  5. alphade says:

    Reforma ne drejtesi baraz me Flete-Arresti per Saliqekbesiren, Lulezimkurven pa shtylle kurrizire,Ritvanqejfliun, etj.etj…..!!!

  6. hajduterit e shqupît says:

    ti vrases nuk e voton reformen ne drejtesi vetem per
    shitjen e detit
    rruga durres -kukes
    dhe 21 janarin
    por mos harro nuk ka dekriminalizim pa ty se nje vrases nuk do behet kurre kryebandit qeverie qe ti pretendon smerlap shqupi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje