Ben Blushi: Emigrantët ikin si viktima të qeverisë, po kthehemi në një vend të vogël

18 Shkurt 2016, 19:35Politika TEMA

Ben Blushi ka thënë sot në Kuvend, se shqiptarët që ikin si emigrantë jashtë shtetit, e bëjnë këtë gjë për shkak të keqqverisjes.

Sipas tij, nëse ikjet vazhdojnë me këtë trend, Shqipëria do të boshatiset.

“Emigrantët në fakt e kanë fuqizuar ekonominë e vendit tonë, por jo vetëm kaq. Ata i kanë dhënë shpresë këtij vendi.

Pyetja është se përse shqiptarët ikin në emigracion? Çfarë i shtyn të ikin? Çfarë u mungon? Ajo që u ka munguar është shpresa për një qeverisje më të mirë dhe më të drejtëi.

Ata ikin si viktima të qeverisë së tyre. Vitin e shkuar ikën mbi 100 mijë.

 Nëse kjo ikje vazhdon, Shqipëria do jetë një vend më i vogël. Kemi qenë gati 4 milionë para 25 vjetësh jemi gati 2.8 milionë.

Nuk mjaftojnë vetëm ikjet, por edhe lindjet që janë ulur. Shqipëria po bëhet një vend më i vogël.

Kemi rënë në 12 të lindur për 1 mijë banorë, nëse s’duam të zvogëlohemi, duhet të frenojmë lindjet dhe të frenojmë emigracionin.

Para disa ditësh isha në Kukës dhe Kukësi është qyteti i zbrazur i demokracisë. Kur shkon atje e sheh se çfarë  i ka bërë këtij populli keqqeverisja”, tha Blushi.

“Emigrantët nuk na duhen vetëm për votën. Ne ankohemi sot se ka vende pune, por s’ka punëtorë të kualifikuar.

Emigrantët i kemi punëtorët më të kualifikuar. Ata shkuan në Europë dhe morën profesione që këtu nuk mund t’i merrnin.

Emigracioni sot është shkolla më e mirë profesionale në Shqipëri. Sot me statistikë, 60 shqiptarë duhan të ikin nga Shqipëria, 7 në 10 emigrantë duan të kthehen.

Nëse qeverisim më mirë ata kanë arsye të kthehen. Pse mos të kthehen?! Besoj se sot ka ardhur koha për një administratë shqiptare që pranon ata që jetojnë në diasporë”, vijoi Blushi.

4 komente në “Ben Blushi: Emigrantët ikin si viktima të qeverisë, po kthehemi në një vend të vogël”

  1. TJ says:

    O Blushi ! Une jam emigrant! Nuk kam ikur prej qeverisjes por prej Berishes dhe langove te tij,pjese e te cieve je bere edhe ti! I njejti fjalor si i Strazimirit! Njelloj si keta injorantet e PD! Sa poshte bie njeriu kur behet vegel e dikujt! Sa poshte bie njeriu kur bashkohet me PD dhe berishistet!

  2. Odiseja says:

    Ti tj duhet te jesh patjeter nje kurve e Rames… Ketu njerezve u ka shkuar thika ne palce, kurse ti na tregon ende berishen… Mjaft me bastarde te verber qe u njgiten si mut kryetareve te partive… ky vend po degradon dhe nese ka nje ze qe po ngjall sadopak shprese per shqiptaret eshte blushi… Rama eshte krejtesisht i kapur nga krimi, Basha nje lolo qe nuk e ka idene se ku ndodhet…

  3. aqifi says:

    o blushi meqense ste pelqen aty ik emigrant edhe ti o te pa fytyr

  4. Hello says:

    Bravo blush, je njeriu me i ndershem ne qeveri. E meriton te jesh kryeminister. Te ruajt zoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje