Valixhet e gushtit të 2013-s duhen hetuar mirë se çfarë kanë pasur brenda, Sali!

18 Shkurt 2016, 18:07Politika TEMA

Nga Taulant Balla*

 

Fjala që sapo u mbajt, me përjashtim të fjalisë së fundit, është njësoj me fjalimin përmbyllës të fushatës zgjedhore të 2013. Parashtrove para shqiptarëve të gjitha këto arritje imagjinare, por shqiptarët të flakën si leckë me 1 milion vota kundër. Këtë fjalë mbajte dhe më 26 qershor kur dhe dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike. Me përjashtim të lotëve të gazetares së TVSH-së, asnjë shqiptari tjetër nuk i erdhi keq që ti humbe, që ti u ndëshkove. Besoj ka ardhur koha që të vesh mend. Mos fol më për arritjet e tua se nuk ke asnjë arritje. Dy herë që ke qenë në pushtet vetëm piramida ke lenë mbrapa. Atëherë me Vehbiun dhe me Suden, tani borxhet e fshehura që i’u deshën plot dy vjet qeverisë sonë, ministrit Cani, ministrit Ahmetaj që të zbardhin borxhet dhe t’i paguajnë një më një.

Pas 2 ditësh është 20 shkurt, 25 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit. Nuk ka ironi më të bukur për trashëgiminë e idealeve të dhjetorit kur në krye të PD është një sekretar partie. Ndërkohë unë jam shumë krenar që në krye të qeverisë është një pjesëtar i lëvizjes së dhjetorit dhe dy ministrat që u përgjigjën janë studentë të grevës së urisë. Grevë dhe lëvizje që ti e vodhe zotëri. Pse nuk iu tregon shqiptarëve, tregoi edhe Mesila Dodës që do të flasi pas meje, çfarë ju the ti studentëve kur shkove ti takosh? Kur studentët të thanë hajde në partinë tonë, ti i’u the ‘unë e kam partinë time, unë ju sjell përshëndetjet e shokut Ramiz’ dhe studentët të fërshëllyen, apo jo? Ti nuk ishe dakort që studentët ta rrëzonin bustin sepse këtë lëvizje ti e quaje ekstremiste. Madje siç tregojnë ndihmësat e tu, sot të larguar prej teje, ti ishe në makinën që të kishte vendosur Partia e Punës në dispozicion kur more vesh që u rrëzua busti i Enver Hoxhës. Ja pra Sali, ironi më të madhe se kjo nuk ka. Ti në krye të PD dhe studentët e grevës së urisë të dhjetorit në qeverinë e Partisë Socialiste. Kjo është krenari për ne. Turp për Partinë Demokratike. Ti e vodhe lëvizjen e dhjetorit, siç ke vjedhur dhe pasuritë e këtij vendi.

The këtu Enveri, Hitleri. Sigurisht diktator më të tmerrshëm se Enver Hoxha nuk ka pasur në Europë dhe në botë. Pyetja për ty Sali është: i tillë ishte Enveri edhe kur haje bukë në shtëpinë e tij, me nipërit dhe mbesat e tij? A ishte i tillë? Unë nuk kam ngrënë bukë në shtëpi të tij, jam i vogël shumë. Enveri si Hitleri ishte kur ti hipje në varkën e tij për të bërë xhiro me djalin e tij? Po ti paske ndenjur me djalin e Hitlerit dhe haje bukë në shtëpinë e Hitlerit. Mjaft më me këtë histori. Ke 25 vjet që të duket vetja si antikomunisti më i madh, kur ti je problemi më i madh që ka sot njëra prej partive më të rëndësishme të këtij vendi, Partia Demokratike, e cila u krijua për të çuar përpara idealet demokratike në këtë vend.

Fole këtu për vizitën e mikut të madh të Shqipërisë dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit në detyrë, ish kandidat për President në SHBA, John Kerry. Fole, por ne tani të njohim mirë. Ti kur ke një hall i bie rreth e rreth e rreth, por hallin nuk e tregon. Fole këtu për vizitën, nuk ka shqiptar nga me dy klasë shkollë deri më 22 klasë shkollë që nuk e ka kuptuar dhe nuk e ka marrë vesh që John Kerry erdhi për reformën në drejtësi. Ti nuk e përmende këtë. Ke dy javë që merresh me një çështje që në axhendë nuk ishte çështje kryesore. John Kerry erdhi për reformën në drejtësi, e konfirmoi edhe njëherë, që ta kuptosh mirë që ambasadorët amerikanë kur vijnë në Shqipëri nuk kanë axhendat e tyre personale, siç je mësuar ti t’i quash ambasadorët amerikanë sa herë që të bien në kundërshtim me interesat e tua. Kur flisje për Withers, një zotëri i nderuar, thoje ky zotëri ka ardhur me axhendë personale. Deri ditën që u largua miku ynë dhe i gjithë shqiptarëve, Alexander Arvizu, përsëri nxirrje Strazimir e shokë që të thoje që ky ka ardhur me axhendë personale. Edhe për Donald Lu, këtë gjë përpiqesh të thuash. Nuk kanë këta axhendë personale. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mik pa kushte të Shqipërisë, e John Kerry erdhi pikërisht për këtë në Shqipëri. I the të gjitha me muxhahedinë e të tjera ca nuk the, po nuk fole për reformën në drejtësi. Sepse aty e ke hallin ti, të mos bëhet reforma në drejtësi dhe të mos ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit. Se nuk ka parti në botë që kryetari i partisë del dhe deklaron që do votojmë Byronë Kombëtare të Hetimit dhe ish kryetari del dhe thotë nuk e votojmë dhe ajo nuk mbështetet nga Partia Demokratike. Madje aq therëse është ironia në këtë rast saqë në takimin e rradhës me prindërit Lulzimin nuk e shoqëroi babai, por kushëriri i babait. Çoi Mal Berishën në delegacion, që të ishte i sigurtë se çdo të thoshte Lulzimi në takim me përfaqësuesit e lartë amerikan. A ka turp më të madh për këtë parti! Tani ka humbur besimin dhe tek Aldo, tek Tabaku s’ke pasur ndonjëherë siguri, tek Ed Paloka normal që jo se nuk e di se në çfarë ore është takimi, Mond Spaho nuk flet mirë anglisht dhe çove Mal Berishën që t’i mbante të gjitha shënim.

Qytetari dixhital, të ka ardhur besoj një mesazh analog sot. Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, i partisë tënde, ka vendosur drejtor të ujësjellësit nipin e vet. Djalin e tezes e ka shef kabineti. Ju partia e parimeve keni ndonjë reagim për këtë, apo nuk të ka ardhur akoma mesazhi. S’të ka ardhur ndonjë mesazh për këtë çështje! Turp!

Fole këtu për charterat. Siç ka ikur ministri i Ekonomisë në Katar me charterin e mbretit të Katarit, ke shkuar dhe ti. Vendet arabe, vizitave zyrtare j’ua ofrojnë këtë mundësi, t’a çojnë avionin e mbretit të të marrë. Ke shkuar edhe ti. Ky paska bërë gabim, ti nuk paske bërë gabim!

Sa për tenderat, të sfidova javën e kaluar por ike. Javën e kaluar u çove këtu për një biznesmen dhe fillove të thoje se ky biznesmeni është kriminel, kryekriminel etj. Zotëri, dokumentat zyrtare thonë që ky biznesmeni ka pasur për 8 vite, sa ke qenë ti kryeministër konsulente Argita Berishën. Tani kam një pyetje, a është shpërdorim detyre nga ana jote fakti që ti i bën presion një biznesmeni për shkak se je deputet, nga foltorja e Kuvendit, që biznesmeni të vazhdojë të ketë konsulente vajzën tënde! Kompania quhet “Alpet” dhe paguante 3 mijë euro në muaj konsulencë juridike në zyrën e avokatisë së vajzës tënde. Pse nuk paska qenë kriminel 8 vjet me rradhë kur bënte konsulencë me zyrën e vajzës tënde dhe u bë kriminel pas qershorit të 2013-tës? Kjo nuk qëndron. Biznesin që ka, atë ndërtesën tek Taiwan-i, atë parkun që ti sulmon kryetarin aktual të Bashkisë, Erion Veliaj, ia ke dhënë ti me vendim të Këshillit të Ministrave. Nuk ja kemi dhënë ne. Ka një vendim të Këshillit të Ministrave me firmën tënde. Sikurse edhe për ndërtimin e Taiwan-it, Edi Rama ka qenë kundra. Është votuar në këshillin bashkiak dhe ka qenë një aleancë me këshilltarët bashkiak për ta marrë vendimin. Është e rëndë, që sa herë ti prishesh nëpër pazare, fillon lufta kundër çdo lloj biznesmeni.

Sa për valixhet një gjë po ta them, Byroja Kombëtare e Hetimit do të ngrihet dhe do t’i hetojë të gjitha valixhet. Ato të gushtit të 2013 duhen hetuar mirë se çfarë kanë pasur brenda.

*Fjalimi i mbajtur sot në Kuvend

19 komente në “Valixhet e gushtit të 2013-s duhen hetuar mirë se çfarë kanë pasur brenda, Sali!”

  1. Besoj says:

    Bravo Balla, mushka keshtu i do drute. Por vetem mbaheni fjalen.

    1. adi says:

      nese keta me poshte jane njerez te vertete me keto komente.
      atehere ky komb ka mbaruar
      po mire more truthare
      ky tipi eshte nenkryetari grupit parlamentar te partise ne pushtet prej tre vjetesh, eshte nga njerezit me te afert te kryeministrit, ka mare 1.000.000 vota per tja kthyer ne shuplaka berishes.
      nese nenkupton qe shkelzeni ka nxjere para jashte shtetit kuptohet te padeklaruara , pse nuk e areston??????
      ca po ben po i ve gjobe shkelzenit ???? apo po tallesh me njerezine?????
      se ju arestuat fukarenj per 30.000 leke drita.
      dhe pyetja kryesore pse pikerisht sot????
      apo ngaqe ish ministri publikoi zyratrisht se borxhi qe shqiptaret i kane botes u rit me 6.66%
      dhe ca kane mare shqiptaret ne shkembim te ritjes se ketij borxhi ???
      jane 6.66% me te pasur, kane me shume rruge, me shume ujsjellesa,me shume spitale. ku u shpenzuan kaq shume para??????
      kjo eshte pyetja qe mos te ikni dhe ju me baule metalike si i biri i saliut mashtrusa ordinere.

      1. ble-ta says:

        Komenti i adit ngre vertet nje pyetje? Drejtesia funksion vetem per fukarenjte ndersa ata per te cilet ju morret votat drejtesia nuk funksionon?
        Perse nuk ngreni padi kunder Shkelzenit, apo parate qe po beni ti nxirni dhe ju me valixhe?

    2. Shaqua says:

      O katundar i Librazhdit, pse keshtu behesh i besueshem duke krahasuar Enverin me Hitlerin?
      Piciruk, mos u kruaj me Enverin se ke per ta ngrene, ndersa per greven e studenteve te dhjetorit, shpjegimet dhe adresimet me te mira i ka dhene dhe vazhdon t’i jape i madhi VIKTOR MALAJ, por ti me lehte beson historite e histerite e Mesila Dodes se sa te , lexosh shkrime reale dhe te sakta per bemat e dhjetoristeve. Nuk behesh i besueshem keshtu, se po te mos ishte ai. ENVERI,
      katundaret e tu dhe te gjithe Shqiperise, me gjithe qytetet si qyteti yt Librazhdi, do te ishin me e pakta, PA DRITE, pale pastaj nuk behej fjale per shkolla e spitale. Qendro me kembe ne toke, matu kur flet, mos i mbaj iso shefit tend, eshte tjeter brume ai, ti je tjeter. Se edhe ate pak respekt qe kisha po ma dh… fare.

  2. Omega says:

    Thyejani TURINJTE ketij KRIMINELI dhe ANTI SHQIPTARI te urryer!
    Si nuk ka lindur toka shqiptare nje TRIM si Avni Rustemi???
    A KA TRIMA SHQIPERIA apo ka qene kjo nje legjende kalorsiake?
    A ka ekzistuar me te vertete trimi Avni Rustemi?
    Ne se po pse nuk i ngrihet ketij Heroi Kombetar nje SHTATORE me e madhe se e TRADHETARIT matjan Zogolli???

  3. niko says:

    Bjeri legenit o Taulant. Vetem lehni ne Facebook se asnje nga ju socialistet nuk ka guxim te fuse ne burg deri sa te ngordhe kerrmen Berishe.

  4. Flash says:

    Saliu dihet prej kohesh se kush eshte! Por ti shoku Palla se bashku me Rilindjen jeni vazhdimi i fatkeqesise kombetare. Por ti vec te tjerash je nje injorant megalloman. Me ne fund zbulove dikatorin me te keq ne bote!!!! As Hitleri as Stalini as Pol Poti. Fale nje kokcepshi me ADN turke, made in Librazhdi me ne fund historia ka nje pergjigje. Debil!

  5. beni says:

    Bravo me fjale ooooooooo shume bavo dhe mjere ne !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. Treviso says:

    Kryekriminelit nuk duhet ti jepet e drejta per te folur dhe jo me per te kaluar kohen e percaktuar me rregulloren e brenshme te parlamentit. Duhet ti behet vrejtie kryeparlamentarit qe te mos beje perjashtime ne foltoren e parlamentit, dhe sidomos per kryekriminelin e shqiptareve.

  7. Fatosi-kosove says:

    Sa me shume qe flet sali berisha zbulohet edhe me shume si njeri i deshtuar,edhe tash e 25 vjet pas rrezimit te bustit me qka sali berisha krenohet se paska dhene urdher per rrezimin e bustit te diktatorit e qe faktet tregojne se ai ishte tere kohen afer tij dhe egzekutor i urdherave,nuk mund te mos e kujtoje nje gje nga ajo kohe,pak dite pas rrezimit te bustit te Enver Hoxhes ne kosove pikerisht ne Dukagjin ishin vendosur shume refugjat te ardhur nga shqiperia qe serbia ishte kujdesur tu ndertoje shtepi dhe tu japi toke sepse ishin deklaruar si serb,ne ate kohe ishte nje program qe fliste shiq qe fliste nje fare spikerice hajrie rugova,gati çdo muaj na shfaqnin nje emision per rrezimin e bustit te Enverit ku njeri qe quhej sllobodan dhe thoshte se ishte mik i ngusht i sali berishes tregonte se si i kishte lidhur litarin ne qafe dhe pas rrezimit e kishte pshurrur ne koke lapidarin dhe se si turma e kafsheve e kishte brohoritur,pra nese do i gezohemi nje kriminal te bere nga nje serb ateehr mjere ne si komb ku kemi rene,pastaj kush mund ti arsyetoje krimet e sali berishes duke akuzuar te tjeret si pasardhes te komunistave kurse vete komunisti na paraqitet me katolik se vete krishti,sot shqiptaret po shofin dhe ndegjojne,jane deshmitar fatmiresisht te gjithe atyre qe kane ndodhur keto 25 vite dhe quditerisht te gjitha deshtimet,vrasjet dhe krimet sali berisha i ka festuar dhe kthyer ne festa,po vrasjen dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes kujt do tja faturon apo pret ndonje pervjetor tjeter qe te thot se une kam dhene urdher,te merresh me kete njeri duhet tre jeshe vertet i forte siq jane Balla e Erioni por per sa nuk futet ne biruce ky njeri mundi i tyre kam frike se do shkoje dam,prandaj duhet uruar Ballen dhe Erionin qe te kene vendosmeri ti shkojne deri ne fund asaj qe ata shpesh thone se ti sali e ke vendin ne biruce.

  8. ????? says:

    Eh mor byth…..ir foltoresh, ske faj ti qe ben gam gam nga mengjesi deri ne darke, fajin e kane shqiptaret qe te vetmen gje qe kishin ne dore, votat, jua dhane me gjithe shpirt sepse vertete shpresuan se krimineli Sali do t’i paguante te gjitha borxhet qe ka ndaj kesaj te mjere Shqiperi! Kujt i duhen llapaqenerite e tua ne parlament e akuzat “me ka cu nena me la gojen” te braces nga facebook-u? Cfare te reje the qe nuk e dijme? Ka tre vjet qe shqiptaret jua dhane pushtetin per te vene drejtesi ne vend? Cfare keni bere? ku jane veprat? Thua Kerri erdhi per reformen! Po pse duhet gjithnje te vijne te huajt te na i rregullojne punet tona? Kaq te mefshet jeni sa cdo gje e prisni nga jashte? Shqiptaret ju votuan juve o plehre dhe jo kerrin. Dhe nuk ju votuan qe te lehnit si hiena nga parlamenti, por te mbanit premtimet. Ptuuu rrace e keqe, njesoj zgjyra e letyra jeni si ju, si ato halete qe rrezuam nga pushteti. Shpresoj qe nje dite shqiptaret te ndergjegjesohen vertete e t’ju marrin perpara si lopet te gjithe juve kermat qe keni 25 vjet qe ia “hani mishin” ketij vendi te mjere dhe e keni kthyer ne nje kosh gjigand mbeturinash!

  9. Devolliu says:

    Sali Shpellari dhe Like Floriri janë kanceri i Shqipërisë.

  10. alphade says:

    Kryekrimineli i Shqiperise i te gjitha kihrave-SALI MILLOSHEVIC-FASLLICI !
    Kryehajni i Shqiperise,i te gjitha kohrave, SALI-FASLLIC-MILLOSHEVICI !!!

  11. REZI says:

    Të lumtë, e them me plot gojën.
    Ka kohë që e meriotn një përgjigje të tillë.
    Mos u tërhiqni nga gomarllëqet që thotë Saliu.
    Ai duhet të përgjigjet për të gjitha krimet që i ka bërë këtij vëndi.
    Më vjen ndot kur na shfaqet në TV dhe s’pushon së foluri si ato plakat e këqija.
    Saliu është etalon i thashethemexhiut, i gojëndyrit që e ligjëroi në parlament, i nxitjes së vëllavrasjes, i shkatërrimit të Shqipërisë.
    Dijeni se do kujtohet vetëm për poshtërsitë dhe do mallkohet në breza. Të lumtë Taulant Balla.

  12. Loni says:

    Bravo Taulant Balla !

  13. Bir Selmani nenes says:

    Edhe keto te PS vetem te LEHIN dine dhe dihet publikisht qe qeni qe leh nuk kafshon Ndojne dite do ti thone salihut U lodhem se lehuri por shko vete ne burg se ne spushojme se lehuri na falni por na eshte Bere Zakon dhe bir selmani nenes ke te qaj me pare

  14. gita says:

    Gjerat duhen cuar deri ne fund dhe jo vetem me fjale ,se kemi degjuar boll.BRAVO!

  15. Andrea says:

    Taulanti eshte bere si lepuri per elefantin, kur i kerkoi se c’pune duhet te bente, pasi i ndau punet per te gjitha kafshet e pyllit. Edhe ky, pune te ngjashme po ben: po i pastron here-pas-here b…n Berishes.
    Qekerka vertet lepur, pa pike personaliteti.
    Po keshtu rezultoi te jete gjithe tufa rreth Edi-dhelpres.

  16. MeteH says:

    Bravo BALLA.Por eshte von.E keni lene SALIUN te shpif 3 vjet pa hapur asnje dosje,duke i dhene mundesi te sulmoi duke u mbrojtur mire per vjedhjet e krimet qe ka bere vet duke ja u shitur faisin JU.Ose jeni te paafte,ose keni frik te merreni me të.Dosjet duhet te ishin ne prekurori,ndonse e dim qe ai dhe KO nuk do denoheshin me kete sistem drejtesie qe kemi,por do mund te behet me drejtesin e RE.Disa komentues thon se pse RAMA nuk po i denon…! Nuk denon K/Ministri,por drejtesia,pasi RAMA nuk eshte SALIU qe i bente e i ben te jitha..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje