Nishani dekreton 4 prokurorë, refuzon prokurorin që arrestoi Fullanin

18 Shkurt 2016, 14:05Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar sot emërimin e katër prokurorëve në detyra të reja te Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, javën e kaluar ka dërguar në Presidencë një listë me katër emra prokurorësh për emërim në detyra të reja.

Në listën e te dekretuarve ndodhen prokurori i rrethit Lushnje, Arenc Çela, dhe tre prokuroret Pranvera Hoxha, Klodian Braho dhe Sonila Muhametaj.

Por Nishani refuzoi dekretimin e Ramadan Trocit per te Krimet e Renda.

Prokurori qe arrestoi ish Guvernatorin Ardian Fullani dhe ish kryebashkiakun e Vlores, Shpetim Gjika, nuk ka marre miratimin e kreut te shtetit. Lista në fjalë ka marrë miratimin e parë me shumicë votash në Këshillin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Ky është organizmi i vetëm sipas ligjit që ka të drejtën e përzgjedhjes së kandidaturave të prokurorëve që lëvizin apo ngrihen në detyrë. Pasi shqyrton kandidaturat, Këshilli me shumicë votash (ka shtatë anëtarë) del me një vendim, i cili është sugjerues dhe jo i detyrueshëm për Prokurorin e Përgjithshëm.

E njëjta gjë, e bazuar në ligj, ka ndodhur edhe në rastin në fjalë. Këshilli i Prokurorisë së Përgjithshme ka shqyrtuar 23 kandidaturat e prokurorëve që kanë kërkuar transferim dhe ka vendosur që katër prej emrave t’i përzgjedhë për t’i dërguar te Prokurori i Përgjithshëm. Kryeprokurori Llalla duket se nuk ka bërë asnjë ndryshim nga lista e propozuar nga Këshilli i Prokurorisë, por e ka kaluar atë për dekretim në Presidencë./Panorama

3 komente në “Nishani dekreton 4 prokurorë, refuzon prokurorin që arrestoi Fullanin”

  1. Muzhaka says:

    O nishan te humbte nishani.

  2. Tony uk says:

    Po hiqeni more kete palaco president,i keni votat cfare prisni?? Ky gjysmak nuk hyn ne pune as per te mbajtur bagazhet tek dera e avionit!!

  3. simba says:

    me se fundi dole nje here burre shteti tani hiqi dhe rrogen qe te paguaj fullanin se asnjeri nuk mban pergjegjesi per akuzat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje