Ndonëse mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kaloi e qetë dhe pa tensione, ndryshe nga një javë më parë, sërish thumbimet në drejtim të shefit të opozitës, Lulzim Basha, nuk kanë munguar.
Ka qenë ish numri dy i PD, deputetja Jozefina Topalli e cila ka zgjedhur të jetë protagoniste dje, jo duke replikuar, por përmes një batute me gazetarët, duke kritikuar indirekt mungesën e protestave të opozitës, ndërsa ka sjellë si shembull për t’u ndjekur aksionet e “Vetëvendosjes” në Kosovë.
Teksa ka hyrë në sallën e mbledhjeve të grupit parlamentar demokrat, Topalli ka gjetur rastin të pyesë një gazetare pranë saj, nëse kishte nisur apo jo protesta e opozitës së bashkuar në Kosovë.
Mbledhja e deputetëve demokratë korrespondonte në të njëjtin orar me manifestimin e opozitës së Kosovës, pavarësisht se protesta atje nisi disa minuta me vonesë.
Por, shqetësimi real i ish kryetares së Kuvendit ka qenë aksioni i munguar opozitar në Shqipëri dhe jo pa qëllim ka hequr një paralele me guximit të opozitës së Kosovës dhe pasivitetit të asaj në Shqipëri.
“A nisi gjë protesta e “Vetëvendosjes”? Kanë thënë që do të jetë më madhështorja këtë herë. Sikur të kishim bërë një protestë të vetme si të tyret këtu...”, mësohet të ketë thënë Topalli në fillim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, raporton Shqiptarja.com.
Sepse ju jeni kriminela dhe nuk mund te frymezoni dot shqiptaret, po gjithsesi edhe Edi me Ilirin nuk bejne dot te njejtat protesta ne opozit sepse nuk jane te ndershem, sic ju. Punoni per kombin ose shtetin shqiptar dhe do e shikoni, por ju jeni meskina dhe nuk mundeni. Duhet klase e re politike per te ngritur frymen e shtet-berjes dhe pse jo bashkimit kombetar, ndonse jo real po ekonomik.