Plan arrestimesh nga qeveria për zyrtarët e korruptuar

18 Shkurt 2016, 10:30Politika TEMA

Qeveria duket se do të eci me plan për arrestimin e zyrtarëve të arrestuar.

Një një dokument strategjik për integrimin, qeveria thotë se parashikon të rrisë me 5 përqind numrin e arrestimit të zyrtarëve të korruptuar.

Kjo shifër është vendosur në planin e masave për 5 prioritetet e integrimit, një ndër të cilat është lufta kundër korrupsionit.

Në këtë strategji të qeverisë, e diskutuar dje në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian thuhet se për realizimin e prioritetit të tretë të vendosur nga Komisioni Europian, qeveria do të rrisë me 5% numrin e zyrtarëve të të gjitha niveleve që do të referohen në Prokurori për përfshirje në korrupsion.

Rritja e numrit të referimeve për korrupsion dhe krime të zyrtarëve në detyrë në të gjitha nivelet me 5%. Rritja me 7 specialistë e numrit të personelit të angazhuar në luftën kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit. Rritja e numrit të referimeve për hetime proaktive për rastet e korrupsionit dhe krimeve të zyrtarëve në detyrë me 5%”, thuhet në planin e masave të hartuar nga Ministria e Integrimit.

Por, ky plan ka shkaktuar ironi, pasi arrestimet për korrupsion nuk bëhen me plan.

13 komente në “Plan arrestimesh nga qeveria për zyrtarët e korruptuar”

  1. Arrestojini 2 here qenat says:

    Arrestimin e zyrtareve te arrestuar? Patjeter , madje duhen arrestuar edhe zyrtaret e arrestuar qe jane arrestuar.

  2. tekniku says:

    hahahahahahaha
    Nejse, përtej qyfyreve të lajmit (burimit ose gazetarit), do bëja një llogari të thjeshtë:
    Që të shtohet qoftë edhe me një person (pra që 5 % të jetë të paktën 1) lista e arrestimeve duhet që ndërkohë të ketë arritur tek 20 zyrtarë!
    Nëse do kishim 20 ndërkohë or mik, këtu do ishte parajsë!
    Ju lutem të na i kurseni këto lajme që ofendojnë inteligjencën.

  3. testimus says:

    Ksera nuk eshte zyrtar eshte ish-zyrtar. Tani sa eshte 5% e 0?

  4. alo alo says:

    5% i hicit, ben hic=0

  5. Kritiku says:

    Mos shkruani gjera qe nuk i kuptoni. Ne vend qe te informoni ju beni te kunderten. Beni kujdes me shkrimet dhe me permbajtjet qe ato te kene cilesine e duhur dhe jo te krijojne disinformim.
    Sa per sqarim nuk arreston qeveria por organet e zbatimit te ligjit, policia me urdher te Prokurorise. Ne rradhe te dyte, te percaktosh me perqindje se sa duhet te jene arrestimet ose te pakten kallzimet, ky eshte nje tregues, i puneve rrumpalle te bera nga adoleshentet e Ministrise se Integrimit.

  6. xhon says:

    Po ja eshte arrestuar vetem 1.Po 20% e atij i bie te jete ………20 cm. Haha……..

  7. Ema says:

    Po pse cjane arestimet plan per sigurimin e drithit ne vend?? cesht kjo do risim arestimet 5%….!.. ti duhet te procedosh cdo kend qe thyen ligjin dhe jo me plan…cfare behet keshtu keta kane rrjedhur fare..

  8. arben says:

    Metoda tipike komuniste.. si planet e sigurimit te shtetit dikur .. eshte marrezi te japesh shifra per arrestime, mund te arrestohet kushdo zyrtar qe ka kryer nje krim.. pra mund te arrestohen 1%, 5% apo 20 %…pra gjithkujt qe i provohet kryerja e vepres penale eshte kandidat per tu arrestuar..

  9. 1 says:

    Po honi qe te shkojne te kalojne nje nate ne qeli dhe pastaj te na kerkojne demshperblim si Fullani??? jo me mire te rrine aty ku jane se do e nxjerrin shtetin deficit me shperblimet qe do marrin.

  10. gita says:

    Cfare eshte ky plan ne % ? Duhen arrestuar te gjithe te korruptuarit ,kriminelet,ata qe jane gjykuar dhe jane falur dhe ata qe kane qene fajtore por kane shpetuar me PROCEDURE . Dhe ne keto komente jane permendur te gjithe edhe emrat edhe krimet qe kane krye.r

  11. anticensurë543234 says:

    “Qeveria duket se do të eci me plan për arrestimin e zyrtarëve të arrestuar.”
    ore a jeni në të??si mund të arrestohet një i arrestuar??mund të lirohet,burgoset ose dhe pushkatohet por nuk mund të arrestohet!!sepse është i arrestuar!!
    “Një një dokument strategjik për integrimin, qeveria thotë se parashikon të rrisë me 5 përqind numrin e arrestimit të zyrtarëve të korruptuar.”
    uuuuuaaaaauuuuuuuuuuu???
    me përqindje u bëkan arrestimet???kush është kriminel,ka bërë krim,nuk mund të thuhet nuk po e arrestojmë se vetëm 5% duhet të arrestojmë??nëse askush nuk ka bërë krim si do ta plotësojmë këtë 5%sh??baj e kap dikë dhe rrase mren!!
    pastaj sikur u tha,na keni çarë trapin,se nuk është qeveria ajo që arreston por është prokuroria!!
    “Plan arrestimesh nga qeveria për zyrtarët e korruptuar”!
    si ti kuptojmë këto mënçurira që mua më duken injoranca të politikanëve tanë të ndyrë!!
    kur ja do bitha palloshi tonë e merr përsipër arrestimin e të korruptuarve,kur nuk i do bitha,për të zgjidhur vrasjen e 21 janarit,nuk është ai që merret me këtë punë!por prokuroria!!
    eh shqipëri,shqipëri gjith historinë me krye në hi!!

  12. don says:

    arrestimi i zyrtareve te arrestuar,,ha–ha–ha ,arsyeja e mos arsyes se arsyes time ,ma dobeson aq shum arsyen sa me arsyen po vajtoj per bukurin e ketij gazetari qe aq shum ka lexuar don kishotin

  13. duno says:

    Ne veshtrim te pare ky lajm duket sikur eshte nje lajthitje por ne fakt ka shume kuptim . Dikur baballaret e ketyre qe qeverisin sot arestimet i benin me plan sepse do furnizonin me krah pune pa pagese minierat e kromit ne spac a bulqize , kantjeret e tharjes se kenetave apo hapjes se taracava neper shqiperi . Ndersa sot arestimet behen me plan per te mbledhur lekun qe i duhet pushtetit per te qendruar ne kembe te cilin zyrtaret e korruptuar hezitojne ta japin me deshire . Urojme qe ta realizojne e ta tejkalojne planin per te miren e partise e te popullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje