Fjalimi i "famshëm" djeg Joleza Kokën, nuk do rikandidohet për kreun e FRESSH

17 Shkurt 2016, 19:56Politika TEMA

Joleza Koka do të tërhiqet nga drejtimi i Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë (FRESSH). Koka ka vendosur të mos rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme për kreun e FRESSH.

Vendimi është marrë gjatë një mbledhje që kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme me të rinjtë socialistë, transmeton Ora News.

Joleza Koka do të drejtojë FRESSH-in deri në zgjedhjet e ardhshme, kur do të votohet për kryetarin e ri.

Kryetarja e FRESSH tërhoqi vëmendjen e mediave dhe të publikut me fjalimin e famshëm të mbajtur përpara të rinjve socialistë dhe drejtuesve të partisë në selinë e PS-së, pak javë më parë. Kritikat e shumta që iu drejtuan asaj mesa duket kanë ndikuar që Joleza Koka të tërhiqet nga rikandidimi për kreun e forumit rinor socialist.

3 komente në “Fjalimi i “famshëm” djeg Joleza Kokën, nuk do rikandidohet për kreun e FRESSH”

  1. Kellira says:

    Tashme ehte fakt.
    Ne parti politike afrohen vetem debilat, ata qe s’kane mendere te cajne ne jete ose horrat qe duan te mbrohen.
    Mos kujtoni se i rradhes do te jete ndryshe.

    1. adi says:

      bravo z.rama
      te gjithe duhet te zgjidhen ne PS vec teje.

  2. Eh moj Joleza!
    Me origjine nga Piluri, e rritur ne Fier, e kopsitur ne Tirane. Dhe me qe ra fjala na qenkerke zotrote nga fisi i Zaho Kokes. Po i mbledh Edi Rama te gjithe sojin e Spiro Kolekes ne parti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje