Kryeprokurori Adriatik Llalla i ka kërkuar së fundi Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, të dekretojë katër emra të paraqitur prej tij si prokurorë të Njësisë Antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda. Kjo kërkesë e Llallës ka ngritur shumë dyshime brenda vetë prokurorisë, pasi si procedura e ndjekur nga kryeprokurori, ashtu edhe emrat për të cilët bëhet fjalë kanë disa probleme.
Së pari, emrat e propozuar kanë dalë nga Këshilli i Prokurorisë, një organizëm ky që në fakt nuk ka kompetenca emërimesh. Ky Këshill, i mbledhur vetëm pak ditë më parë ka shqyrtuar kërkesat e 23 prokurorëve nga e gjithë Shqipëria, të cilët kanë kërkuar të transferohen në Tiranë. Nëpërmjet një votimi, ku është votuar edhe për prokurorë që janë anëtarë të Këshillit, janë aprovuar vetëm 8 transferime nga 23 kërkesat e bëra. Dhe nga këto 8, kryeprokurori Llalla ka përzgjedhur 4 emra dhe ia ka dërguar Presidentit për dekretim.
Ajo që bie në sy, përveç mënyrës së përzgjedhjes, është edhe fakti që ndërkohë që në Prokurorinë për Krime të Rënda ka vetëm një vend vakant, kërkohet emërimi i katër prokurorëve shtesë. Po kështu duket i çuditshëm fakti që vetë kryeprokurori Llalla, njëherë e mbylli Njësinë Antikorrupsion dhe pak kohë më parë e rihapi atë përsëri në mënyrë të papritur. E bëri sepse kërkon të afrojë njerzit e tij të besuar në Tiranë përpara reformës në drejtësi apo se ka patur presion politik, kjo është një tjetër pikëpyetje.
Dhe dyshimet shtohen më shumë, po të shihen emrat e atyre prokurorëve që Llalla kërkon t’i sjellë në Tiranë, në Njësinë Antikorrupsion.
I pari është Ramadan Troci, i cili aktualisht mban detyrën e shefit të akuzës në Vlorë dhe që njihet si prokurori që urdhëroi arrestimin e Adrian Fullanit, që tashmë ka marrë pafajësinë. Troci, i njohur si njeri i afërt i Adriatik Llallës, është gjithshtu prokurori që bëri arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika.
Përveç Trocit, një emër tjetër është ai i prokruorit Arenc Çela, që aktualisht mban detyrën e prokruorit të rrethit në Lushnje, ku dikur ka punuar edhe vetë Llalla. Ky prokuror është nipi i Maksim Çelës, i dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda si pjesëtar i “bandës” së Lushnjës të drejtuar nga Aldo Bare. Gjithashtu prokurori Çela, është edhe bashkëshorti i gjyqtares Arbena Ahmeti, vëllai i së cilës është Dardan Ahmeti që, bashkë me Sajmir Bajramin, pritën dhe shoqëruan pilotin italian Giorgo Riformato nga Rinasi në Tiranë. Dardan Ahmeti ka qenë dëshmitar në process ndërkohë është përjashtuar nga përgjegjësia penale, pavarësisht provave të filmuara në hotel dhe vende të tjera me Riformaton.
Në listën e personave që pritet të dekretohen është edhe prokuroria Sonila Domi, e cila urdhëroi ndalimin e ish kreut të Inteprolit, të cilin e liroi gjykata duke e cilësuar veprim të paligjshëm arrestimin e tij.
E katërta është prokuroria Pranvera Hoxha, e motra e kryetarit të Unionit të Gjyqtareve të Shqipërisë, Gerd Hoxha.
Këta janë katër emrat që kryeprokruori Llalla ia ka propozuar për dekret Presidentit Nishani si pjesë të Njësisë Antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda.
Nuk dihet nëse Presidenti do t’i dekretojë këta prokurorë, por këto dekrete kërkohen me të njëjtën procedurë të ndjekur nga Këshilli i Prokurorisë, siç ka ndodhur pak muaj më parë me rastin e 4 dekreteve të tjera, të cilat Presidenti i refuzoi duke i kërkuar Adriatik Llallës që prokruorët të ndjekin procedurën e konkurrimit. Bëhet fjalë për prokurorët Dritan Rreshka, i cili u propozua dhe u prezantua nga Llalla si drejtues i Njësisë Antikorrupsion, Armand Gurakuqi, Anisa Qilimi dhe Enkeleda Millonai, të cilët nuk u dekretuan nga Presidenti për shkak të procedurës së ndjekur për propozimin e tyre. Ky refuzim përbën një precedent, me të cilin Presidenti Nishani mund të veprojë edhe për katër emrat e tjerë që Adriatik Llalla ia ka lënë së fundmi mbi tavolinë në pritje të dekretimit.
Lapsi.al
E thjeshte, padrinjo Sali e ka urdheruar te fuse sa me shume prokurore te “besuar te partise” dhe Lalla qe e di se do iki shume shpejt ka vendosur qe me nje gur te vrase dy zogj – edhe te mbushe prokurorine me plehra, edhe te beje ndonje lek me emerimet. Problemi eshte se edhe Nishan kapterri do pjesen e tij qe ti emeroje dhe I refuzoi heren e pare si nje mesazh per Llallen qe te ndaje fitimet me te. Kaq eshte historia, cdo gazetar I talentuar dhe I zgjuar do te ishte ne gjendje te nxirrte te verteten.
P.S. une e di si nxirret LLalla bllof me pak perkushtim por nuk jam ketu per t’ju mesuar juve zanatin e gazetarit.
Ja ke fut kot .
O zot! Cfare po ndodhe keshtu? Te gjithe i jane vene reformes ne drejtesi,me qellim qe ajo te mos behet.Te gjithe mbeshtetesit e PD-ke.po punojne me te gjitha mjetet,po vene trungje pera rrotave,per ta sabotuar reformen ne drejtesi.Adriatik Llalla qe drejtohet nga Sali Berisha,por i kryen nje e nga nje udhezimet e Berishes,qe si e si qe reforma ne drejtesi te deshtoi.Por neve si popull nuk do te rrim duarkryq.Do ta djegim ne zjarre Salin,Bashen dhe pd-ke ,qe eshte bere temerr.aaaaaaaaaajo dhe Saliu me Lulin duan vetem lufte civile ne shqiperi.
ne fakt nje gje bie ne sy me trocin…….te gjithe ata persona que ve ne dyshim dalin te pafajshem,fakta qe jane te fajshem ja bene muuuuu
Me kete artikull mora vesh se cfare behet ne drejtesine shqiptare. Po keta qenkan te gjithe familjar!! Te gjith prokuroret dhe gjykatesit qenkan vllezer e kuneter me njeri tjetrin!!! E si do te gjykojne njeri-tjetrin keta per korrupsion????
O zot! Cfare po ndodhe keshtu? Te gjithe i jane vene reformes ne drejtesi,me qellim qe ajo te mos behet.Te gjithe mbeshtetesit e PD-ke.po punojne me te gjitha mjetet,po vene trungje pera rrotave,per ta sabotuar reformen ne drejtesi.Adriatik Llalla qe drejtohet nga Sali Berisha,por i kryen nje e nga nje udhezimet e Berishes,qe si e si qe reforma ne drejtesi te deshtoi.Por neve si popull nuk do te rrim duarkryq.Do ta djegim ne zjarre Salin,Bashen dhe pd-ke ,qe eshte bere temerr,ajo dhe Saliu me Lulin duan vetem lufte civile ne shqiperi.
me keta prokurore qe ngrejne akuza dhe arestojne njerez dhe keta dalin te pafajshem nga gjykata a mban pergjegjesi ky tralalaja apo jo. ngrihet fullani dhe kerkon leket 38 milion rroga dhe ka te drejte po pse duhet ti marri nga taksat tona ky nga asistenca e te varferve apo rrogat e pensionistave kush e arrestoi kush e ngriti akuzat ate prokuror cojeni ne ndertim dhe te mbahet rroga atij dhe shefafe te vet pse gjithmon ne do te paguajme ketyre horrave faqezinjte
Hetoni per llallen dhe Fushen,hetoni per pasurite e tyre,hetoni kush e ka mare me qira hotelin MAI_TAI te fushes cfar lidhje ka me keta persona fusha? etj etj e pra keto duhet te dij ambasadori amerikan
mire e ke ela.
pra kjo na qenka prokuroria 4 te perzgjedhur te kater me familje kriminelesh o llalla ka qene pa fat me zgjedh ose kjo prokurori duhet filluar nga e para duke filluar nga llalla ashtu dhe gjykata
Shihni care shoferi ka KryeProkurori
Hajde prokurori hajde .pO SI MUND TE LUFTOJNE KRIMIN KETA KUR E KAN KRIMIN BRENDA FAMILJES NGA VIJNE!!!!.PASTRONI INSTITUCIONET DERI NE TRE KATER BREZA E NESE NUK GJENI MERRNI TE HUAJ DHE BEJENI DREJTESINE TE FUNKSIONOJE.KETA PJELLAT E FISI I KRIMIT DI VETEM TE BEJE ALEANCE ME KRIMIN E SA PER STATISTIKE KAPIN NDONJE ORIDER .
Faji nuk eshte iSaliut por juaji qe nuk ndeshkoni dote si dhe vendosja e njerzeveqe emerojne te betuarit e tyre qe mos te lejojne deshkushmerin e te kaluares se afert ( gje qe i leverdis dhe Rames icili krijon kushtet qe Sala te jete superior ) se veprimet e tij jane shumica ne luftimin e socialisteve me seleksionim dhe papreksheria e pedisteve dhe te koruptuareve qe paguaj dhe i servilosen atij KOHA do ta tregoj se sa do te duhet te kthehemi ne normalitet pas ketyre pseudo reformave
SI TALLEN KETA MUTER ME PARATE TONA…????????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
….duke lexuar kete artikull menjeher me erdhei ne mendje Naimi….
“O moj drejtesi e mjera drejtesi
kush te ka nxi kush te ka nxi,
Burri e mban e gruaja i bjen ;
Vellai e mat e kunata e pret;
Motra e qan e krushku e qet…
….JO, kjo vetem drejtesi s’mund te quhet…
…ah mu kujtua edhe nje shprehje popullore… ” birselmani nenes ke te qaje me pare…”