A ka gisht Koço Kokëdhima në shkarkimin e Canit?

17 Shkurt 2016, 10:27Politika TEMA

Portali Lapsi.al ka hedhur një tjetër hipotezë për shkarkimin e Shkëlqim Canit.

Sipas këtij portali, pas shkarkimit të Canit mund të qendrojë Koço Kokëdhima, duke qenë se ai ka qenë i vetmi ministër i sulmuar nga gazeta e Kokëdhimës.

“Shkëqim Cani ka qenë ministri i vetëm i sulmuar nga gazeta “Shekulli” e deputetit socialist, Koço Kokëdhima. E përditshmja e “superdeputetit” të jugut e kishte kërkuar shkarkimin e Canit që prej shkurtit të vitit të shkuar.

Sipas një shkrimi që zuri titullin kryesor të gazetës së 3 shkurtit 2015, Cani ka qenë ministri më i kritikuar nga Rama në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Kritikat i janë adresuar për punë të dobët, për ndarje jo të rejtë të fondeve për njësitë vendore apo edhe për faktin se ai e mbante ende privilegjin e mandatit të deputetit.

Në shkrimin e atëhershëm “Shekulli” e distanconte ministrin Cani nga ato që ajo i konsideronte si suksese në disa drejtori në vartësi të tij, si tatimet e doganat, të vlerësuara publikisht edhe nga kryeministri Edi Rama. Në fakt, gjatë vitit 2015 këto dy drejtori shkaktuan edhe gropën më të madhe në buxhet, çka shihet si arsyeja e vërtetë e shkarkimit të Canit”, shkruan Lapsi.

5 komente në “A ka gisht Koço Kokëdhima në shkarkimin e Canit?”

  1. DIBRAN says:

    Jane bere te gjithe injorantet bashke qe te heqin nga drejtimi i min.financave PROFESORIN!
    Sa turp!!!!!!!
    Nje tufe injorantesh perballe dhe ne front kunder njerezve te ndershem dhe te ditur!!!!!
    Por…..mos harroni nje gje:
    Kurre nuk mund te neperkembni nderin dhe dinjitetin e LARTE TE DIBRANIT!
    ATA qendrojne lart si KORABI dhe me mencurine dhe krenarine qe kane PERCMOJNE qelbesirat!
    Si gjithmone ne HISTORI-KOKEN LART DIBER KRESHNIKE!

    1. Pilo Lala says:

      Keshtu ishin komentet kur hoqen Didin nga Policija.
      Pastaj e kuptuat qe ky qe erdhi ishte njesoj, mbase me i mire.
      Shkelqim Cani eshte Garde e vjeter, nuk e perballon dot ritmin e Punes qe kerkon Edi Rama.
      Terheqja nga posti, apo shkarkimi jane normale.
      Vete Cani nuk e ka problem, keta hiqen sikur ju vjen keq.

  2. liko says:

    Emrimi Canit ne ate detyre madhore ishte gabim qe ne fillim, Cani nuk eshte ekonomist per ekonomine e tregut, ai i mbyti qytetaret dhe bizneset me taksa deri ne falimentin, nje komunist i pakorrigjueshem. Sikur te supozojme qe shqiperia te merrej me koncension nga nje firme e huaj private per tu administruar, natyrisht qe Cani nuk do kishte vend as si nje llogaritar i thjeshte. Ka ikur koha e Canit. Kushdo qe ka ndikuar per shkarkimin e tij vlen te falnderohet.

    1. Ilirjani says:

      Mos thuaj idiotlliqe dhe mos flit kot me kot.

      Shklqeim Cani eshte gjeni dhe profesor i njohur ne mbare boten.

      Cfare takash te vendosi Cani, ty??? Te beri per biznesin e vogel takesn 0, te vendosi takesn progresive dhe mos harro se taksat i vendoste edvin rama, dhe jo Cani. Cani ishte thjesht profesionisti qe bente llogarite.

  3. Edvin Rama says:

    Dibranet krenare ulin koken dhe pranojme poshtrimin qe ju bejne lapanxhozet.Ec e merre vesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje