Edhe pse ka kundërshtuar gjithmonë fort kritikat për rritjen e munguar ekonomike sipas pritshmërive, edhe pse ka justifikuar pothuaj në mënyrë bindëse faturat e mosrealizimit të të ardhurave nga tatimet e doganat, Rama në këtë rast vendosi një standart tjetër me këtë ndryshim të parë të qeverisë së inicuar nga ai vetë: krahasimin me veten, krahasimin me premtimin, krahasimin me shpresën që shënjoi si premtim në programin qeverisës.
Eshtë vështirë të gjesh fajin e ish-ministrit Shkëlqim Cani në këtë histori. Eshtë pothuaj e pamundur të ndash kufirin e përgjegjësisë së tij me atë të shumë drejtuesve të institucioneve më të rëndësishme që ai ka pasur nën varësi dhe të vetë kryeministrit që e kishte atë nën varësi. Dhe është tërësisht e pamundur të gjendet sesa ka ndikuar në performancën e financave shqiptare qoftë faktori subjektiv – mënyra e drejtimit të tyre – qoftë faktori objektiv – situata e trashëguar apo kriza evropiane dhe problemet ekonomike të fqinjëve të Shqipërisë. Por siç ndodh zakonisht në Shqipëri, ikje-ardhjet e ministrave, njëlloj si ato të ngjyrave në qeverisje, janë pak a shumë si fillimi nga zeroja. Dhe tashmë për financat shqiptare, pak a shumë, mirë apo keq, do të duket, edhe pse nuk është e vërtetë, se gjithçka do të nsië nga zeroja.
Lëvizja e Arben Ahmetajt nga ekonomia tek financat dhe ngritja e Ekonomit nga shëndetësia për të shëndoshur Ekonominë, përtej emrave të përveçëm, duhen parë si një sinjal i asaj që kërkon dhe asaj që pret kryeministri. I pakënaqur me performacën financiare të institucioneve në vend, ai sakrifikon Canin duke “sakrifikuar” edhe shpresat që kishte pasur tek ekonomia me Ahmetajn; duke çuar Ekonomin tek superministria e ekonomisë, Rama jep edhe një mesazh për natyrën dhe shtysën për karrierë në PS. Një rrugë e cila nuk kalon domosdoshmërisht nga korridoret e partisë së tij.
Pak dihet për momentin për të tjera arsye që kanë kushtëzuar këtë vendim të papritur të kryeministrit. Po të dëgjohet retorika politike e opozitës që edhe kësaj rradhe qëllon kuturu, ka ndodhur vetëm një “gradim hajdutësh”. Sipas saj ka ndodhur vetëm shpërblimi i besnikëve të Ramës, por pa u thelluar qoftë dhe një çast më shumë për të bërë pak politikë të mirëfilltë për të dhënë përgjigjet e saj për pyetjet: “Pse ndodhi? Pse tani? Pse kështu?” Ato përgjigje do të ishin të vetmet mënyra që në një mënyrë apo një tjetër edhe vetë opozita të merrte një kapital, qoftë dhe modest politik, edhe publiku të ndjehej i shërbyer në mënyrën që mund ta bëjë vetëm opozita. Dhe në vend të saj, shumë më shumë konkret se Basha, ishte opozitari i Ramës brenda PS-së Blushi, i cili e pikturon situatën me ngjyra të errëta: “Ekonomi e përkeqësuar, taksa jo të balancuara, shumë pak politika për të varfërit, performancë e dobët e administratës fiskale…”.
Sa herë që politika apo politikanët shqiptarë ndeshen duke qenë në dy skaje të largëta segmenti që nis nga e bardha e përfundon tek e zeza, e vërteta qëndron diku në mes. Tek zona gri. Për momentin, ky hap i parë i kryeministrit është i dyti ndryshim në qeveri mbas atij të ministrit të drejtësisë që ju kërkua nga aleati Meta. Nëse do të ketë të tretë, kjo pritet të verifikohet. Sepse ndryshe nga sa mendohet zakonisht, politika është si shahu. Kush luan në të, duhet të llogarisë lëvizje pas lëvizjeje me “nëse bëj këtë dhe nëse bëjnë atë”!
Javanews.al
Mesazhi eshte i qarte: Ekonomia tek Sorosi, kurse financat tek rrumpalla…
Cfare do qe te kete bere Rama deri sot dhe cfare do qe te bej me pas, mua si pensionist ASNJE QINDARKE nuk me eshte shtuar pas 23 qershorit te zgjedhjeve!
Nuk jemi me ne SOCIALIZEM,qe “INTERESI I PERGJITHSHEM MBI ATE PERSONAL,por ne radhe te pare…….INTERESI I FAMILJES TIME!!!
Ato rritje qe thote Rama se na ka bere ne pensionisteve,le t’i mbaje per vete,se ato 1.4 % ne vit NUK JANE AS PER TE RRAFSHUAR INFLACIONIN e jo me pastaj RRITJEN E CMIMEVE!
Ku eshte rritja e tyre keshtu,kur une sot blej me pak mallra se vjet me pensionin tim???
Edhe reforma e ashtuquajtur e pensioneve ka qene komplet MASHTRIM!
Asgje nuk eshte reformuar!
Le ta thone se cfare kane reformuar qe nga legjislacioni RRUMPALLE,llogaritja e pensioneve sipas udhezimeve te brendeshme e jo sipas ligjeve etj!
Qe te pretendosh se ke bere refoorme ne pensione duhet LIGJ I POSACEM,qe te korigjoje te gjitha shkeljet KUSHTETUESE te bera me pare!
Te pretendosh se ke bere reforme ne pensione do te thote qe te BESH QILIZEM NE ADMINISTRATEN E KALBUR DHE KORRUPTUAR TE SIGURIMEVE SHOQERORE DUKE UA HEQUR SUNDIMIN LSI-se DHE PDIU-se,qe e kane zaptuar kete institucion me vite te tera si PLACKE LUFTE NE MESJETE!!!
Ja edhe nje SKANDAL TE TURPSHEM ME PENSIONISTET:
-Akoma kompesimet e dritave dhe bukes behen me VKM te vitit 1994!!!
Qe para 21 vjetesh eshte KOMPESUAR DRITA 350 leke dhe buka 150 leke ne muaj,aq kompesohen edhe sot!
Edhe kompesimi qe u be tani per rritjen e cmimit ,nuk u jepet te gjithe pensionisteve,por pas VKM-se,administrata e ISSH ka nxjerree lloj lloj udhezime te brendeshme,qe u japin kompesim vetem nje sasie te vogel pensionistesh!
A nuk eshte TURP qe shteti te vazhdoje kete mase kompesimi te BUKES prej 150 lekesh njelloj si ne 1994???
Ky nuk eshte shtet,por rend bujkrob!
Se fundi:
-PSE SHTETI NUK LLOGARIT MINIMUMIN JETIK TE NJERIUT???
Askush nuk flet per kete KRIM qe i behet FUKARENJVE,se po te llogaritet MINIMUMI JETIK I NJERIUT,do te dale sheshit MASKARADA E LUMTURISE FALLCO KAPITALISTE!
Pensionistet sot marrin aq te ardhura sa as per nje QEN NUK DALIN!
Meqense zure ne goje 23 qershorin, i nderuari pensionist, me 22 qershor nuk tu rrit pensioni, se Saliu e boshatisi fare arken e shteti, apo harrove! Une kam nje pensionist ketu afer qe me thote se ne pak marrim por i llogarisim dhe na dalin, ndersa atyre te babeziturve qe marrin miljona duke lehur ne parlament kot, nuk u dalin. Mos e krahaso veten me qenin se nuk kane faj te tjeret pastaj te te thone ate emer. Qendro me kembe ne toke sa ke frymen dhe mbaje koken mbi shpatulla deri sa te te qendroje e mos e shpjer diku poshte. Mos u merzit se me e mira do behet dhe po nuk u be per ty, per femijet e atyre qe marrin miljona.