Identifikohet kufoma e Dajtit; mashtronte me shitjen e apartamenteve

16 Shkurt 2016, 15:45Politika TEMA

Pas një ekspertize të gjatë dhe disaorëshe, policia arriti të identifikonte kufomën e gjetur në Malin e Dajtit.

Personi rezultonte i zhdukur dy muaj më parë pasi kishte mashtruar shumë persona.

Ai dyshohet se është Vasil Biba.

Emri i tij figuronte në kërkim për akuzën e mashtrimit financiar, raporton Top Channel.

Në hetime rezultonte se i ekzekutuari pak muaj më parë i kishte shitur të njëjtët apartamente më shumë se një personi.

Kjo do ta vështirësojë ndjeshëm hetimin policor për gjetjen e vrasësve.

Kjo jo vetëm për provat e pakta të gjetura në vendin e ngjarjes, por edhe për numrin e lartë të denoncimeve ndaj këtij personi, për shitje të pak apartamenteve tek shumë persona.

8 komente në “Identifikohet kufoma e Dajtit; mashtronte me shitjen e apartamenteve”

  1. i papami says:

    njof dhe nje fare Grida qe ben te njejten gje , shpresoj ta gjeje I njejti fat si ky

    1. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


      Hej Ju,
      Mos u merrni me atë
      që vuri kollaret
      Por,
      merruni me ata
      Që humbën Paret!

      Ai që iku,
      Bëri qejf sa rroi
      Në fund e mori
      Atë që vetë kërkoi!
      ☆●☆●☆●☆●☆●☆

  2. Kellira says:

    N’Tiron thojn: Kur kerce hu m’hu ne njoni ka per t’hy…

  3. Pilo Lala says:

    Paska marre shtepi per vete mbas Malit Dajtit, i gjori.

  4. Alb says:

    Ta marin vesh kto qeveritaret tan. Qe kush mashtron apo kush vjell. Te njenjit fat do ken.

    1. Ubs says:

      Vje-ll apo vje-dh? Dileme…

  5. ardi says:

    hallall dora atij personi se u be xhungel……tallen me djersen e njerezve,fatin e tij kushdo qe vepron keshtu

  6. Arti says:

    Me duket se ka qene pjestar i piramides qe ka ngrit Ben dhe Engjellushe Thomai ke Justicia po pse e nisen nga ky do nis nga Beni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje