Basha komenton shkarkimin e Canit: U bë kurban për 400 milionë $. Ahmetaj, i besuari i bandës

16 Shkurt 2016, 12:58Politika TEMA

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ndaj ndryshimeve të fundit në qeveri, duke akuzuar kryeministrin Rama se, pavarësisht mesazheve të parnerëve, vazhdon të promovojë vjedhjen dhe hajdutërinë.

“Pasi bëri kurban Shkëlqim Canin për të mbuluar vjedhjen e 400 milionë dollarëve në Tatime dhe Dogana, me caktimin e Arben Ahmetajt si ministër Financash, Rama konfirmoi se plaçkitja, zhvajtja dhe mbushja e xhepave me paratë e shqiptarëve janë standardet e tij të qeverisjes”, ka deklaruar Basha.

Sipas tij, Ahmetaj është ndër më të besuarit e “bandës plaçkitëse” të Edi Ramës. “Ai ka feksur me landfillin e Elbasanit, nga ku vidhen 10 mijë euro para publike në ditë, dhe ka shkëlqyer si ndërmjetësi i pazarit të fshehtë, të paligjshëm dhe korruptiv për mega-aferën Skavica”, ka thënë Basha.

Ai është shprehur se, kryeministri Rama dekoroi sot edhe modelin e konçesioneve korruptive në shëndetësi, “një prej vjedhjeve më të mëdha në historinë e vendit ku u ndanë mbi 338 milionë euro me miqtë dhe klientët e tij”, duke emëruar Milva Ekonomin në vend të Ahmetaj.

“Si zv.ministre e Shëndetësisë, zonja Ekonomi ka qenë një punëtore e palodhur në këtë skemë të madhe zhvatjeje. Për këtë kontribut, ajo shpërblehet nga Rama duke u emëruar Ministre e Ekonomisë”, ka vijuar Basha.

Për kryetarin e opozitës, mesazhi i Ramës është i qartë. “Vidh, bëhesh deputet dhe ministër. Vidh më shumë, Edi Rama të beson financat, të beson ekonominë e vendit”.

“Këto arnime korruptive pasqyrojnë vetëm interesat financiare të Edi Ramës. Ato do ta thellojnë edhe më tej rekordin e vjedhjes, varfërinë dhe krizën që janë produktet e vetme të kësaj qeverie. Ndryshimi i vërtetë nis me largimin e Edi Ramës dhe bandës së tij plaçkitëse”, ka shtuar Basha.

4 komente në “Basha komenton shkarkimin e Canit: U bë kurban për 400 milionë $. Ahmetaj, i besuari i bandës”

  1. Kika says:

    Kur fletdhe ky eshte njelloj sikur te flas dhia. Boll amam mos dil me se na e ke sjellw ne maj te hundes

  2. neda says:

    Cfare domethen kjo, e coje ekonomine ne zero dhe tani e shkarkon. Ai duhet te ndiqet penalisht per demin qe i ka shkaketuar ekonomise. Derisa e miratoje vete planin e ate ardhurave dhe te zhvillimit te vendit duhet ose ta realizonte ose te shkoje ne burg, bolle me me tallje, vidhe miljona e shperdoro miljarda dhe pastaj mjaftohen vetem me nje shkarkim. Kjo nuk eshte pergjegjesi ndaj detyres dhe shoqerise. Asnje minister nuk po denohet, edhe ish drejtori bankes qe shperdoroi apo vodhi miljona euro jo vetem huk u denua por tani kerkon dhe demshperblim! Shtet rrumpall.Jo vetem Cani por te gjithe ministrat duhet te ballafaqohen me detyrat e ngarkuara e ne se nuk jane realizuar duhet te pergjigjen penalisht. Drejtimi shtetit duhet te merret si pergjegjesi dhe jo si mundesi per korrupsion e shperdorim.Askush nuk po pergjigjet penalisht per shitjen e ujrave te teritorit tone pales greke, askush nuk po pergjigjet per koncensionet ne deme te ekonomise shqiptare. Shteti ka per detyre dhe besohet nga popullata te shkaterroje ekonomine apo ta ruaj e zhvilloje at? Kur nje minister e shikon qe nuk e bene dote detyren duhet te jap doreheqjen, por kur nuk e jep ate duhet te ballafaqohet me drejtesine per te bere trasparencen e misjonit te tije ne perberjen e kabinetit te shtetit.

  3. ladi says:

    ham ham ham ham o lulzim deri kur ti ta hash. po te durojme me shume zorr..

  4. albatros says:

    Bravo Rames.Te gjithe duhet te kuptojne qe nuk jane te pazvendesueshem..Nese nuk e bene punen mire , ik ese une qe te kam vene ne pune te shkarkoj….Jo si Luli , kur fluturuan 230 milonat nuk luajti nga vendi , por na krekoset e na ben te ndershmin..Rrumpalle…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje