Kryeministri Rama i dha fund këmbënguljes së tij për të mos bërë ndryshime në kabinetin e tij qeveritar.
Mbrëmë ai i ka komunikuar ministrit të Financave Shkëlqim Cani vendimin për shkarkimin e tij, ndonëse sipas një komunikate të shpërndarë paradite nga qeveria, lihet të kuptohet se gjithshka ka ndodhur sot. Në momentin e njoftimit zyrtar të vendimit të shkarkimit, ministri Cani ka qenë në një takim pune me Bankën Botërore.
Zyra e kryeministrit nuk dha asnjë shpjegim për vendimin dhe motivet që e shtynë kreun e qeverisë për këtë lëvizje. Komunikata mjaftohet me pak rreshta përmes të cilave theksohet se zoti Rama e ka falenduar ministrin Cani “për angazhimin e profesionalizimin e tij ne kryerjen e njërës prej detyrave më të vështira qeverisëse të këtij mandati”.
2015-a ka qenë një vit i vështirë për financat e vendit, të cilat u përballën me një gropë të madhe në realizimin e të ardhurave.
Në mesin e vitit të shkuar qeveria rishikoi në ulje planin, duke e motivuar këtë lëvizje me ndikimet e konjukturave në tregjet botërore. Por edhe gjysma e dytë e vitit, pavarësisht pritjeve të reduktuara, rezultoi në rënie po të thellë të të ardhurave.
Në vend të zotit Cani kryeminisri ka emëruar ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj, ndërsa në karriken e këtij të fundit do të ulet zëvendësministrja e Shëndetësisë Milva Ekonomi
I menjëhershëm ka qenë reagimi i opozitës. Përmes një deklarate, kryetari demokrat Lulzim Basha i cilëson ndryshimet e sotme si “arnime korruptive” që sipas tij “pasqyrojnë vetëm interesat financiare të Edi Ramës. Ato do ta thellojnë edhe më tej rekordin e vjedhjes, varfërinë dhe krizën që janë produktet e vetme të kësaj qeverie” nënvizon zoti Basha.
Ndërsa për deputetin socialist Ben Blushi, një kritik i fortë i kryeministrit Rama, nuk kanë rëndësi emrat, por ndryshimi i mënyrës së qeverisjes:
“Besoj që ndryshimi i sotëm ishte i vonuar. Por c’ka duhet të ndodhi është ndryshimi i mënyrës së qeverisjes. Ka nevojë për një mënyrë qeverisjeje tjetër e cila në radhë të parë është aleate me të varfërit, me shtresën e mesme dhe në radhë të parë është aleate me interesin publik. Të treja këto cilësi kjo qeveri i ka humbur me kalimin e kohës dhe nuk është kjo arsyeja për të cilën u votua në vitin 2013”.
Kryeministri Rama, i ka mbrojtur gjithnjë hapur ministrat e vet, edhe kur nga aleati i tij, pati zëra të përsëritur për nevojën e impulseve të reja qeverisëse. Dhe sot deputetja e LSI-së Silva Çaka nuk harroi ta kujtojë një gjë të tillë: “Mesa duket paska patur nevojë për impulse të reja”.
Pasdite, përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama theksoi se “misioni bazë për dy ministrat e rinj është përshkallëzimi i operacionit kundër informalitetit dhe lehtësimi i mëtejshem i biznesit të ndershëm”/ VOA
Me vjen shume keq per Z.Cani!
Mendoj se gjithe potencialin e tij intelektual, pavaresisht gjendjes mjerane ku i gjeti financat shqiptare, e vendosi ne sherbim te mekembjes dhe ngritjes se tyre!
Ishte i vetem ne ate superpune!
Gjithe ndihmesit e tij ne Dogana dhe Tatime ishin dhe jane SUPERHAJDUTE !
Adoleshente dhe kalamaj te mare nga rruga dhe te vendosur ne krye te dy institucioneve me te rendesishme financiare te vendit!
Dhe ja tani na gjeti mesuesin e gjuhes agleze!
Zot, ndihmo te mbijetoje kete popull te varfer, ku e kane katandisur keto monstra antishqiptare per 25 vjet!
Vetem shih fotografine dhe kupto dhe gjyko.Kryeministri me buze te varura,dhe zevendes kryeministri qe merret me internetin,
sikur te jete ne tjeter planet,dhe ingrati minister duke u perpjekur ti sqaroje dhe informoje diktatorin,qe ashgje me shume dhe
asgje me pak se paraardhesi i tij HAILE SELASIE SALIHI EL BERISHA !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Oh sa pamje e veshtire dhe e trishtuar,keta jane
aktoret e politikes Shqiptare……………………… Njeriu trajtohet si pleh.