Deklarata e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, se do të bojkotojë zgjedhjet nëse kryeministër deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jetë Edi Rama, ka ngjallur reagime në vetë kampin opozitar.
Dashamir Shehi, thekson se politika e bojkotit është e dështuar.
”Deklarata të tilla janë shumë të shkujdesura dhe të nxituara. Opozita ka të gjitha shanset reale që t’i fitojë zgjedhjet. Bojkoti nuk është rruga e duhur. Politika e bojkotit është një politikë e dështuar”, shprehet Shehi për Javanews.
Kryedemokristiani, Nard Ndoka, vlerëson se deklarimet një vit e gjysmë përpara zgjedhjeve për bojkot, shprehin më shumë një krizë personale të kreut të PD-së Basha dhe gjendje paniku të tij, raporton Javanews.
“Marrim për një moment që dhe Rama thotë se s’dua të hyjë në zgjedhje me Lulëzim Bashën kryetar të PD-së. Çfarë ndodh?
Në fakt asgjë. Zgjedhjet do të bëhen do apo nuk do Rama që Basha të jetë kreu i PD-së, apo do apo s’do Basha që Rama të jetë kryetar i PS-së dhe kryeministër.
Deklarata e Bashës më shumë më duket si një deklaratë kapitulluese e opozitës. Vendimet për të bojkotuar zgjedhjet nuk janë të lehta për t’u marrë. Më habit fakti që Basha i artikulon me aq qetësi”, shprehet Ndoka.
I zgjuar Nardi. Po c’e do, osht budalle Basha. Duhet te mendohesh mire kur te thuash, une bojkotoj. Ti bojkoton, ai fiton lehte lehte.
E pse tallen disa me professor Nardin? Ketu paska fol shume bukur.
Me shumë gjasa treshja e shumë njohur kriminale e PD-ës, XhoBeBa , do të votojnë zgjedhjet e ardhshme nga ndo nje shtepi eduki per te semur psikik.
hahaa
kete e din edhe flamur ndoka edhe flamur ristani kjo eshte kapitullim pa kushte i lulit te vockel