DEBATET/ Braçe kritikon ashpër Panaritin për punësimet, reagon ministri i Bujqësisë

17 Shkurt 2016, 16:41Politika TEMA

Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka kritikuar ashpër Ministrinë e Bujqësisë për emërimet e saj.

Ai thotë se Ministria e Bujqësisë po shkatërron drejtorinë e Lushnjes për kullimin dhe ujitjen zonave bujqësore.

“Ndërmarrja më e mirë në vend po shkatërrohet përfundimisht!! Ka një grusht njerëzish në Ministrinë e Bujqësisë, sa të paditur, sa të paaftë, sa abuzues, sa të ligj, por shumë të qartë në qëllime banale partie, që janë të angazhuar cdo ditë të shkatërrojnë.

 Drejtorit të Bordit Rajonal të Jugut i duhen vendet dhe drejtori i emëruar dhunshëm e pa asnjë meritë profesionale, i paditur tërësisht nga puna që ka marrë përsipër të drejtoje, domosdo, ka gjetur kete zgjidhje, nga Lushnja në Finiq, që ata të thonë nuk vemi dhe nuk kane si të shkojnë, dhe ky të ketë dy vende pune të lira. Kaq banalë janë”, shkruan Braçe.

Por, pas këtij statusi ka reaguar ministry Edmond Panariti.

Ai thotë se investimet për Lushnjën do të rriten ndjeshëm.

“Dyfishim i eksporteve të perimeve dhe frutave, në rrethin e Lushnjës. Mbi 60 milion dollarë me shumë të ardhura për fermerët dhe ekonominë kombëtare, në krahasim me një vit me parë.

Le të përpiqemi sëbashku Erjon që të gjejmë një vit në historinë e këtij vendi ku prodhimi bujqësor dhe eksportet të kenë njohur një kërcim të tillë. Është e kotë… Nuk ka…!!

Sigurisht që ka vend për më shume dhe ti dhe unë e dimë këtë. Prandaj nuk do të lodhemi së enduri në fusha, sera, kanale, argjinatura, diga dhe hidrovore për të mbrojtur dhe zhvilluar bujqësine aty. Herën e fundit që u pamë, ishim te dy mes ujërave në majë të argjinaturës së çare të Shkumbinit.

Vlerësoj falënderimin tënd ndaj qeverisë turke për eskavatorin modern krahëgjatë, më të mirin e flotës tonë për bordin e kullimit të Lushnjës, por dëshiroj të kujtoj vetëm një detaje, ai eskavator erdhi në Lushnjë, falë insistimit tim deri në bezdi ndaj mikut tim ministrit turk të bujqësisë, në zyrën e tij .Natyrisht nuk priste puna për formulim kërkëse, marrëveshje, nënshkrime protokollare e mënyra ceremoniale që zakonisht mbetën sirtareve, sepse kanalet duheshin hapur që të kullonte uji dhe ky eskavator për fat mberriti në kohë rekord dhe e bëri punën.

Bie dakord me ty, që këtë vit Lushnja u mbrojt dhe u vadit më shumë se asnjëherë më parë. Por kjo nuk është vepër e një grushti njerëzish, por e sforcove të mundimshme dhe sakrificave për të bërë më të mirën, si dhe fondeve për mirëmbajtje që nuk munguan. Ky vit pritet të jetë viti i investimeve më të medha në ujitje falë fondeve të Bankës Botërore, ku pjesën më të madhe i kalon i kalon Lushnjes.

Nga shpenzimet e planifikuara per vitin 2015, prej 510 milion leke gjithesej per ujitjen dhe kullimin, Bordit te Kullimit Lushnje i jane dhene 59 milion leke ose rreth 12% te totlait te shpenzimeve.

Gjithashtu gjate vitit 2015, Bordit te Kullimit Lushnje i jane shtuar edhe 10 milion leke te tjera per shpenzime te energjise elektrike

Me Projektin e Bankes Boterore gjate vitit 2015 ka perfunduar rehabilitimi i rezervuarit te Thanes me vlere rreth 318 milion leke, ndersa gjate vitit 2016 do te filloi rehabilitimi i dy degeve kryesore me rezervuarin e Thanes (Dega Krutje dhe Terbuf) si dhe skema ujitese e Divjakes me vlere totale rreth 20 milion USD.

Ne lidhje me shpenzimet per mirembajtje, ne kuader te ristrukturimit te bordeve te kullimit aktiviteti mirembajtjes do te realizohet nga Bordi Rajonal i Kullimit Fier, per te cilin per vitin 2016 jane parashikuar 110 milion lek.

Po keshtu, nga buxheti qendror Bashkise Lushnje dhe Divjake i eshte planifikuar blerja e disa ekskavatoreve dhe shpenzime operative per pastrimin e kanaleve ujites dhe kullues.

Reforma në sistemin e kullimit dhe vaditjes, tashme i kalon pushtetit vendor shumë përgjegjësi. Ky proces zhvendosjeje nuk është i lehtë për të gjithë ne dhe kërkon një farë kohë.

Unë po bëj të pamundurën për të zbutur stresin e këtij transformimi gjigand dhe sidomos po kujdesem personalisht që profesionistët të gjejnë vendin e tyre brenda sistemit.

Sigurisht që janë edhe bashkitë ato që duhet të administrojnë me kritere profesionale mbi 200 punëtore e specialistë që kalojnë nën administrimin e tyre.

Së fundi , kërkohen me shume fonde dhe prandaj asnjëherë nuk kthehem nga vizitat e rralla jashtë vendit duar bosh, sepse nuk kemi para mjaftueshëm dhe këtë e dimë të dy. Prandaj o vij nga Kopenhageni me 13 milion euro , ndihmë dhe asistencë për zhvillimin e bujqësisë në zonat kodrinore dhe malore, o kthehem nga Brukseli me paketë financimi prej 71 milion euro për bujqësine, o vij nga Roma me 500 mijë euro për kultivimin e duhanit, o kthehem nga Stambolli me një eskavator 300 mijë euro në xhep e me radhë”, thotë Panariti në reagimin e tij.

15 komente në “DEBATET/ Braçe kritikon ashpër Panaritin për punësimet, reagon ministri i Bujqësisë”

  1. Lushnja says:

    Per cfare kritikon Erjoni, cfare parade ben Mondi. Emerimet e LSI, keto po i terbojne njerezit ne ate zone. Individe qe deri dje ishin ne pune me PD ne, sot moren teseren e LSI dhe jane perseri ne pune, bile ne pozicion me te mire. Sharlatanet dhe hipokritet, keta po e rjepin Shqiperine. Idealistet ngopen me ideale.

    1. Jobs says:

      Ky minister ka mesuar nga Berisha,qe e pyet pr diellin ai pergjigjet per henen!
      Eshte akuzuar per miellin KANCEROZ,por asgje nuk ka bere ky minister i LSI-se!
      Po per keto me poshte,A DI GJE ky minister?

      Ushqimi në Shqipëri, hormone dhe falsifikime

      Mielli, mishi, bulmeti dhe perimet: ja se si abuzojnë korporatat me ushqimin dhe si na shkatërrojne shendetin!

      Ne jemi ajo ç’ka hame. Por çfarë dreqin po hame?!

      Kambana qe bien.

      Njerëzit punojne, mundohen dhe luftojne çdo ditë, kryesisht për një qellim kryesor. E ky qellim është rritja e mirëqenies së tyre. Krahasuar me 20 e kusur vite më parë mund të themi që mirëqenia jonë është rritur sipas treguesve që përdorin ekspertët e fushës përkatëse! Por, ka një tregues që ndoshta është më thelbësori dhe që në vend të përmirësohej është djallosur më keq! Ushqimi dhe ushqyerja janë përkeqësuar cdo ditë e më shumë. E di, qe do kem kundershtime për këtë pohim, por do mundohem të argumentoj pse situata është e tillë dhe shkaqet që e kanë cuar situatën deri në këtë pikë alarmante! Në aspektin sasior kemi një përmirësim të sasisë së frutave, perimeve dhe produkteve të tjera ushqimore, por në aspektin cilesor janë bërë hapa pas.

      Dua ta filloj nga produktet bazë :

      Mielli që përdoret për prodhimin e bukës është jashtë cdo lloj standardi. Me orgjinë nga Serbia, Rusia dhe vendet e tjera lindore, me mungesë të vlerave ushqimore dhe shpesh herë i destinuar për ushqyerjen e kafshëve është produkti nga furnizohen furrat e bukës në gjithë Shqipërinë. Askush nga ekspertët nuk tregon për agjentët kimik zbardhues që përdoren për miellin si shtese që i hidhet pë ta zbardhur atë dhe për të oksiduar sipërfaqet e grimcave të grurit për të ndihmuar zhvillimin e glutenit.. Dhe pasi futet në magazinat e furrave të bukave fillon një masakër tjetër që për të prodhuar bukë të zezë sipas nevojave të konsumatorit në vend që të përdoren hime ( krunde) hidhet ngjyrues kimik i zi (me i lirë dhe më i efektshëm)

      Mishi . Një produkt i pëlqyer jashtëzakonisht nga shqiptarët, por që pas të cilit ruhen sekrete të zeza që rrezikojnë seriozisht shendetin tonë. Nga t’iaa filloj ? Nga pulat e ngrira që vijnë nga Hungaria apo vendet e tjera lindore, të destinuara për skartim por që e gjejnë rrugën dhe mbërrijnë në tavolinat e konsumatorit shqiptar. Nga sallamrat, qoftet, salciçet, kremvicet që përmbajnë brënda tyre mish me orgjinë që askush nuk e di saktësisht, me ngjyrues ( nitrite kryesisht) që i japin ngjyrën e kuqe e që mashtron syrin tonë për gjoja freskinë e tyre. Nga mishi i shitur nëpër dyqane mishi, i cili është i dëndur me antibiotikë dhe hormone, kryesisht steroidë për stimulimin e rritjes muskulare të tyre ( shtimin në peshë). Të gjithë e kemi venë re që ska as shije e as aromën e mishit të fresket që rritej dikur në lëndinat e Shqipërisë.
      Bulmeti (Qumeshti,Djathi, kosi dhe nenproduktet e tjera) , sektor me abuzime kolosale. Spekulatorët duken se kanë zenë vend dhe dominojnë tërësisht tregun.

      Qumeshti i ardhur nga jashtë duket më i pastër, me amballazhe më cilësore e me reklama akoma me të bukura por nësë dikush futet në “Google” dhe kërkon për vendin e orgjinës së tij, ju siguroj së në më të shumtën e rasteve do të gjeni artikuj gazetash që flasin për groposje lendësh kimike ( kryesisht dioksina , Italy), do të gjeni fabrika të industrisë së rëndë në Kroaci dhe Sërbi afër fermave dhe fabrikave të prodhimit të qumështit, Kosova është e ndotur me metale të rënda dhe mbetje nga lufta e saj, element që patjetër kalojnë në qumësht.

      Qumeshti i prodhuar në vend ka probleme për shkak të natyrës së lartë bakteriale. Nuk jemi Zvicër që të kemi ferma të mëdha me teknologji mjelie( ku qumeshti nuk ka kontakt me ajrin fare dhe kalon nga sisa e lopës ne tubacione dhe tankera ftohës e pastaj në fabrikë) , ,kryesisht fermerët kanë 1 apo 2 lopë dhe është i pashmnagshme kontakti me ajrin në një formë apo në një tjetër.

      Djathi. Produkt ku Shqipëria ka një traditë të hershme por që është bastarduar së fundmi nga imitimi i djathit, i njohur si djathi me niseshte. Imitim i djathit që është përhapur në mënyrë masive dhe që si duket u pëlqen konsumatorëve pasi vazhdojnë ta zgjedhin ( Provohet duke pikuar pak jod (lengshem), nqs përthithet nga djathi është imitim, si dhe dallohet në gojë ndjesia e kokrrizave të niseshtesë, kripshmeria e ulet e imitimit krahasuar me djathin natyral). ( per 1 kg djath të bardhë nevojiten rreth 11 litra qumësht, cka nuk justifikon cmimet e ulëta të djathit 350 lekë)

      Kosi. Nje produkt tepër ushqyes, por që ka përfunduar larg kosit natyral. Kosi është një produkt fermentimi, nga bakteret dhe qe kosi natyral në kushte standarte 4 oC nuk ka jetëgjatësi më të madhe se 6 ditë. I hidhen konservues nga kompanitë e mëdha për të rritur jetëgjatësinë e tij , dhe most të prishet as kur e lë në diell. Përvec kësaj kosit i shtohet xhelatinë dhe qumësht pluhur në mënyrë që të bëhet më i trashë dhe po ta kthesh tasin e kosit nuk bie, aq i trashë ( viskoz) është. Ka studime që xhelatina është e dëmshme për njeriun dhe për mendimin tim është krim të ushqesh femijet e vegjël me kos në përbërje të cilit ka xhelatinë.

      Salca e kosit. Ka një process teknollogjik I cili arrin të prodhojë imitim të salcës së kosit, madje të mos përdoren fare nënproduktet e qumështit por lëndët kimike vetëm ( përdoret niseshte dhe shtesa te tjera, xhelatine, pektinë etj ) . E keni vrarë mëndjen ndonjëherë se pse salca e kosit që blini është më e përafërt me gëlqeren, tepër viskoze dhe nevojitet ti shtosh ujë për ta bërë paksa të lëngshme. Salca e kosit natyrale, ka aciditet më të lartë dhe i rritet aciditeti derisa thartohet brënda disa ditëve.

      Në një kohë që korporatat e mëdhaja kanë mbytur tregun me produkte të tilla, imitime , ku konsumatorët janë të mbytur nga reklamat shumëngjyrëshe dhe ku prodhuesit e vegjël përballen me mbijetesën është e nevojshme që konsumatorët të bëjnë zgjedhjen e shëndetshme përkundrejt asaj me amballazh të bukur e me produkt pa vlera e të imituar.

      Perimet dhe frutat . Sektor që ka përballet me trajtim kimik cdo ditë. Situata është e “ qelbur” gjithandej në rajon ( Kosove, Maqedoni, Mal I Zi, Greqi dhe Serbi ) dhe më gjërë.

      Mijera ton kimikate sperkaten për të vrarë demtuesit,insektet, semundjet e ndryshme, barërat e këqija etj. Por dhe stimulues te ndryshëm për të pjekur apo rritur madhësinë e perimeve. Ka një drejtim të gishtit drejt fshatareve( fermereve ) se janë ata përgjegjësit kryesorë për ktë situatë me hormonet apo kimikatet. Në mendimit tim, fshatarët janë pjesërisht viktima të sistemit të ndërtuar. Së pari përdorin farëra të importuara ( ska më farëra autoktone që përdoreshin dikur, as domatja zëmër kau nuk është ajo e para, është e futur nga jashtë). E nësë do të futeshim në analizë të faktorëve ekonomik, do shikonim që fermeri është bujkerobi i sistemit modern. I detyruar të blejë farëra importi ( një pjesë OMGJ) , i detyruar të bleje plehëra kimike, pesticide etj nga sharlatanët modernë të bujqësisë (agronomët që shesin plehra kimike dhe pesticide) te cilët duke shfrytëzuar mungesën e njohurive shkencore të fshatarëve abuzojnë dhe u këshillojnë e u shesin me dhjetra kimikate që pjesën më të madhe të kohës janë të panevojshme. Si mund te edukohet fermeri që të mos përdorë kimikate kur gjendet nën trysninë e këtyre agronomëve dhe kur profesorët shqiptarë të Fakultetit të Agronomisë janë drejtorët dhe pronarët kryesorë të kompanive që importojnë plehera, pesticide dhe stimulues pjekjeje. Dhe nëse ti si fermer refuzon të përdorësh stimulues pjekjeje je i destinuar të falimentosh, pasi të gjithë të tjerët i kanë përdorur këto dhe dalin më herët në treg dhe fitimet e tua nuk mbulojnë dot as kostot. E ku askujt nuk i intereson ( tregtarëve ) nqs produkti yt është bio. Dhe ku stimuluesit gjenden lehtësisht pasi doganat janë shpartalluar dhe gjen poshtë banakut të farmacive bujqësore cfarëdolloj produkti.

      Ceshtja eshtë që gjendja është alarmante, sistemi i korrupruar i vlerave ka krijuar një sistem të korruptuar ushqimor, I cili do prodhojë një system akoma më të korruptuar shëndetësor, me popullsi të sëmurë dhe me një shtet që nuk është asgjë vecse një grupim pusht-etaresh të tredhur e të paaftë për të vepruar nga korruptimi apo nga mefshtesia e tyre e përzier me injorancë provinciale.
      PERGJIGJU me fakte o minister i USHQIMIT TE FALLCIFIKUAR!

  2. TARRASI says:

    Cfare pergjigje eshte kjo nga ky i minister i pa-afte e super i korruptuar???!!!!

    Turp si mbajne kete minister parazit ne qeveri????!!!!

    Aha harrova ne qeveri te mbajne dhe te heqin Lobet e Fuqishme dhe te pasura jo merita kundrejt punes.

    O Erion Brace peshky qelbet nga koka … nga Ai i Madhi fare… qe eshte bere “prosti” e LSI-se

  3. maks says:

    a pika ministrit paska hyr mik per nje sklavator ne turqi kur ky tip skllavatori ne napoli mund ta blesh edhe 100mij euro .per mendimin tim zoti minister mos bleni makina lluksoze per ministrin po bleni mjete pune moderne per rast permbytje.dhe respekt per ty deputeti jon dhe po vazhdove keshtu lushnjaret do ta ken per nder te ken prap ty deputet

  4. BARDHYL says:

    Z.EDMOND PER TJETER GJE JU KRITIKON BRACE POR PER TJETER GJE FLISNI JU.PER KETO QE FLISNI JU NGA FUNDI JANE TREGUES I ASAJ QE TE DUHET NJERIU I YT PER SHQETO PER TE VJEDHUR MGA ATO PARA QE DO I JEPNI JU SI MINISTRI.E PER KETE PUNE TE DUHET TE EMROSH NJERI TE BESUAR SE AI PER TE CILIN ESHTE DHE KA DREJTUAR DERI TANI ME REZULTATE PER TE CILAT KRENOHESH TI.JU LUTEMI JENI NJE CIKE ME ALTRUIST DHE I NDERSHEM SE NUK ESHTE E LARGET DITA PER TJU DALUR DHE JUVE PROBLEMET KORRUPTIVE.NDERSA PO E QELBENI FARE ME EMRIMET QOFSHIN KETO EDHE TE PD QE KANE KALUAR NGA JU DHE TE MESUAR ME KORRUPSIONIN.
    BARDI

  5. Goni says:

    O Erjon i shpifur, Panariti flet me rezultate ndersa ti vetem leh si kone. Ke marre rolin e Saliut

  6. Treviso says:

    Zoti Braçe i thote zotit Panariti mirmengjez, zoti Panariti ja kthen mirembrema. Keshtu do vazhdoje te heci perpara ekonomia e vendit?
    Lushnja eshte hambari i vendit dhe duhet te kihet vemendje me te madhe si ne fonde ashtu edhe ne organizimin e punes nga ana e ministrise se Buqsise, dhe nga qeveria. Lushnjaret jane me fat qe kane nje deputet qe i tregohet i gatshem ne çdo moment, per ato qe ka mundesi te beje.

    1. Sharafi says:

      Ke te drejte z.Brace. Gjykoni vet se cfare ministri eshte ky. Nje injorant . Hajde minister hajde. E kini degjuar kur flet ne televizion. Te njejtat gjera peserit, asgje nuk thote, Sic ben dhe ne keto qe thote, si Belul Gjeraqina. Doni me per Belulin. Beluli eshte ne krye te bujqesise. Sa te kete te tille si ky lum e det do jete vendi.

  7. mireli n says:

    Pergjigja e Panaririt eshte njilloje sikur te thuash alla shqipetarce: Ku te kruhet ty o Erion e ku me dhemb mua.
    Emrimet e LSI jane skandaloze, nepotike dhe lokaliste.
    Respekte per deputetin E. Brace,energjik e kurajoz mbrojtes i flaket i interesave te popullit te Lushnjes.

  8. Go west says:

    Po te qe sot ne Milano miku i Panaritit, do qe me hekura ne duar bashke me ata qe ka perrreth- si miku i Maronit, kryetarit te Bashkise se Milanos. Dallimi eshte se ne Itali ka prokuror, ne Shqiperi jo.

  9. Ndue Matraku says:

    O Brace, ti do te futesh me dhune militantet e tu me ate hajdutin Ledio ne krye te bordit te Lushnjes. Do bej publike sms e tua ku cakton si poste politike te PS pozicione brenda bordit. Del dhe ben parimorin mor mashtrues. Panariti eshte treguar shume i bute me ty mor horr, se ti meriton prangat

    1. maks says:

      o ndue e ku njeh ti ledion qe qendroi nat e dit ne kohen e permbytjes ti ku ishe ne gjum ne qoft se ke ndonje gje me bracen foli atij po lere djalin te punoi sepse po punon shum mire dhe ne qoft se ke fakte qe ledio ka vjedh coi ne prekurori ne te kundert mos fol kot

  10. rigoni says:

    Sa ngjan me Rita Markon ky ministry I LSI-se…………..sikur e ka nxjerre nga hundet.

  11. arjani says:

    Qe shqiperia ka shume probleme, kjo s,do mend e kalem. Por qe edhe baltosja po shitet me maune, edhe kjo s,do mend e kalem. qe ka edhe emerime te pamerituara edhe kjo si ne PS dhe LSI nuk do mend e kalem.Pra ka shume probleme qe po zgjidhen dhe jane ne RRUGEN E DUHUR- KERRY.
    Ajo qe me ben pershtypje eshte se menyra e baltosjes, semundje kjo ka prekur edhe te tjeret qe ishin imun, se persa i perket atyre qe kane bere komente dihet jane te semure rende.Njerez punoni, jo lajkosuni. Shqiptaret duan te punojne si ne KOMUNIZEM dhe te paguhen si ne KAPITALIZEM. Kjo edhet semundja e veretet e jona dhe mos u merrni me te vetmin Dr.Profesor te Qeverise RAMA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje