Viktima e Dajtit mashtroi 19 veta, me shuma deri në 30 mijë euro

17 Shkurt 2016, 16:15Politika TEMA

Ky është Vasil Biba 36 – vjeçari që u gjet mesditën  e  së dielës i vrarë dhe i groposur në Dajt.

Gjatë mesditës së të mërkurës familja ka kryer homazhet dhe varrimin e tij .

Deri në këto momente policia nuk ka asnjë person të dyshuar si autor të rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes se 36 – vjeçarit , personazh i njohur për organet ligjzbatuese për shkak të precedntëve të mëparshëm penal.

Pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes për shkak të mashtrimit me shuma të mëdha financiare në dëm të ndërtuesve të pallateve dhe qytetarëve të ndryshëm.

Burime nga grupi hetimor  zbërthejnë dhe mekanizmin e mashtrimit që Biba dhe bashkëshortja e tij bënin.

Viktima prezantohej si sipërmarrës për punime pallatesh kryesisht në fushën e  suvatimeve.

Ai merrte përsipër  gjithashtu restaurim hotelesh dhe restorantesh, por pasi merrte paratë nga ndërtuesit, largohej duke humbur gjurmët .

Të paktën 19 persona rezultojnë të mashturar nga 36 – vjeçari Biba në shumat nga 30 mijë euro deri në 1 milion lekë të vjetra, raporton Klan.

Bashkëshortja e viktimës Elsa ka dhënë dëshminë në Policinë e Tiranës pasditen së martës për 5 orë por pa  nxjerr infromacion të vlefshëm me qëllim zbulimin e autorëve.

Zyrtarisht  bëhet me dije se  identifikimi i viktimës  erdhi nga gjurmët e gishtave të kufomës te cilat ishin te pademtuara. Ato u krahasuan me kartelat daktiloskopike të cilat sollën rezultate pozitive.

Viktima rezulton i dënuar dy herë nga Gjykata gjatë vitit 2015 për fshehje të të ardhurave  si administrator i një kompanie private dhe për drejtim të mjetit pa patentë.

36-vjeçari nga Pogradeci u rrembye në muajin dhjetor dhe është qëlluar me dy plumba pistolete 9 milimetër, në kokë dhe në zemër.

10 komente në “Viktima e Dajtit mashtroi 19 veta, me shuma deri në 30 mijë euro”

  1. Zhulali i Tema says:

    “Ne shumat nga 30 mije euro deri ne……1 mije euro”!
    Uooo Zhulal! Po sa ishin or tej? Po ishin na duqin…..jo mor jo, ma shum or tej ma shum, ishin na pesdhet veta or tej!

  2. Drejtesia ne Vend says:

    Nqs vertete ka marre leket e te tjereve dhe eshte zhdukur, mire ja bene legenit

    Nuk mund te hash kollaj, djersen e tjetrit, pa te hyre asnje gjembe ne kembe…

    Normal qe plumbin ballit, ke per te pritur, nga ata qe ke mashtuar…

    1. Kaqaki Junior says:

      Kam shprese qe edhe Tourkophagos te perfundon si ky Vasili!

    2. Ola says:

      Ku jane prokuroret qe nuk arriten te arrestonin mashtruesin kur qytetari e denoncoj qe para nje viti…ku jan prokuroret e Adriatikut qe hengren parate e bene sikur te ishte shqiperia Meksike e se gjenin dot… Ndersa borxhlinjte e gjeten dhe i moren jeten… Beri shum gabim ai ose ajo se mashtruesit me te medhenj jane prokuroret e shqiperise qe shesin nder… E profesion per para… Kan bere gabim qe e vrane sepse ai nuk degjon me … Duhej ta kishin lene te perpelitej si qen rrugeve ashtu sic po fshihen te afermit e Greta Kocit mashtruesit me te medhenj shqiptare … Ne ishujt e Spanjes e Kanada….

  3. ema says:

    sipas meje po ta ken vra ata qe u ka pas borxh, ata fillimisht te detyrojne me shly borxhin, dhe me kete rast te bejne edhe shembell per te tjeret dhe nuk te zhdukin pa lene gjurme se ne ket rast nuk funksionon shembulli perkundrazi kthehesh ne legjende rruge si njeriu qe ua futi te gjitheve dhe u zhduk, kam frike se kjo mund te jete veper e bashkshortes,qe me gjase ka qene ne dijeni te pislleqeve qe bente i shoqi madje mund ta kete nxitur, ne momentin qe e ka zhytur thelle te shoqin pastaj e ka nxjerre ne korije duke i mare leket dhe duke e bere kurban

    1. pagjume says:

      Ti qenke per detektive moj Ema. Pse nuk aplikon 1here te FBI se me siguri do te marrin

    2. Ola says:

      Ema shum dakord me ty eshte e vertete , se kta mashtrues i mbeshtesin grate e tyre ku…te mashtrojne ne menyre kur kta jan putana te regjura … Por mos te harroje kjo se borxhi nuk harrohet kollaj dhe nese kjo e ka vrare burrin , borxhin do e laje ajo fmijte e niperit… Te falin gjakun por jo mashtrimin… Te shkoje ne ndonje bordell europe tani ajo te punoje e te laje borxhin… Se ne cdo vend te botes te shkosh te gjejne nese dikush e ke mend te te heqe qafe… Por gabimi eshte i prokurorise se mbi cdo lloj borxhit eshte jeta e njeriut e kta prokuror mashtrues po ta kishin arrestuar ai do ishte gjalle e jo i vdekur si qen ferrash… Kte fund pacin te gjithe madhtruesit… Edhe pse me vjen keq per nenen evketij cuni…

  4. KUQ ardhsi says:

    Po me vjen KUQ per vasil mashtruesin Por edhe per keta qe harxhuan dy plumbat ,,,S-kishit mundesi ti prisnit gjuhen dhe loqet tja fusnit ne goje ?

  5. Loni says:

    Ola, bravo, ku jane prokuroria e shtetit, do kishin shpetuar nje jete njeriu, kjo tregon sa poshte ka rene shteti dhe kultura umanitare shqiptare, paska pase dhe denoncim, prokuroria duhet te ndihet me faj

  6. ts says:

    sigurisht qe e shoqja ka gisht ne mashtrimet e ktij gangsteri si dhe ne zhdukjen e tij ! Nuk esht kjo me e mir nga ai por qenka me e zgjuar ! Po te arestohej ky, do deshmonte bashkpunimin dhe pjesmarjen e saj ne fitimet qe bashk i gezonin ! Ky pleh mori cka meritonte por eliminimi esht nje zgjidhje qe nuk favorizon borxhdhenesin e ktu qendron dyshimi ndaj kesaj te zgjuare qe rezik se edhe leket diku i ka fshehur ! Do jap nje pjes te fitoj pafjsin e keshtu do mbyllet historia..e mos ju vi cudi, se vandimet dalin ne banak, ku cmimi varet nga rendesa e krimit !……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje