REPLIKAT/ Mark Marku, përplasje me Berishën për studentët

18 Shkurt 2016, 09:25Politika TEMA
REPLIKAT/ Mark Marku, përplasje me Berishën për studentët

Dje ne perjuktimin e 25-vjetorit te greves se urise

Ish-kryeministri Sali Berisha u përplas mbrëmë me ish-deputetin e PD-së, Mark Marku, ndërsa flisnin në përkujtim të grevës së urisë së studentëve të Tiranës. Ndërsa Berisha u quajti heronj ata qindra të rinj që u futën në pallatin e kulturës së Qytetit Studenti në shkurt 1991, Marku, ish-grevist i urisë tha se ata nuk ishin aspak heronj dhe nuk u duhet dhënë ky model të rinjve të sotëm. Marku, madje theksoi se nuk do të dëshironte të fliste për këtë periudhë dhe se sipas tij studentët e vërtetë të grevës së urisë janë ata që nuk flasin për grevën e urisë.

Dialogu i plotë mes Mark Markut dhe Sali Berishës, zbardhur nga gazeta Shekulli 

Sali Berisha: Kishit përgatitur parullën te sheshi, do të shkruante të rrëzojmë shtatoren. Rajmonda Bulku, që kam këtu, erdhi me të gjithë Tiranën dhe merr fjalën duke thënë: Shkojmë te sheshi! Dhe kështu bënë, shkuan drejt sheshit, duke rrëzuar shtatoren e Enverit. Ishte një akt heroik. Çfarë bëri Ramiz Alia pasi kësaj? Krijoi këshillin presidencial dhe nuk mbaroi këtu ligësia e tij.

Vuri veton për çdo funksion të lartë të shtetit. Nisi të bënte një grusht shteti, duke ushtruar terrorin më të paparë mbi drejtuesit e Partisë Demokratike, qytetarisë së Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Vetëm tre episode dua të tregoj: Në Borsh e lidhën kryetarin e PD-së pas kamionit dhe e zvarritën. Të njëjtin gjë u bënë demokratëve në Fier. Në Vlorë i futën dinamit kryetarit të Partisë Demokratike. Terror i paparë. Në rrugën e selisë tonë gjuanin me kallashnikovë.

Mark Marku: Është një kënaqësi që mu dha rasti për të komunikuar me brezat e ndryshëm të studentëve që kanë gjetur kohë për t’iu bashkangjitur përkujtimit të 25 vjetorit të grevës së urisë. Unë do të falënderoja të gjithë studentët e grevës së urisë që nuk janë këtu të pranishëm.

E di pse i vlerësoj? Sepse e kanë bërë grevën dhe nuk preferojnë të flasin. Edhe unë do të doja të mos flisja që të jem po aq i ndershëm sa ata. Më ka pëlqyer gjithmonë ajo pjesë e njerëzve që bëjnë akte njerëzore dhe nuk dalin më pas të luajnë rolin e heroit.

Mesazhi që doja të jepja sonte ka të bëjë me deheroizimin e atyre studentëve që bënë grevën e urisë, pasi mendoj se kjo është dhe forma më e mirë për të reflektuar ndaj nevojave që ka vendi. Deheroizimi është mëse i nevojshëm në këto momente. E para, unë dua të rithem, se të bësh një veprim siç bëmë ne 25 vite më pare, nuk ka qenë aq e rrezikshme sa është thënë këto 25 vite. Është tepruar sa herë që është thënë se ne kemi rrezikuar veten, kemi sakrifikuar veten, pasi dihet se kemi qenë të bindur se asgjë e keqe nuk do të na vinte pas grevës. Kemi qenë disa të rinj që nuk e kemi përfillur mekanizimin e diktaturës dhe të them të drejtën ishim të bindur se nuk do na ndodhte asnjë e keqe.

Greva është bërë në mënyrë shumë sportive. Kemi qenë një grup shokësh, vendosëm të hynin në grevë. Nuk ishim kamikazë dhe as nuk e kemi menduar se do të vdisnim. Kishim shpresë se do e rrëzonim bustin dhe do të rrëzonim edhe diktaturën. Se kështu siç e kemi nisur ne duke folur për veten, për heroizmat, do të frikësojmë të rinjtë e sotëm për të bërë akte të tilla. Unë mendoj se veprimi i studentëve në atë kohë ishte shumë spontan dhe e patëm marrë shumë me sportivitet, se e dinim se nuk ishte ndonjë kosto e madhe për ne të vepronim dhe të reagonim për të arritur një ndryshim. Ne e patëm vendosur se kjo gjë mund të bëhet dhe e bëmë, siç e kanë bërë para nesh dhe shumë studentë të vendeve të tjera të Evropës, në vitin ‘68. Njësoj si ata që kanë dalë dhe kanë thënë “më mirë puthemi se të luftojmë”. Rinia nuk ka nevojë të mendojë se për të bërë ndryshime duhen patjetër të jenë heronj dhe të bëjnë akte heroike. As nuk kemi qenë ne heronj, as nuk kanë nevojë të jenë të rinjtë e sotëm. Thjesht të rinjtë duhet të reagojnë ndaj gjendjeve të rënda që mund të kalojë vendi i tyre.

Ajo që kërkoj nga brezi i sotëm është që të kopjojnë nga ajo kohë vetëm sensin e revoltës. Dhe në atë kohë na thonin se ishim shumë mirë, ndërkohë që ishin keq, në atë kohë na thonin se Shqipëria po përparon dhe komunizmi është triumfues ndërkohë që komunizmi po rrëzohej në të gjithë botën, na thonin se ne ushqeheshim më mirë se të tjerët, ndërsa njerëzit po vdisnin urie. Këtë e kuptuam dhe na thirri nevoja instiktive e të riut për të reaguar, që lidhet me moshën.

Ndjenja e revoltës vjen së brendshmi në mënyrë shumë të thjeshtë. Nuk kemi nevojë për të treguar këtu se si disa prej nesh bëmë akte trimërie, heroike etj. Ne e dimë se çdo epokë ka rrethanat e veta. Pra nuk ka pse të jetë një student i sotëm i revoltuar njësoj siç ishim ne. Çdo brez duhet të reagojë, dhe nëse nuk e bën këtë, është i destinuar që të zhduket në histori dhe të humbasë pa lënë shenjë në jetën e tij dhe të kalojë pa asnjë gjurmë. Mesazhi im është që sa më pak të rrezikosh aq më shumë i rrezikuar je, sa më shumë të rrezikosh aq më pak i rrezikuar je.

Pas fjalës së Mark Markut ka reaguar dhe Sali Berisha, i cili nguli këmbë se ajo që bënë studentët ishte heroike.

Berisha: Mark, gjërat ishin ndryshe për ata që ishin brenda dhe ndryshe për ata që e shihnin nga jashtë, kishte aty në mënyrë absolute një dimension heroik të paparë, i cili qëndronte në çfarë? Qëndronte në vendosmërinë. Ju them këtu, se nëse Partia Demokratike ju thoshte këtyre, dilni nga greva, këta kurrë nuk do të dilnin. Ne shkuam dhe ju thamë të pranoni, sepse u nda universiteti në katër pjesë, dhe kishim hallin e këtyre. Por kur çoi Ramiz Alia dy të dërguarit e tij me dekret për heqje emri, këta ia kthyen sepse nuk kishte numër protokolli. Kjo ishte një vendosmëri që të çonte drejt flijimit dhe në këtë aspekt për mua këta janë heronj.

10 komente në “REPLIKAT/ Mark Marku, përplasje me Berishën për studentët”

  1. vlonjati says:

    ku i ke sot ata student ?o sali ti i persekutove ti permend raimonda bulkun qe ka qen e pekedhelura e regjimit vjeri saj josif pashko ka vrar e prer i ka dash trapi o sali mlidh mendjen se je pjell e ati regjimi

  2. Plaku says:

    Mark, me pelqen diskutimi yt dhe respektoj aktin e studenteve. Je modest e njeherazi i vertete. Jam deshmitar i ngjarjeve edhe pse i perkas krahut tjeter poltik. Eshte e vretete qe ata t ejashtmit, si S. berisha me shoke kekronin te sajonin akte “heroizmi”. Por eshte po fakt qe “pardesy-bardheve” nuk u ra ne kurriz asnje shkop polici. Ndaj edhe sot, pas 25 vitesh flasin per heroizem te sajuar

    1. Stradivarius says:

      Raimonda Bulku nuk ka qene ne shesh ne momentin e rrezimit te bustit. Eshte kthyer ne shtepi bashke me Marjeta Ljarjen. Pas ores 15..0 kur busti ka qene tek qyteti Studenti ka mbritur aty.

      1. spartaku says:

        Rajmonda Bulku,jo vetem eshte nje femer e urryer,por eshte genjeshtare,mburravece dhe kurve e deklaruar e Tiranes.Te mos na çaj b…n ajo me ato tregime sikur na paska bere namin ne greven e studenteve.Bravo zoti MARK MARKU,ke thene te verteten,dhe jemi me mendimete tua te drejta.

  3. intelektuali says:

    HERONJTE “DEMOKRATE” TE SALIUT RAJMONDA BULKU DHE GRAMOZ PASHKO PINJOLLE TE SPIUNES SE ENVERIT ELENI PASHKO, DHE PROKURORIT GJAKATAR JOSIF PASHKO, TE GJITHE SPIUNE TE SIGURIMIT TE SHTETIT ASHTU SIC ISHTE EDHE VETE SALI KOMUNISTI.

    Si ka mundesi nje ish enverist fanatik dhe ish sekretar Partie si Sali Berisha qe ka kerkuar vdekjen e Hysen Shoshorit dhe shume te tjereve gjate Ditkatures enveriste dhe me pas te dale si nje pushtatar VRASTAR DHE KUSAR i llahtarshem ne kohe demokracie, pra si ka mundesi qe ky njeri ANTIKRISHT sot te LIVADHISE 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit dhe te flase per per HERONJ qe jane pinjolle te Eleni Pashkos, e cila ishte Mata Hari e Enver Hoxhes, ndryshe nje nimfomane qe nuk la burre pa futur ne krevatin e saj?

    prandaj:

    ne, pinjollet e intelektualeve properendimore qe u vrane dhe u masakruan nga Enver Hoxha dhe nga Partia e Punes e Sali Berishes fajesojme per kete situate cirku komike dhe tragjike ne te cilen gjendet politika jone kombetare direkt Edi Ramen dhe Rilindjen e tij Socialiste, te cilet kane mashtruar popullin shqyptar dhe vete votuesit e tyre per faktin se jane bere Aleate me spiunin e Enverit Sali Berisha per te vjedhur asetet tona kombetare bashke me Like Floririn dhe per kete KUSERI bolshevikesh po kerkojne lobime ne SHBA tek John Kerry e gjetke ne mareveshje ne terrin e nates pa kurfare transparence per popullin tone pa fat.

    MALLKUAR QOFSH O EDI RAMA QE PO BASHKEPUNON ME SPIUNIN E ENVERIT SALI BERISHA!

  4. Tomorri says:

    Mark po ta them ndershmerishte dhe me shume ndergjegje se eshte hera e pare qe me pelqen shume shkrimi dhe mendimi jot.Eshte shume e vertete dhe shume reale ajo qe thua dhe per kete te pershendes dhe te falnderoj.Te kuptohemi Mark jo se po del kundra nje kremineli por se po thua shume te verteten.

  5. stradivarius says:

    Raimonda Bulku nuk ka qene fare ne shesh, por ka shkuar ne shtepi bashke me Marjeta Ljarjen. Kur busti ka qene tek qyteti studenti ka mbritur atje, mbasdite pas ore 15.00.

  6. DRENICA E KUQE says:

    Heronj me lufte me njeri tjetrin? Jo ore jo! Heronjte luftojne kunder pushtuesve e tradhtarve te Atdheut si Saliu me shoke. Nuk i hane me shqiptaret fjalet qe dalin prej gojeve te leshta!…

    DRENICA E KUQE

  7. Ivani i madh says:

    A se kupton se ku i reh kriminelit Berisha qe i quan studentet heronj edhe pse me te shumetit kane mare rugen e emigracionit qe pasaj veten ta vere ne hero kombetar edhe pse e di dhe e ndien qe eshte Zagar. Felliqesirat, pabesite e tradhetite e tij skane limit sa as plumbi si clyen dot. Edhe pse ka qelbur vendin medien e drejtesise dhe qeverise te premtimeve i jane bllokuar hundet prandaj zvaritet akoma ky krimbi haleje.

  8. era says:

    Eshte hera e pare qe me pelqen vertet .Edhe here tjeter ke mermeritut per studentet dhe kunder reformes se qelbur dhe klienteliste te arsimit, por vetem ke mermeritur mbase ne menyre sportive . Por sot vendi eshte katandisur aq keq sa sportin mund ta leme mbas luftes-punes qe i duhet kesaj mjeraneje Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje