Shqipëria e Greqia po diskutojnë heqjen e Ligjit të Luftës

18 Shkurt 2016, 09:48Politika TEMA

Marrëdhëniet shqiptaro-greke duket se janë në një pikë kthese, pasi palët po angazhohen për të zgjidhur disa çështje që kanë mbajtur pezull raportet mes dy vendeve.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, Qirjako Qirko deklaroi gjatë një raportimi në Komisionin e Jashtëm Parlamentar se me Athinën zyrtare po kryhen bisedime për heqjen e ligjit të luftës i vendosur që në vitin 1940.

“Palët po diskutojnë dhe po angazhahohen të gjejnë një zgjidhje edhe për çështje që mbartin ngarkesa nga e kaluara historike e dy vendeve tona e ku pika më e ndjeshme në këtë drejtim është heqja e Ligjit anakronik të Luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë, anullimi i të cilit do të çlironte shumë energji pozitive mbi marrëdhëniet dypalëshe, shkëputje nga paragjykimet e vjetra historike dhe mbajtjen gjallë të kauzave apo grupimeve nacionaliste.”-shprehet Qirko.

Sipas sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, heqja e ligjit të luftës do të kishte pozitive për çështjen e pronave të shqiptarëve të vendosura në sekuestron conservative.

“Do të çlirojë çështjen e pronave sepse vendosja e sekuestroskonservative është e lidhur me ligjin e luftës”-u shpreh Qirko.

5 komente në “Shqipëria e Greqia po diskutojnë heqjen e Ligjit të Luftës”

  1. pinaqidhe allvaniqes says:

    Kala vre qirie Qirko. Po ckerkohet ne kembim nga te pabeset eliniqes ? Ndonje cope det ? Apo kesaj rradhe ndonje cope toke

  2. zz says:

    Estrada greke e rradhes me politikanet te degjeneruar shqiptare

  3. kuq e zi says:

    veshtire qe ta heqin por ai eshte vullnet i tyre….
    ndersa i joni eshte te heqim varrezat greke nqs ligji nuk hiqet sepse ligji i luftes bie ndesh me varrezat greke ne shqiperi

    1. the Punisher says:

      Rri urte Ksera. Gerrket e tjere paguajne per manall Shqiptari. Ti e ke gratis aty ne burg. Hajde me mollaqe te forta. Mbahu..

  4. spartaku says:

    Nuk ka rendesi,e heqin apo jo ligjin e luftes greket.Ata, ate ligje le ta mbajne per te fshir bythen.Sote te dy vendte(Greqi-Shqiperi) jane te anteresuar ne NATO,Dhe askush nuk i lejon te shpallin lufte njeri tjeterit.Persa i perket tokave te çameve,do zgjidhet ne baze te koventave nderkombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje