Gjatë konferencës për shtyp me kreun e Parlamentit të Izraelit, Ilir Meta pyetet nga gazetarët për situatën politike ne vend dhe për impulse e reja. Por kreu i Kuvendit të Shqipërisë ka dashur që këtë konferencë të mos e kthëjë në politike.
I impresionuar nga pyetja, kryeparlamentari i Izraelit Yoel Edelstein nuk ka nguruar të hedhë edhe një batutë, që ka sjellë edhe të qeshura në sallën e konferencave, duke thënë se me këto pyetje ndihet si në shtëpinë e tij, raporton Ora.
Ilir Meta: Mos e kthejmë në një konferencë shtypi të politikës së brendshme do të kemi raste edhe gjatë ditës së sotme.
Yoel Edelstein: Unë ndihem si në shtëpinë time me këto lloj pyetje
Ilir Meta: Unë jam i bindur se gjithmonë ka nevojë për përmirësim, për punën e qeverisë në punë e parlamentit në punënë e të gjithëve dhe gjithënjë ka nevojë për impulse të reja. PO ndonjëherë këtu ndahemi bashkë se ju te cdo impuls shikon një person ndërsa unë shikoj rezultate të larta, motivim më të madhe dhe realizim të objektivave të qeverisë.
I pyetyur në lidhje me dekretimet e emërimeve të ministrave të rinj, Arben Ahmetaj dhe Milva Ekonomi, Meta dhe se kjo është një çështje proceduriale.
Ilir Meta: Nuk jam ende i njohur me vendimin përfundimtar. Megjithatë dihet se përpara se të bëhen dekretet e emërimit bëhen ato të shkarkimit. Kështu që besoj se është çështje procedure.
Sakaq, kryeparlamentari i Izraelit Yoel Edelstein i tha Metës se “ju jeni një mik shumë i fortë i vendit tonë këtu në Shqipëri”.
e pse quhet lajm ky? apo duhet patjeter te mbushes gazeten me cirk politik
o zot sa lart shqiperia dhe kryparlamentarit I degjohet zeri……..