BATUTAT/ Rama: Vërtet nuk jemi në BE, por të paktën s’jemi vend i mërzitshëm

18 Shkurt 2016, 12:12Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në sesionin e 10-të të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, që po zhvillohet në Tiranë.

Gjatë fjalimit të tij, Rama ka bërë disa batuta, duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit.

Ai ka thënë se shqipëria vërtet nuk është pjesë e Bashkimit Europian, por të paktën s’është vend i mërzitshëm.

“Përveç ushqimit të mirë dhe klimës, ne nuk jemi vendi i mërzitshëm.

Ndoshta ngaqë nuk jemi pjesë e Bashkimit Europian”, ka thënë Rama.

Atij i është përgjigjur kryeparlamentari Meta:

“Ndoshta sfida jonë kur të anëtarësohemi në BE, është që të mos jemi të mërzitshëm”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje