DEBATET/Tahiri-Dules: Pse mos të regjistrohen emigrantët shqiptarë, siç regjistrohet minoriteti grek?

18 Shkurt 2016, 20:00Politika TEMA

Projektligji për regjistrimin e emigrantëve ka përplasur në Kuvend ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kreut e PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Dule kërkoi tërheqjen e projektligjit dhe bërjen e tij pjesë të reformës zgjedhore për t’u garantuar shqiptarëve që jetojnë jashtë të drejtën e votës që në zgjedhjet e ardhshme.

“Duhet që t’u garantojmë të drejtën themelore, ajo e votës. Jam kundër shikimit të emigrantëve vetëm nga xhepat e remitancave. Kanë potenciale intelektuale që mund të jenë në shërbim të vendit tonë. Unë kërkoj që në zgjedhjet e radhës emigrantët duhet të votojnë. Këtë projektligj ta tërhiqni dhe ta sillni në kuadër reformës zgjedhore”, u shpreh Dule.

“Dëgjova fjalën e kolegut Dule dhe nuk e kuptoj se përse shqiptarët emigrantë të mos regjistrohen dhe të marrin shërbimet? Në Shqipëri ka shtetas grekë që Athina i paguan, që i ka në regjistra dhe i lejon të bëjnë edhe aktivitet politik, por pse kjo nuk duhet të ndodhë me shqiptarët që jetojnë në Greqi, në Itali. Pse nuk duhet të ndodhë kjo s’e kuptoj. Ligji garanton hapin themelor, shërbim, standarde në shërbim dhe të drejtën e votës”, replikoi Tahiri në Kuvend para miratimit të draftit, që mori 72 vota pro.

Projektligji kundërshtohet edhe nga opozita, e cila ka deklaruar votën kundër të saj.

Kam përshtypjen që ndoqët fragmente me shqetësimet që ngrita në fdiskutimin tim, jam pro një regjistrimi të emigrantëve, por para regjistrimti duhet që t’u garantojmë të drejtën themelore, ajo e votës.

Jam kundër shikimit të emigrantëve vetëm nga xhepat e remitancave. Kanë potenciale intelektuale që mund të jenë në shërbim të vendit tonë. unë kërkoj që në zgjedhjet e radhës emigrantët dueht të votojnë. Këtë projektligj ta tërhiqni dhe ta sillni në kuadër reformës zgjedhore./ TCH

9 komente në “DEBATET/Tahiri-Dules: Pse mos të regjistrohen emigrantët shqiptarë, siç regjistrohet minoriteti grek?”

  1. kuq e zi says:

    ps pa voten e migranteve nuk fiton me …
    thjesht se shqiptaret nuk duan taksa por ka shtet pa taksa???
    tamam si veza me pulen se kush ka lindur para
    pra nuk votohet ai qe don, por z votohet ai qe zdon
    ps e meriton nje mandat te dyte por pa voten e migranteve nuk fiton

    1. Anton says:

      Ky ligj nuk eshte i qarte. Duket sikur qeveria eshte shtyre nga Komuniteti Europian qe te rakordoje punen e taksimit te qytetareve te saj. Shtetet kane marreveshje per qytetaret e tyre ne lidhje me taksimin. Psh. Amerika dhe kanadaja kane nje marreveshje te tille. Nese je nje amerikan qe punon ne Kanada shteti amerikan nuk te kerkon te paguash asnje qindarke nese ne kanada rroga e nje amerikani eshte 89,000 dollare amerikan. Por nese kjo rroge eshte me e madhe se kaq atehere fillon taksimi mbi kete shume. Te gjithe qytetaret amerikane i paguajne taksa qeverise kanadeze, sepse atje punojne dhe jetojne. Nuk e di nese qeveria ne kete ligj per sherbime parashikon pagese taksash pervec pagesave te zakonshme per nje sherbim. Sherbimet e shtetit shqiptar nuk jane fals per qytetaret brenda vendit dhe per ata qe jane jashte. Prandaj tu kerkosh emigranteve para nga rroga qe ata marring gjate jetes dhe punes ne nje shtet tjeter duhet bere sipas ligjeve nderkombetare dhe jo sipas qejfit te njerit dhe tjetrit. Perderisa nje ligj i tille nuk eshte i njohur per qytetaret shteti shqiptar do te deshtoje ne regjistrimin e ish qytatareve te vet. Shume qytetare shqiptare jane bere qytetar te shteteve ky punojne dhe kane detyrime taksore per ato shtete. Taksimi nuk mund te behet i dyfishte. Ju lutem nxirreni ligjin ne diskutim ne websitin e Kuvendit te Shqiperise keshtu qe qytetaret te kuptojne se cpo ndodh. Perndryshe ky do te jete nje deshtim i madh.

    2. Arton says:

      Duhet te kemi parasysh qe te gjithe keta emigrante qe kane lene Shqiperine kane kontribuar ne ndertimin e shtetit shqiptar me pune vullnetare, me aksione, me 6 dite ne jave pune, me ngritjen e rrugeve, hekurudhave, vreshtarive, pyjet me peme frutore dhe shume e shume te tjera. Ku shkuan gjithe ato pasuri qe keta shqiptare kontribuan? Ku shkoje djersa e tyre? E gjitha eshte shitur dhe vjedhur nga politikanet dhe biznesmenet e familjeve te tyre. Kjo eshte padrejtesia me e madhe qe u eshte bere emigranteve. Duket qe shteti shqiptar ka nje qellim te mbrapshte. Te regjistroje emigrantet dhe pastaj me vone te filloje ti detyroje te paguajne taksa. Kjo eshte nje tjeter vjedhje e planifikuar ndaj atyre qe u vodhen ne mase per kontributet qe dhane perpara dhe mbas 1990-es. Emigrantet shqiptare nuk kane nevoje per sherbime nga shteti shqiptar, ndoshta nje pakice e vogel. Shqiptaret jashte vendit jane integruar ne vendet ku jetojne dhe nuk kane ndermend te kthehen me ne Shqiperi. I vetmi detyrim qe u ka ky shtet ish qytetareve te vet eshte tu jape nje pension apo gjysem pensioni mjeran qe nuk ju del as te hane nje jave ushqim atje ku jetojne. Nje tjeter detyrim qe u ka shteti shqiptar ketyre emigranteve eshte marreveshja e pensionit midis Shqiperise dhe vendeve qe ata jetojne. Shteti shqiptar ka qene i sukseshem vetem me disa shtete. Edhe ato pak shtete qe rane dakord te bejne marreveshje te tilla u lane ne harrese nga Ministri i ri i Punes Sociale Klosi. Sa ishte Erion Veliaj ai beri gjithcka qe te ndihmonte emigrantet. Ligji duhet te behet i qarte dhe kush eshte prapa-qellimi i ketij ligji. Perndryshe asnje nuk do te jape adresen ku jeton de kjo perpjekje per te zhvatur parate e emigranteve do te deshtoje.

  2. enter"' says:

    Emigrantet nuk kane pse te rregjistrohen per te votuar perderisa nuk kontribuojne ne jeten shoqerore, politike, e sociale te Shqiperise. Pike

  3. marjo says:

    Dulja dhe PD nuk jane kunder regjistrimit te emigranteve o Ta-hir Hipokriti, por kunder perdorjes se Emigranteve si ushtri votuesash per Interes te PS-se, ky ligj duhet qartesuar dhe votuar nga te gjitha partite politike dhe jo duke Demonizuar nje Parti dhe Bekuar nje tjeter.

  4. c’pune ka ….legeni ,antishqiptari Dule ,me emigrantet ,,,kete nuk kuptova dot !?
    sa per Talebanet serbe te tiranes PDiste,nuk me ben pershtypje asgje ,sepse ata dihet qe jane ‘ustallaret e shketerrimit te cdo gjeje !

    yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyysshhttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttt

  5. Urimi says:

    Dule na del me shqiptar se te gjithe shqiptaret dhe ashtu si PD qe kundershtojne çdo inisiative te qeverise edhe ky tash na mbane leksion se si duhet mbajtur zgjedhjet e parakohshme dhe te vjen edhe nje here ne pushtet siq e ka zakon ti futet ne prapanice fituesit,edhe ligjin per regjistrimin e celulareve e kundershtuan keta dhe qeveria u terhoq nga ky ligj edhe pse ne gjithe boten telefonat jane te regjistruar dhe perdoruesi eshte pergjegjes per çdo gje qe ndodhe nga ai telefon apo rreth tij,kjo u pa se kundershtohej per te vetmin qellim se shume nga vrasjet qe u bene ne shqiperi dhe qe vazhdojne behen duke perdorur telefonat e dores,siq ishte rasti i fundit i bizismenit sula,pra kush eshte krimineli ketu ai qe mbron krimin apo ai qe kerkon luftimin e tij,edhe regjistrimi i mergimtareve i tmerron dulen dhe PD-n te perin sepse keshtu ai hapur deshiron qe te kete sa me pak shqiptar e sa me shume grek kurse PD ka friken se te gjithe emigrantet do te votojne per Ramen dhe ekshtu PD do humbet shansin perjete qe te vjen ne qeveri,Sa kisha dashur qe sali berisha,noka por edhe vete blushi ta lexojne kete reagim timin ne lidhej me ikjet e shqiptareve,kam rreth 15 vite qe jetoj ne europe dhe vetem ne vitet 2008-2013 ne qyettin ku une jetoj kane ardhur mbi 50 famije shqiptare gati gati te gjitha nga e njejta krahine-Tropoja e ne disa raste edhe nga i njejti fshat,kush ishte ne qeveri ato vite sali berisha apo Rama edhe Tiranen e udheheqte luli sepse ristani ia gjeti ato fletvotimet efamshme pas dy muajsh qe kishin kaluar zgjedhjet,prandaj mendoj se nuk dueht fajesuar sot Ramen sq bente noka sot kur edhe ne kohen e tij kane ikur,ateher thoni se po ikim nga qeveria e sali berishes vetem per ta fituar azilin sot thone se po ikim nga qeveria Rama,kemi edhe rase kur beheshin kosovar me letra siq eshte rasti i shaqa shaqes ne Angli e shume te tjereve edhe keta thoni se kemi ikur nga pushteti e pushettin ato vite ekishte sali berisha dhe noka,pra pse te gjitha poshtersit e tyre i mveshen Rames,ne vend se ky problem te trajtohet si problem kombetar keta bejne politike me kete fatkeqesi kombetare.

  6. Alban Dardani says:

    RREGJISTIMI i emiganteve duhej te ishte bere me kohe.
    RRegjistimi duhet te perfshije jo vetem ata me te drejte vote por edhe femijet e tyre
    Shteti duhet te financoje organizime te caktuara qe te njohin gjendjen e emigranteve, kerkesat,
    shqetsimet, mundesite intelektuale, potencialet e e aftesite e e tyre etjj….
    Kjoi ne radhe te pare eshte ne te mire te emiganteve por edhe te Shqiperis, ne se vota e tyre nese nuk arrihet te
    manipulohet e te shfrytzohet per qellime te mbrapshta e ogurzeza.

  7. Al says:

    Jo se kam ndonje kundershtim me kete projektligj as nuk e perkrah. Por vecanerisht kur ngre zerin Dule nuk me pelqen. Nuk te detyron njeri me zor te votosh ne dac regjistrohu ne dac jo…por ama te dale Dule ne parlamentin Shqiptar e te thote nuk dua qe te dihet se sa shqiptare jetojne zyrtarisht ne zona minoritare e ne greqi eshte pak e rende eshte me keq te na marrin tokat sic kane bere…e tani po e bejne me njerezit…kullohu o popull!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje