Eksperti i së drejtës kushtetuese, Ilir Rusmali, ministër i Drejtësisë dhe kryetar i Komisionit të Ligjeve gjatë qeverisë “Berisha”, tha për Top Channel se, në të gjitha republikat parlamentare si Shqipëria, vullneti është i kryeministrit dhe ky vullnet verifikohet nga Parlamenti, ndërsa Presidenti ka vetëm 7 ditë kohë për të kryer veprimin solemn të dekreteve të shkarkimit dhe emërimit të ministrave.
“Kushtetuta i ka caktuar Presidentit 7 ditë afat dhe nuk e lidh procedurën e mëparshme apo vijuese me qëndrimin e Presidentit. Emërimi dhe shkarkimi i ministrave e lidh veprimin e Presidentit vetëm me datën e propozimit nga kryeministri dhe me asgjë tjetër”, tha zoti Rusmali për Top Channel.
Gjatë qeverisë së kryeministrit Rama, Presidenti Bujar Nishani e ka provuar më shumë se një herë, se ka nxjerrë në të njëjtën ditë dekretet e emërimit dhe të shkarkimit të ministrave. Edhe atëherë, rasti ka qenë me Arben Ahmetajn, kur për shkak të ndryshimit të emërtimit të Ministrisë së Ekonomisë, Presidenti nxori dekretin e shkarkimit dhe emërimit të Ahmetajt për të njëjtin post, me emër të ndryshuar.
Mendohet ai qe ka mend !