"Pango, një grabitqar seksual", kur ambasada amerikane raportonte skandalin seksual ”Pango”

21 Shkurt 2016, 09:33Politika TEMA

Në mars 2009, skandali seksual “Pango” bëri bujë në Shqipëri duke u trajtuar gjerë mediatikisht.

Kryeministri i kohës reagoi me shpejtësi duke shkarkuar ministrin e akuzuar.

Ambasada Amerikane në Tiranë komenton ngjarjen, por bën edhe një paralelizëm me dy ministra të tjerë të qeverisë. Teksa Pango u shkarkua, Basha dhe Mediu akuzohen për vepra shumë më të rënda dhe ndaj tyre Berisha nuk ka marrë asnjë masë.

Ja si përshkruhet situata nga amerikanët në këtë kabllogram zbuluar nga Wikileaks, publikuar nga DITA:

Titulli: Ngritja dhe rënia e një grabitqari seksual

Dërguar: nga Ambasada e Tiranës më 17 mars 2009

Merr: Departamenti Amerikan i Shtetit

Autori: Nuk ka firmë në fund të materialit

Teksa skandali më i fundit seksual, i cili përfshin ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango ka plasur në të gjitha mediat shqiptare, unë nuk mund ti shpëtoj një pyetjeje që i bëj vetes sime në lidhje me etikën e politikës shqiptare. Sigurisht, “nuk është një gjë e re, dihej”, thonë njerëzit. Zërat se Pango kishte sjelljen e një grabitqari seksual diheshin prej vitesh. Por sërish, të gjithë ishin të habitur nga pamjet dhe zëri i regjistruar nga kamera e fshehtë, e cila tregoi qartë ngacmimet seksuale të ministrit drejt një vajze të re, e cila kërkonte punë në institucionin që ai drejtonte. Pas 18 vitesh tranzicioni demokratik “jeta seksuale” e një figure politike bëhet një çështje kaq e madhe, pavarësisht faktit se incidente të këtij lloji kanë përfshirë edhe figura politike ose liderë të Partisë Socialiste. Siç duket, ngacmimi seksual dhe përdorimi i postit publik për fitime personale nuk është monopol i vetëm njërës parti. Kryeministri Berisha shkarkoi Pangon menjëherë, vetëm katër minuta pasi ngjarja u shfaq në TV, në një përpjekje të dëshpëruar për të mbrojtur PD-në nga skandali dhe dëmtimi politik.

Shumë mendohen përse Prof. Dr ylli Pango u bë ministër në radhë të parë duke ditur zërat për sjelljet e tij të pista dhe të jashtëligjshme. Ai ka qenë dekan i fakultetit të Shkencave Sociale dhe profesor për shumë vite. Në vitin 2005 ai ka detyruar stafin e fakultetit dhe studentët e tij që të punojnë në fushatën e tij elektorale. Të njëjtin vit ai botoi librin e tij të tretë të psikologjisë duke bërë plagjiaturë dhe përdorur studentët si përkthyes nga anglishtja. Ai drejtonte një OJQ të vetën dhe kishte reputacion se ngacmonte seksualisht studentet.

Një ditë pas publikimit të skandalit, Pango u shfaq në një televizion duke thënë se video ishte e sajuar. Por më e tmerrshmja është se tha: “Gjithkush në vendin tim do të vepronte si unë”. Për Pangon, të gjithë njerëzit e kësaj bote mund të bien viktima të dëshirave të tyre seksuale.

Pas gjithë kësaj Pango vazhdon të jetë anëtar i parlamentit dhe tashmë po kërkon për një punë të re. Kur budallaqet e historisë së tij do të nisin të zbehen, ai, me shumë gjasa, do të përfundojë duke punuar sërish në universitet dhe do të vazhdojë të qëndrojë i përfshirë në politikë si shumë figura politike “të poshtëruara” kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë në Shqipëri./ Dita

5 komente në ““Pango, një grabitqar seksual”, kur ambasada amerikane raportonte skandalin seksual ”Pango””

  1. adi says:

    cudi pse valle e sjellim ndermend pangon????
    ca te kete bere ky valle, kete ka 10 vjet qe nuk e vershellen me njeri!!!!
    mos mbase nga qe ka bere nje shkrim kunder udheheqesit dje????
    te jete kjo valle???
    nuk e besoj qe rilindja te jete ulur kaq poshte sa te konsideroje tani edhe pangon rrezik.

  2. nastradin alpini says:

    e kush flet per “skandal seksual” ?
    te ishte nanji ambassador tjeter do besohej,por ambsadori I Bill Bandill Lewinskit..!!!!
    amerika ka presidentet me komplikime seksuala dhe I respekton si perendi,kurse ne shqiptarve ,vetem pse I shkoj ne mend yllit me pallu,e bejn shembull!!!!
    eshte reagim I pabesueshem nga ambasada,qe te kujton thenijen biblike “perpiqet ti shofi nji fije qime tjetrit ke syri,kur per veten e vet ka trarin para syve t vet!”!
    Xhon F Kenedi ,presidenti me I famshem dhe me popullor I t gjith kohrave pallonte Marlin Monron ,ndersa ishte burr I martu,ne te njejten koh qe merlina shknte dhe pallohej edhe me bosat e mafjes te ndjek nga FBI ja.
    apo Bill Kllintoni I rraste hajdarin n goj lewinskit,si gjimnastik mengjesi para se t fillonte punen ne zyren presidencjale,uke perfitu qe ishte ne detyr dhe ajo ishte nxense shkolle..”!!!
    a mund ta imagjinoni Nishanin ton qe ti fusi hajdarin n goj mengjeeve ne zyren e pune s ndonje shqiptareshe qe ben stazhin e studentit,,
    apo Nishani te palloj Ciljeten,ndersa ajo pallohet me turlilloj drogdilerash a kriminelesh te tjer shqiptar te ndjek nga policija!!!!
    po,kshtu esht,kur e le veten ne meshir te t tjerve ata bejn ca t dun me ty.
    edhe shqiptaret.
    e kan len fatin ne dor te t hujve dhe ata tallin kart.
    ah shqiptar
    o maja e kokes se karit te gomarit…

    1. Al says:

      O nastrain toci.ne usa nuk mund të bësh as ngacmimin më të vogël seksual së je I pushuar direkt nga puna.as një fjalë goje nuk mend të thuash.

  3. kujdestari i rendit publik says:

    sa turp me vje ,se me cfar “informacjonesh shtetnore” merret nji ambasad serjoze!!!!!!!
    budallalliqe!
    prandaj edhe bota est ne pik te hallit se kta “shtetet lidere” merren me thashetheme klubesh pijetore dhe nuk merren me pun te ndershme agjenturore.
    e palloi ,s e palloi.
    e kujt I plasi>??
    a nuk jemi te gjith rezultat i nje pallimi!? edhe ai ambasadori
    edhe sal doktori
    edhe ed piktori
    edhe bill dull bob kurvnori!!!

  4. doktorri i burgit says:

    c keni me pangon mre!?
    pango ka qen properndimor proamerikan qysh n koh t dull komunizmes.
    kur rinija heroike komuniste shqiptare I binte me dor
    ateher,yllo pango turrej per dafllak rrugve te tiranes or e pa or…
    me mir nji “turrs” si Pango
    sesa si ata qe I mshonin me dor hajdarit dhe e hudhnin dem spermen spango!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje