Galaxy S7, vrasësi i iPhone!

22 Shkurt 2016, 12:52Hi-Tech TEMA
Galaxy S7, vrasësi i iPhone!

Samsung lançoi sonte gjeneratën e re të celularëve, Galaxy S7 dhe S7 Edge.

Ata nuk dallojnë edhe aq shumë në pamje nga modelet S6, por kanë disa veçori që mungonin në këto modele.

Faktikisht, këta dy celularë janë celularët më të mirë që Samsung ka krijuar ndonjëherë, shkruan Gazeta Express.

Samsung ka ndryshuar pak dizajnin e S7, tani ai është më i rehatshëm për ta mbajtur, më i lehtë për ta kapur nga tavolina, dhe ka një skaner më të rrafshët të shenjave të gishtit – dhe sigurisht kamerë më të mirë.

Modeli standard i S7 ka një ekran 5.1 inç quad HD Super AMOLED, kurse S7 Edge është pak më i madh, saktësisht 5.5 inç.

Pjesa prapa e celularit tani është më pak e lakuar, që e bënë më të rehatshëm celularin për ta mbajtur në dorë se sa modeli i vitit të kaluar.

Që të dy celularët kanë karta mikroSD dhe janë gjithashtu rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. Linja e S7 është e fuqizuar me një procesor Qualcomm Snapdragon 820 dhe RAM-i i tyre tani është 4GB.

Kapaciteti i baterisë së celularëve tani është 3,000mAh për S7 dhe 3,600mAh për S7 Edge. Ndoshta ndryshimi më i dukshëm këtë vit në S7 është kamera 12MP.

Dhe këto janë fotografitë e para në HD të celularëve:

1 komente në “Galaxy S7, vrasësi i iPhone!”

  1. Martin says:

    ku ka si ajfoni mer cuna…!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje