Deputeti i Lezhës, Armando Prenga do të jetë të enjten në punimet plenare të Kuvendit, përpos ngritjes së zërit nga ana e opozitës se kjo gjë është e papranueshme, sa mund të sillte bojkotin e PD-së.
I kontaktuar nga “Shqiptarja.com”, deputeti Prenga tha se do të marrë pjesë në jetën parlamentare normalisht, dhe për këtë nuk mund ta ndalojë askush, pasi ai është zgjedhur nga qytetarët e Lezhës dhe jo nga Berisha.
“Do të marr pjesë në punimet e Kuvendit ditën e enjte dhe do të jem çdo ditë rregullisht në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Unë do të vij të përfaqësoj qytetarët e mi të cilët më kanë zgjedhur.
Mua më kanë zgjedhur banorët e Lezhës, dhe jo Sali Berisha”,-tha Armando Prenga.
Ai u përgjigjet akuzave të opozitës me një rast paralel, duke u kujtuar kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, që sipas tij, vijon të jetë në detyrë dhe pse është i dënuar me burgim për shpërdorim detyre.
Sipas Prengës, ky është një standard i dyfishtë i përdorur nga Partia Demokratike.
Ky Prenga eshte turpi i rilindjes, pd per kete ka te drejte ky palo deputet duhet te ishte ne burke dhe te ishte denuar jo me pake se 15 vite burke per tentative vrasje. Shiko ca thote qe eshte xhelali kryetare bashkie do jeme dhe une ne parlamente. Po te ishte nje qytetare i thjeshte ne vende te ketij prenges do ishte te vendi tani.