Pas kritikave të Jozefina Topallit një ditë më parë, e cila kërkoi nga Lulzim Basha të reagojë për lirimin e kryekomunarit të Kaçinarit që u lirua nga burg, Basha ka nxjerrë sot në një konferencë për shtyp Enkelejd Alibeajn.
Ai tha se fajtori për lirimin e Petrit Bardhit, është pikërisht Rama.
“Çdo ditë po shohim dëshmi tronditëse të drejtësisë nën urdhërat e Edi Ramës, të drejtësisë që ai dëshiron. Pak ditë më parë, gjykata nxiorri nga burgu dhe la të lirë administratorin e Edi Ramës për Kaçinarin, Petrit Bardhin, i cili u kap me 420 kilogramë drogë. Ky është mekanizmi që ka vënë në punë Rama në aleancën e tij me krimin. Fillimisht i jep krimit pushtet, më pas e mbron edhe nga drejtësia”, u shpreh Alibeaj.
“E bëri këtë trafikant kryetar komune e më pas administrator, tani i jep dhe imunitet duke e lënë të lirë edhe pse shtëpinë e kishte mbushur me drogë dhe drogën e tregtonte në Greqi. Gjykata e Edi Ramës lë të lirë trafikantin që kapet me gjysëm tonë drogë sepse ky gërhet natën. Sepse Edi Rama e do të lirë trafikantin e tij, e do në shërbim, për delegatët e kongresit e për votat e zgjedhjeve që po afrojnë”, shtoi Alibeaj.
ky ka ikur per lesh!
sa mire do ishte per pd-ne te kishte parudhen –shqiperise i ngrihet—- jo shqiperia ngrihet ,sepse me zuzaret qe ka pd-ja dhe me banditet qe ka ps-ja shqipetaret e shqiperise ase po u ngrihet e as po rilindin , vetem ndihen te skllaveruar prej banditeve qe mbajne emerin deputete e politikane te pazevendesueshem si kriminela ne te gjitha aspektet e jetes.
NJOFTIM Njoftojme te gjithe PD-istat,sidomos ata qe rrine me hunje ne dore, se PD-ja e drejtuar nga Sekretari i Byrose se Partise,shoku Sali Berisha , organizon demostraten per te mos u Votuar ne parlament reforma per drejtesine,meqenese drejtesia nuk po jep drejtesi e qa me shume ne favor te PD. T’a shkaterrojme drejtesine ,ashtu si shkaterruam Pyjet, fabrikat e kombinatet,ashtu si shkaterruam hekurudhat, arsim e kultur. Masat janw marre. Leket e pjesmarresve ne protest do t’i ndaj Enno Bozdo. Jane gati ,pasi kemi edhe ndihmen e ish-guvernatorit te Banges ,zotit Fullani. POSHT REFORMA NE DREJRESI, SEPSE NUK KEMI DREJTESI. Ka e do ket vetem SALI.