“Beteja kundër betonit” e superdhëndrit mjedisor

24 Shkurt 2016, 12:03Politika TEMA

Përveç ish-ambasadorit amerikan, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, ka sulmuar edhe mediat që kanë publikuar kabllogramin ku ai akuzohej për planin e prishjes së shtëpive në Jalë.

Ai thotë se po lufton kundër betonit.

Plani i Malltezit “kundër betonit” duket se ka filluar që kur në prill 2007, i prishi shtëpinë Sanie Halilajt në Jalë, që ajo kishte ndarë me bashkëshortin e saj për më shumë se gjysmë shekulli.

Po kështu familjes Andoni dhe shumë banorëve të tjerë autoktonë.

Sipas një investigimi të BIRN, asokohe zyrtarët e BB fillimisht mohuan që dëbimet nga shtëpitë të ishin të lidhura me iniciativën bregdetare të financuar prej bankës.

Por një vit më vonë Paneli i Inspektimit të bankës gjeti ‘lidhje direkte’ midis projektit për zhvillimin e zonave bregdetare dhe shembjeve.

Madje, pasi u publikua raporti i panelit në 2008, presidenti i atëhershëm i Grupit të Bankës Botërore Robert Zoellick i quajti veprimet e bankës si ‘të tmerrshme’. “Banka nuk mund ta lejojë këtë të ndodhë sërish,” tha ai.

A mos koordinatori Malltezi kërkon të thotë se nuk dinte asgjë për prishjet në Jalë?

Se policinë ndërtimore shqiptare e dërgoi vetë BB nga Uashingtoni, duke prishur si banesat e vjetra, edhe shtesat ngjitur me to?

Gazeta Dita ndërkohë, që është sulmuar nga Malltezi, duke e marrë për të sinqertë shqetësimin e tij për impektin ambiental të këndit të fëmijëve në parkun e Tiranës, e ka ftuar dhëndrin mjedisor të protestojë edhe përpara selisë së Bashkisë Kamëz, inspektorët ndërtimorë të së cilës rezulton se kanë lejuar mbi 80 ndërtime pa leje.

A e shqetëson ky fakt Malltezin?

1 komente në ““Beteja kundër betonit” e superdhëndrit mjedisor”

  1. alphade says:

    Jo me bla-bla-bla… kapeni me dru o popull i Tiranes kete familje monstrash dhe dergojeni ne Vicidol se kafshet atje
    ne pyll e kane vendin….!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje