Muzikë dhe birra: A është ky amaneti më i çuditshëm në botë?!

24 Shkurt 2016, 17:22Lifestyle TEMA

Gleisson Silva, një i moshuar brazilian që u nda nga jeta pak ditë më parë ka lënë një amanet shumë të çuditshëm.

Gjatë jetës së tij ai kishte qejf të dëgjonte muzikë, të shihte ekipin e Flamengos në futboll dhe natyrisht të pinte me shoqërinë.

Ndaj ai ka lënë një amanet krejt të veçantë.

“Nëse vdes pas moshësh 65-vjeçare, funeralin tim kthejeni në festë. Pini birra dhe kërceni dhe trupin tim çojeni në një bar ku njerëzit të festojnë”, ka qenë amaneti i Silvas.

U tha u bë!

Silva ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare dhe familja ia ka plotësuar amanetin.

Trupi i tij i pajetë ka qendruar gjithë natën në një bar teksa miqtë dhe familjarët pinin alkool dye kërcenin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje