Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka të sigurta votat për t’u zgjedhur president i vendit. Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës as që e vënë në dyshim çështjen e numrave, edhe pse drejtuesit e Listës Serbe ende nuk kanë dalë me qëndrim përfundimtar.
Pos të gjitha votave të PDK-së, Thaçi pritet t’i marrë edhe votat e Grupit Parlamentar “6+”, shkruan ‘Zëri’.
Në votimin e presidentin nuk do të marrin pjesë deputetët e opozitës si dhe deputeti, Gëzim Kelmendi, i cili është pa grup parlamentar.
Tashmë është paralajmëruar se opozita do të bëjë përpjekje që ta pengojë mbajtjen e seancës dhe gjithashtu do të protestojë jashtë Kuvendit duke ftuar edhe qytetarët që të kundërshtojnë para Kuvendit zgjedhjen e Thaçit president.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka thënë se e premtja do jetë ditë feste në Kosovë, ndërsa është shprehur i bindur që shefi i tij, Hashim Thaçi, i ka të sigurta votat për president.
A ju keni pjerdhur! Kjo foto ka ndodhur para 2 javesh!