Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta, kanë qenë të ftuar sot në kongresin e Internacionales Socialiste të të rinjve, ku kanë mbajtur edhe një fjalim.
Ata janë fotografuar fillimisht duke konsumuar bashkë një kafe.
Më pas, ata kanë mbajtur një fjalim të shkurtër në kongresin që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri dhe do të zgjasë tre ditë.
Rama: Dua të filloj me një citim të një aktivisti amerikan i cili tha: “Ai që mendon se është i vogël për të bërë një dallim asnjëhëerë nuk është pickuar nga një mushkonjë”.
Unë vërtet besoj se kushdo mund të bëjë një diferencë pavarësisht nga përmasa dhe vendi ku ndodhet, por është e sigurt se politika është mjeti më i mirë për të sjellë diferencat dhe për të bashkuar forcat. Unë besoj se organizata rinore janë jetësore përsa i përket politikës dhe për përpjekejt e cdo komuniteti që shoqëria të ndryshojë.
Shqipëria është një vend që kur vini njëherë do të dëshironi të ktheheni sërish. Shqipëria ka probleme por ka edhe sekrete, Nuk është asnjëherë e mërzitshme. Duke ardhur këtu dhe duke zhvilluar kongresin tuaj ju po na ndihmoni të rinjtë tanë që të mendojnë si të forcohen.
Ilir Meta: Kongresi në Tiranë ka qenë ëndrra ime 23 vjet më parë dhe sot është një ëndër që bëhet realitet. Jeni një komunitet me të rinjë që punoni për drejtësinë sociale. Këto parime kërcënohen nga sfidat që refuzohen nga injoranca dhe kjo gjë është në një rrezik të madh. Disa vende përballen me këto sfida.