Meta komenton sulmin me vezë në Kuvend: Po kërkohet të tërhiqet vëmendja nga reformat që do miratojmë

26 Shkurt 2016, 11:29Politika TEMA

Kryeparlamentari Ilir Meta ka komentuar sulmet e djeshme në Kuvend.

Ai tha se po kërkohet të tërhiqet vëmendja nga reformat që pritet të miratohen.

Në lidhje me ndëshkimin e deputetëve që qëlluan me vezë, ai tha se do të veprohet sipas rregullores.

“Për mënyrën e funksionimit të parlamentit duhet të marrin fund.

Parlamenti duhet të funksionojë bazuar në rregullore, por edhe në frymën e përgjegjshmërisë edhe të vetëpërmbajtjes, pasi besoj që qytetarët tanë nuk meritojnë këto lloj shfaqjesh dhe konfliktesh të cilat nxjerrin nga vëmendja problemet e tyre më të rëndësishme, por njëkohësisht dhe shpërqëndrojnë të gjithë rektorët politikë nga reformat kryesore me të cilat ne duhet të ballafaqohemi dhe që duhet të çojmë përpara.

Pra, kërkohet një klimë tjetër bashkëpunimi, përgjegjshmërie dhe natyrisht një etikë krejt tjetër nga ajo që qytetarët kanë në media dhe në parlament.

Besoj se ju të gjithë jeni dëshmitarë që gjithnjë ka qënë vullneti maksimal për të respektuar kërkesat e drejta të opozitës bazuar në rregulloren e përbashkët, e cila është bërë me konsensus të plotë.

Është e rëndësishme të mos ecim me paragjykime dhe me ultimatum, por të qëndrojmë në frymën e bashkëpunimit konstruktiv dhe interpretimit objektiv të rregullores.

Jam njohur me kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Z.Ruçi dhe do të veprohet në bazë të rregullores.

Ne kemi qënë gjithnjë të gatshëm në çdo moment për ta çuar përpara atë projekt.

Për mua nuk është e rëndësishme cili komision do të jetë përgjegjës, e rëndësishme është konsensusi për ta çuar përpara”, tha Meta.

1 komente në “Meta komenton sulmin me vezë në Kuvend: Po kërkohet të tërhiqet vëmendja nga reformat që do miratojmë”

  1. Zigur Qarri says:

    Vezët në Parlament, Ruçi kërkon përjashtimin e deputetëve që qëlluan!!!
    Dhe kush flet,Gramoz Ruçi,personi pergjegjes per masakren e
    2 prillit 1991 ne Shkoder!Ish Ministri i mbrendeshem i diktatures,
    Deputet ne Demokraci!Ka nje rast te dyte si ky ne Europen Lindore?
    Parlamenti shqiptar,jo vetem streh per kriminelat ordinere,por edhe
    per kriminelat politik!Nuk ja nxjerrin syte njeri tjetrit keta,jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje