Intervista për New Europe në Bruksel/ Tahiri: Vitin e shkuar shkatërruam mbi 10 miliard euro drogë

29 Shkurt 2016, 13:27Kronika TEMA
Intervista për New Europe në Bruksel/ Tahiri: Vitin e shkuar

Javën e kaluar ministri i Brendshëm Saimir Tahiri zhvilloi disa takime të rëndësishme në Bruksel me Komisionerin për Çështjet e Brendshme Avramopulos, Drejtorin për Zgjerimin në KE, Raporterin për Shqipërinë etj.

Në fund të këtij turi, ai ishte i ftuar në një bisedë te media “New Europe”.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duke komentuar sfidat e Shqipërisë në rrugën drejt hapjes së negociatave, thotë se sfidat janë të brendshme, por edhe të jashtme.

“Sot, Shqipëria së bashku me BE përballet me një seri sfidash serioze si kriza e refugjatëve dhe lufta ndaj terrorizmit. Nuk e ekzagjeroj kur them se këto rrethana ndikojnë në procesin e negociatave. Përveç kësaj, ne kemi sfidat tona të brendshme si çrrënjosja e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u shpreh ministri.

Ai shtoi se qeveria po bën çdo përpjekje për të luftuar këto problemin dhe kemi arritur tashmë rezultate pozitive.

“Në vitin 2015, sasia e drogës e konfiskuar dhe shkatërruar i kalon 10 miliardë euro. Gjatë të njëjtit vit, ne kemi shpronësuar pasuri të paligjshme në vlerën e 30 milionë eurove. Përsa i përket luftës ndaj korrupsionit, e kemi nisur me policinë”, deklaroi ministri Tahiri.

Aktualisht, nga gjithsej 11 mijë oficerë që shërbejnë në polici, më shumë se 2 mijë janë në ndjekje penale ose disiplinore me akuza për korrupsion ose keqpërdorim të postit”, tha ministri, duke e vënë theksin tek lufta kundër korrupsionit edhe brenda vetë rradhëve të policisë.

“Prandaj, hapja e negociatave është vetëm një hap për ne. Përpara kësaj, ne duhet të vendosim rendin në shtëpi dhe të garantojmë se qytetarët janë të barabartë përpara ligjit”, u shpreh përfaqësuesi i ekzekutivit shqiptar gjatë intervistës.

5 komente në “Intervista për New Europe në Bruksel/ Tahiri: Vitin e shkuar shkatërruam mbi 10 miliard euro drogë”

  1. hahahah says:

    hahahahhahaahhahahahahahaa,
    me te tille gomare qesharake , zbavitet Europa

  2. Viktor says:

    Me mir ti kishit shity dhe ne buxhet benit rruga dhe shkolla. Ok po shitini per vendin.

  3. assassino says:

    10 miliard euro?.C’a i paskena bo vetes.

  4. eklipso says:

    Jo po një trilion…

    O Tahir, zbrit nga fiku.

  5. Klimax says:

    Shtet, jo llafe!!!! 20% e punonjesve te policise, nje ne pese, jane ne ndjekje penale per korrupsion ose keqperdorim te postit!!!!!
    Dhe te mendosh se kjo shifer eshte vetem maja e ajsbergut te korrupsionit ne shtet!
    Pyetja eshe, a ka sikur edhe nje punonjes te shtetit qe nuk ka abuzuar kurre ne detyren e tij me veprime korruptive duke perfshire edhe 80% e “paster” te punonjesve te policise?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje