Për një ndryshim gërme në gjendjen civile të kërkojnë 300 mijë lekë

29 Shkurt 2016, 20:48Sociale TEMA

Nuk duhet të lodhesh dyerve të gjykatave, por te paguash 300 mije leke (të vjetra) nën dorë dhe certifikatën e merr me korigjimet e duhura

Një qytetar, i cili për një gabim në certifikatën e martesës së prindërve të tij tregon sesi është i detyruar të paguajë përgjegjësin e zyrës së gjendjes civile për të korigjuar gabimin

Pas denoncimit të një qytetari nga qyteti i Laçit, ku përgjegjësi i gjendjes civile, Sami Xhetani i kishte kërkuar 300 000 lekë (të vjetra) për ndryshimin e një shkronjë në çertifikatën e martesore të prindërve të tij, çertfikatë të cilën do e dërgonte pranë njërës prej përfaqësive diplomatike në Tiranë.

I gjendur para një fakti të tillë, i riu ka kërkuar ndihmën e gazetarëve të Fiks Fare.

Korigjimi i gërmës, gabim i cili ishte bërë prej punonjësve të gjendjes civile, i rrezikonte lejen e qëndrimti të prindërve në shtetin ku ata jetojnë.

Fillimisht ka kontaktuar me përgjegjësin e zyrës së gjendjes civile të Kurbinit,zotin Sami Xhetani, i cili shprehet se emri i nënës së të riut në çertifikatën e martesës, nuk është i saktë. Ndërkohë që ai pretendonte se më përpara e ka marrë çertifikatën pa probleme. Sipas Xhetanit, emrit të nënës së të riut i është bërë një ndryshim, ku në vënd të shkronjës “ Q” i është vendosur shkronja “ P”.

Edhe pse i riu e ka kundështuar një fakt të tillë, duke u shprehur se paraardhësit e tij e kishin dhënë në rregull të dhënat personale, Xhetani ka këmbëngulur se në librin themeltar të cilit i referohet, shkronja “ Q” ngjan si “ P”. Pra, certifikata martesore nuk do të dilte me emrin e mamasë së të riut, për shkak të kësaj gërme

“Për të bërë këtë ndryshim, nuk ka asnjë mënyrë tjetër përveccse ndërhyrja nga ana e specialistëve në sistem”,- shprehet Xhetani.

Për këtë i ka lënë një takim të dytë të riut . Në takimin e dytë, përgjegjësi i zyrës së gjendjes civile, Sami Xhetani është shprehur se “ kam folur me punonjësit që merren me sistemin , por pas insistimit se ju ishit njeri i imi, ai ka pranuar ta ulë pazarin dhe ka kërkuar 200 000 lekë (të vjetra)”. Xhetani i shpjegon të riut se për të marrë çertifikatën duhet të paraqitet në orën 12.50 të po së njëjtës ditë,mjaftonq ë të ketë paratë me vete.Sipas tij, ajo ishtë një kohë e mjaftueshme për të hyrë në sistemin qendror dhe ndryshuar gërmën në emrin e mamasë së të riut.

Qytetari është paraqitur përsëri në orarin e kërkuar nga Xhetani, në zyrën e tij, ku sipas tij është ndryshuar shkronja në sistem.

“Çertifikata është e rregullt dhe nuk do kesh problem sa herë që do të duhet ta tërheqësh” e siguron përgjegëjsi i zyrës së gjendjes civile. Xhetani e fton djalin të shpejtojë në marrjen e vulës nga ana e prefekturës dhe të rikthehet sërisht tek ai , për të kryer pagesën.

Pas vulosjes së çertifikatës, i riu është rikthyer sërishtë në zyrën e gjendjes civile, ku Xhetani i ka kërkuar sërishtë 200 000 lekëshin. Me kryerjen e pagesës së lekëve për ndryshimin e shkronjës në çertifikatë, përgjëgjësi i zyrës civile i ka marrë të riut edhe një kafe për veten e vet, një kafe që i ka kushtuar të riut 10 000 lekë. Pas marrjes së lekëve ,përgjegjësi i zyrës së gjëndjes civile, është shprehur i hapur për ccdo herë, që i riu do të ketë kërkesë për ccertifikatë. “Padiskutim je i mirëpritur, madje zëre se je ti në vendin tim”, e mbyll bisedën Sami Xhetani, përgjëgjësi i zyrës civile, Kurbin.

1 komente në “Për një ndryshim gërme në gjendjen civile të kërkojnë 300 mijë lekë”

  1. tfgs1 says:

    NJE DOKTOR SIRIAN[Ali Kadir] TREGON SE PERSE REFUGJATET NUK KALOJNE NGA TURQIA PER NE BULLGARI,OSE PSE NUK KALOJNE NGA GREQIA NE SHQIPERI E ME PAS DREJT EVROPES.
    Ai e nis keshtu justifikimin:
    Nese do te kalonim ne kufrin turk per ne Bullgari,rojet dhe policia turke do te na grabitnin cdo gje,pare,telefona dhe cdo gje mbi ne dhe perseri nuk eshte e sigurt nese do te na linin te kalojme…………
    E kan pesuar patriotet tane me heret,kshq tani ne e dime.
    Persa i perket Alvanias,aty gjerat jane teper te rrezikshme,pasi ne kufi ka nje MAFIA TE VERTETE!
    [materiali original shkruar ne http://www.lifo.gr/now/greece/91603%5D

    Αν τώρα πάμε από τα σύνορα Τουρκίας – Βουλγαρίας, υπάρχουν αστυνομικοί που θα μας κλέψουν, ώστε να μας αποτρέψουν να περάσουμε. Θα μας πάρουν τα χρήματα, τα τηλέφωνά μας κι ότι βρουν επάνω μας. Την έχουν πατήσει άλλοι συμπατριώτες μας πιο πριν και τώρα ξέρουμε. Και πάλι δεν είναι σίγουρο ότι θα μας αφήσουν να περάσουμε. Μπορεί να μας στείλουν πίσω στην Τουρκία. Όσο για την Αλβανία, υπάρχει μια κανονική μαφία στα σύνορα».

    Αναφορικά με το κόστος του ταξιδιού, ο Αλί Καντίρ είπε ότι οι Τούρκοι δουλέμποροι ζητούν 700 ευρώ ανά άτομο κι όπως λέει χαρακτηριστικά: «τώρα είναι φτηνά τα ναύλα. Παλιότερα, ζητούσαν περισσότερα και μας είχαν σε βάρκες – σκουπίδια. Φανταστείτε, ότι εγώ ταξίδεψα με ένα φουσκωτό και στοιβαχτήκαμε εκεί 70 άτομα. Ο κάθε λαθρέμπορος επιδιώκει να βγάλει κατά μέσο 50.000 € σε κάθε ταξίδι

    Pra,kristianet greke nuk grabisin refugjatet,prandaj edhe ata kalojne permes tokes se bekuar nga Zoti,GREECE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje