UNHCR: Europa po i bën "gropën" vetes

1 Mars 2016, 12:21Bota TEMA

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara – UNHCR ka kritikuar vendet e Evropës për grumbullimin e 24,000 refugjatëve në Greqi, duke thënë se qeveritë nuk janë duke punuar së bashku për të adresuar këtë krizë.

UNHCR-ja ka thënë se shtetet evropiane janë duke vënë kufizime të reja kufitare, që shkelin ligjet.

Zëdhënësi i UNHCR-së, Adrian Edwards, ka paralajmëruar se “Evropa është tani në prag të një krize të madhe humanitare, që ka shkaktuar vetë”.

Edwards i ka thënë Radios Evropa e Lirë se 131,724 migrantë kanë kaluar Detin Mesdhe gjatë dy muajve të parë të vitit 2016, duke tejkaluar numrin total që është parë në gjysmën e parë të vitit 2015.

UNHCR-ja po ashtu ka thënë se mbipopullimi në Greqi ka çuar në mungesa të ushqimit, strehimit dhe ujit, raporton REL.

Parlajamërimet vijnë një ditë pasi Maqedonia ka përdorur gaz lotsjellës për të zmbrapsur migrantët që kanë bërë përpjekje të kalojnë dhunshëm kufirin nga Greqia.

2 komente në “UNHCR: Europa po i bën “gropën” vetes”

  1. Klimax says:

    Ne vitin 2015 nga gjendja kaotike ne Libi, mbi 120 mije qenie te gjalla u transportuan nga brigjet e Libise per ne Lampedusa e Sicili nga tregetaret xhihadista. Mbas shume perpjekjesh te NATO-s me bombardime ndaj grupimeve islamike, numri i refugjateve u pakesua 90%.
    Dhe kur mendohej se c’do gje po shkonte drejt normalizimit ne kete vend afrikano-verior, nje vend tjeter, anetar i NATO-s, i fuqishem ekonomikisht e ushtarakisht, Turqia e Erdogan “mbyt” ishujt e Greqise dhe gjithe Europen me mijra refugjate cdo dite.
    Ky shtet i madh dhe i fuqishem qe ndalon per tre sekonda me floten e detare qofte edhe nje varke peshkimi greke ne Egje, tregohet kaq i paafte dhe nuk ka forcen te kontrolloi brigjet e tij nga ky emigrim klandestin??!!
    Apo eshte vet Erdogan qe po i ben “gropen” Europes me pazaret e tij te qelbura anatolike? Nuk ka asnje dyshim! Otomanizmi i Ri kercenon Europen!

    1. Otomanet ju shkerdhyen 500 vjet keq e keni mbrenda ju dhemb jeni pjelle e tyre mos kujtoni se keni vare nje kryq ne qafe e po i shpetoni te vertetes suaj otomane kot e keni nuk i shpetoni dot jevgjiter mos sot neser do tju kap nga fyti eshte vetem ceshtje kohe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje