Hungaria sfidon BE-në: Referendum për refugjatët

2 Mars 2016, 13:18Bota TEMA

Hungaria ka qenë shteti i parë që ka kundërshtuar ardhjen e emigrantëve dhe vazhdon në të njëjtën linjë.

Siç mësohet së fundi, kryeministri Viktor Orban do të thërrasë një referendum për çështjen e refugjatëve.

Ai ia ka kaluar kështu topin popullit të vendosë nëse duhet të pranojnë refugjatë apo jo.

“Vullneti i qeverisë hungareze është të ngremë një mur përgjatë kufirit me Serbinë, duke i treguar Europës se emigracioni masiv mund të kundërshtohet.”, tha një zyrtar pranë kryeministrit Orban.

Nuk dihet ende një datë e saktë për referendumin por ai pritet të bëhet shumë shpejt duke parë precipitimin e situatës së refugjatëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje